Studentët kosovarë ndajnë Çmimet Oscar për korrupsion. Aktori më i vlerësuar i vitit: Thaçi!

Simbolike, po shumë domethënëse gjetja e Lëvizjes studentore për Barazi-Studim Kritikë Veprim, që ka vendosur që në vend të miellit, ti godasë me “oskarë” të korruptuarit në Qeverinë e Kosovës. Ata, madje u kanë vënë dhe një qilim të kuq protagonistëve në evenimentin e madh.
Çmimet Oscar për korrupsion, sipas Kosovapress, janë si në vijim:
Për regjinë më të mirë fitues, kryeministri i vendit Hashim Thaçi. Producenti më i mirë, Kadri Veseli. Aktori më i mirë në rolin kryesor, Bajram Rexhepi. Aktorja më e mirë në rolin kryesor, Mimoza Kusari-Lila. Aktori më i mirë në rolin mbështetës, fitues AAK-ja dhe Vlora Çitaku. Çmimet për skenarin më të mirë u janë ndarë Forenzikës, për rasti e Dino Asanajt dhe skenarin e zgjedhjes së presidentes.
Për filmin e metrazhit të shkurtër e kanë shpërblyer Behxhet Pacollin, për rastin e Grandit. Ndërsa çmimi për filmin e huaj iu nda Bechtel Enkas dhe KEDS-IT.
Pa çmim nuk ka mbetur as “Pronto” afera, pasi kjo lëvizje i ka ndarë çmimin e zërimit më të mirë. E çmimi për efektet speciale më të mira, janë ndarë për zhdukjen e Xhabir Zharkut përmes aeroportit të Prishtinë.
k.c.
Comments
Na ne Shqipni e kena osacarin
<p>Na ne Shqipni e kena osacarin ma te forte se ju kosovart. Ha,ha,ha.</p>
Add new comment