Turqia, aleat i padobishëm në Siri - shkruan NYT

Qëllimi i deklaruar i Amerikës është të largojë presidentin Bashar al-Assad nga pushteti në Siri. Shtetet e Bashkuara këmbëngulin, gjithashtu, se çdo zgjidhje e krizës siriane, duhet të garantojë pluralizmin fetar dhe etnik. Megjithatë, ky vizion rozë për një Siri të moderuar dhe laike pas rënies së Assadit, nuk do të arrihet nëse Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të varen nga aleatët rajonalë, të cilët kanë pak interesa për një përfundim të tillë. Me këtë hyrje nis shkrimin e përditshmja amerikane “New York Times”.
Sipas gazetës, presidenti Obama i ka mbështetur shumë te Turqia përpjekjet e tij për të rrëzuar Assadin. Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, do të vizitojë po ashtu Ankaranë gjatë kësaj jave. Por, Turqia është pjesë e problemit. Ajo është duke acaruar grindjen sektare në Siri, në vend se të kontribuojë në një zgjidhje paqësore dhe pluraliste. Administrata Obama ka nxitur një koalicion të gjerë të opozitës siriane, në të cilin ndikimi i islamikëve do të ishte i kufizuar, por Turqia nuk ka ofruar asnjë lloj ndihme. Në vend të kësaj, vijon artikulli, Qeveria turke ka vazhduar të hedhë mbështetjen e saj pas Vëllazërisë Myslimane. Për më tepër, me mbështetjen e kauzës sunite në Siri, Qeveria turke nuk ka bërë përpjekje të tregojë mirëkuptim për frikën e komuniteteve alavit, të krishterë dhe kurd. Alavitët dhe të krishterët kanë mbështetur qeverinë në masë të madhe dhe i druhen ndëshkimit nëse Assadi përmbyset.
Shtetet e Bashkuara duhet të kenë kujdes në ofrimin e ofertave për pushtetet sunite, sidomos për Turqinë, të cilat avancojnë agjendat sektare, në kundërshtim me interesat e Amerikës për të promovuar pluralizëm dhe tolerancë. Rritja e sektarizmit mund të çojë në një luftë të rrezikshme rajonale, shkruan “New York Times”. (REL)
Comments
Shkurtimisht: Fjale boshe

Shkurtimisht:

Fjale boshe amerikane "për të promovuar pluralizëm dhe tolerancë ".

Ketu kemi konkurrence per naften ne mes muslimanve sunnit turq-saudit kundra muslimanve shiit iraniano-sirian.

Amerikant kan hallin e naftes e jo  për të promovuar pluralizëm dhe tolerancë .

Amerikant ia kan fale turqve bazen Bonsvil ne Kosove dhe i kan lane dore te lire turqve ne trojet shqiptare kundra rusve ne Ballkan.

Add new comment