Zëdhënësja e PD del për të komentuar futjen e Celibashit në listë me stilin klasik: 99-sha”, “bota e krimit”, “kryeorganizatori i puçit të 21 janarit”...

Dalja e zëdhënëses së PD, për të komentuar edhe gjëra që nuk kanë lidhje fare me këtë parti, po bëhet një trend zgjedhor i saj. E fundit, zëdhënësja e PD, Laura Vorpsi, doli për të komentuar futjen e Celibashit në PS. Ajo që bie në sy është uniformiteti i akuzave me rastet e mëparshme, që është ose mungesë imagjinate ose kohe për t’i formuluar. Në deklaratë gjen shprehjet standarte si “99-shave”, “përfaqësohet më shumë se kurrë nga bota e krimit dhe mbrojtësit e saj”, “kryeorganizatori i puçit të 21 janarit”, etj.
Pjesë nga deklarata:
“Doli para mediave dhe njoftoi zëvendësimin e Gramoz Ruçit si kryelistë në qarkun e Fierit me ish- kryetarin e KQZ-së, famozin Ilirjan Celibashi, me të cilin i vodhi mandatin Spartak Ngjelës, si rival që e kishte për kryetar bashkie. Burime nga selia “mavi” e partisë së re të Ramës bëjnë të ditur se këto ditë, Rama do të paraqesë kandidatë për deputete ish-kryeprokuren e Përgjithshme, Ina Rama, e cila e mbrojti atë si avokate, nga hetimi si kryeorganizatori i puçit të 21 janarit. Listës së kandidatëve do t’i shtohet Dhori Sollaku me urdhër të prerë të organizatës kriminale “Hakmarrja për Drejtësi” që sundon mbi z. Rama. Kështu, mesa duket, partia e re e Edi Ramës përveç 99-shave dhe Mjaftucëve do përfaqësohet më shumë se kurrë nga bota e krimit dhe mbrojtësit e saj”.
k.c.
Comments
Very Funny! Ky Celibashi a

Very Funny!

Ky Celibashi a nuk eshte burri i motres se Fatmir Mediut?!

Kesaj i thone: " te rri ballist se une po behem komunist"!

Po ai Ristani, ai qe u be

Po ai Ristani, ai qe u be zvminister i brendshem pa mbaruar lejen e zakonshme te perfundimit te mandatit te kryetarit te KQZ-se, sipas llogjikes tuaj analoge paskan vjedhur zgjedhjet e te majteve ?!

'Stili klasik' me 'shprehje standarte' k.c. eshte taktike e PR per 'te mbire' ne trute e njerezise perbaltja e shperndare me intesitet te larte nga ventilatoret "BALTA" dhe ne perfundim te zgjedhin ate me pak te 'permutur'. Absurditet ! Nuk flitet aspak per te nesermen.

Gjuhet e 'zeza te korbave' po nxijne fillimpranveren.

Add new comment