Opinionistët më në zë të Italisë i japin munxët Beppe Grillos

“Nuk votëbesoj asnjë qeveri, në asnjë rrethanë; nëse doni, mbështesni ju një qeveri të Lëvizjes sime” – kjo është ajo që Grillo u thotë në thelb partive të tjera në parlament. Shumëkush ka besuar se pas zgjedhjeve, Grillo do shtrohej e do të “bëhej politikan”, por s’është kështu. Grillo duket se i ka mbushur mendjen vetes se ai mund të ndryshojë Italinë, madje dhe botën. Mirëpo, ky “vizion” i tij nuk ka ngjitur shumë tek publicistët e opinionistët italianë. Ia mbështesin tek-tuk ndonjë ide, por në tërësi e përqeshin, e denigrojnë, apo ia vënë në dyshim kredot dhe takatin.
Sot binte në sy një shkrim i Eugenio Scalfarit në la Repubblica dhe i Ferruccio de Bortoli në il Corriere della Sera. I pari, pasi përshëndet reagimin e Presidentit Napolitano ndaj fyerjes që rivali socialdemokrat i Merkelit kish bërë në drejtim të Berlusconit e Grillos (“janë dy kllounë”, tha ai), lë të nënkuptohet se ajo që gjermani tha është e vërtetë, megjithatë: “Janë dy komikë, s’ke ç’thua; njëri është bufon që përbuz etikën publike e shpesh fqinjëron me kriminalitetin, dhe tjetri është një bufon që ka në mendje transformimin total të strukturës institucionale të vendit; ky i dyti, Grillo pra, përdor etikën publike për të arritur objektivat e vet, dhe bën për vete njerëz duke lozur si bufon”.
De Bortoli është më analitik në kritikën e tij: “Në programin e Grillos ka gjëra që mund të mbështeten, por në tërësinë e vet, ky program nuk bën gjë tjetër, veçse tregon rrugët më të shkurtëra për të përfunduar në varfëri”, thotë ai.
Ndërsa nga e djathta i kanë dhënë munxët me kohë Grillos. Vittorio Feltri e quante thjesht vulgar në një shkrim të sotëm në Il Giornale.
Re.Pu.
Comments
E kujt i plasi, shtypi

E kujt i plasi, shtypi italian si pjelle e regjimit aktual mafioz e te degjeneruar ne korrupsion, natyrshem qe do te mbroje padronet duke denigruar kedo qe eshte per ndryshim rrenjesor! Por te kete shume kujdes mercenaret e gazetarise se sa me shume e sulmojne Beppe Grillon e aq me shume ia rrisin famen, nje dite ky njeri i ndriçuar do te hyje ne mitologjine e eres moderne si themeluesi i nje sistemi te ri social-shoqeror, qe prodhon solidaritet, mirekuptim, begati e stabilitet ne vend te konflikteve, varferise dhe lufterave te sistemit me pervers ne historine e njerezimit, kapitalizmit.

B. Grillo, mos u ndal se rinia e arsimuar eshte e gjitha me ty!

Nje

Nje OOOOOOOOOOOOOKKKKKKKKKKKKK te madhe i nderuar mik.Dje degjova nje lajm qe edhe ne Gjermani eshte duke u ndertuar nje levizje ose parti e ngjashme me ate te Grillos ne Itali.Pritet te legalizohet nga gjysma e prillit.Nuk jane keta njerez qe i leshojne keto thirrje.Jo.Eshte nje fryme poshte ne popull.Dhe po qe qe i ka rrenjet ne popull do te behet asht se nuk ben.Kastat jane pergjegjese per kete qe po ndodh,sepse jane larguar nga problemet e verteta te shoqerise.Tani duhet te largohen per tu zvendesuar me njerez te rinj ne moshe dhe ne mendim.

Kurioz eshte fakti qe

Kurioz eshte fakti qe kundershtaret me te eger ndaj ketyre jane neoliberalet, ata qe duan medoemos qe sistemi te mos ndryshoje, ose qe ndryshimi te konsumohet brenda kornizave kushtetuese(te cilat ne vetvete jane parakushtet e konfliktit social qe po kalojme). Libertinet dhe "phrase mongers" si puna e ketyre opinionisteve qe kritikojne Grillon, apo keta tanet qe kane uzurpuar cdo forum mediatik per te mos lejuar qe te mos thuhet asgje, i perbuzin vertet keto levizje popullore, dhe frazat e sofistikuara dhe kjo perbuzje eshte gjithe cka kane, por c mund te thuhet per masat qe perbuzjen e kane shumefish, dhe fuqine e votes tashme te pandalshme? Ja pra ne ç'shperpjestim moral jemi: Levizjet popullore kritikohen nga ata qe po te dalin ne shesh nuk mbledhin as njeqind vete, nderkohe qe levizjet si ajo e Grillos mbledhin ne shesh miliona njerez, dhe ne votime rrezikojne te permbysin gjithe sistemin. Liliputet opinioniste ndaj gjigandeve te levizjeve qytetare; intelekti nuk ka qene kurre me i mjere se sot.

Ç'dmth i japin "munxët"...?!

Ç'dmth i japin "munxët"...?!

Ç'dmth i japin "munxët"... e

Ç'dmth i japin "munxët"... e gjithashtu "bufon" ?????

Shtypi Italian nuk e duron

Shtypi Italian nuk e duron dot Grillon sepse ai po kerkon t'u "heqe buken nga goja". Me buken nga goja nenkuptoj fondet e konsiderueshme qe keto gazeta marrin nga shteti. Grillo me levizjen e tij eshte per mosdhenien e fondeve gazetave (deri me sot e vetmja gazete qe nuk merr fonde shteterore ne Itali eshte "Il Fatto Quotidiano"). Ndaj eshte e qarte qe keto palo analiste qe i kane sherbyer me perkushtim Berluskonit, nuk do ta duan kurre Grillon.

Globalizmi shkaterroi bazen

Globalizmi shkaterroi bazen industriale ne perendim. Se cfare thote Grillo ose ata qe do vine mbas tij ka pak rendesi. Nuk ka mireqenie po nuk pati prodhim industrial.

Jane mercenaret e ketij rendi

Jane mercenaret e ketij rendi te shemtuar qe sot dergjet ne agoni, ndaj eshte normale qe sulen si zagare te terbuar kunder M5S-se. Levizja 5 Yjet duhet te vazhdoje t'i injoroje keta krimba qe nje dite jane te destinuar te bien per mos t'u ngritur me, e ardhmja eshte Levizja 5 Yjet, sistemi shoqeror ku proliferojne krimbat po vdes dalngadale. Njerezit e mençur kudo qofshin ne Bote, kerkojne nje sistem te ri social-shoqeror per te zevendesuar te tanishmin qe bie ere vdekje.

W Grillo!

Add new comment