Hera e dytë

Fotot implikuese me të akuzuarin për vrasjen e një polici, nuk janë rasti i parë kur zv.drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit përflitet për histori të tilla. Verën e dy viteve më parë, kur dolën në dritë kabllogramet e ambasadës amerikane në Tiranës, në njërin prej tyre klasifikuar “konfidencial” drejtuar DASH-it nga Ambasada shkruhej mes të tjerash:
“Jo vetëm që praktikat korruptive të Kuliçajt janë të mirënjohura, por ka gjithashtu zëra se ai mund të jetë përfshorë në skandalin që doli pas arrestimit të Dritan Dajtit në gusht, një figurë kjo e krimit të organizuar, ku Dajti u informua paraprakisht dhe shumë oficerë policie mbetën të vrarë gjatë aksionit... Disa në polici besojnë se Kuliçaj mund ta ketë ndihmuar Dajtin t'u shpëtojë përpjekjeve të tjera për arrestim në të shkuarën. Sipas burimeve nga policia, zyrtarët e lartë të policisë vendosën të veprojnë kundër Dajtit në gusht të këtij viti (2009) për shkak se Kuliçaj nuk gjendej në Shqipëri për momentin dhe supozohej që për këtë shkak nuk kishte mundësi të dekonspironte te Dajti". Ndërkohë që në kabllogram ambasada amerikane shprehet se Burgaj u është përgjigjur shqetësimeve amerikane, duke vërejtur se "Kuliçaj është i lidhur ngushtë me kryeministrin Sali Berisha dhe se çdo përpjekje për ta shkarkuar apo zhvendosur atë duhet të vijë nga zyra e kryeministrit". A.N.
Comments
Nje foto nuk lidhet me krimin

Nje foto nuk lidhet me krimin e per me teper jo te gjithe personat ne foto
Gazetari kurajoz, por jo profesionist jo vetem qe nuk tregon asnje lloj lidhje me askend nga personat ne fjale (se mbase ndonjeri nga ato mund ta kete zene edhe koka per nje darke aspak te rehatshme) por mund te perballet edhe me ndonje denoncim per manipulim pasi qellimisht fsheh kur eshte publikuar fotoja qe te gjithe e dime qe Facebooku ta mundeson kete ashtu si dhe komenti qe po bej ka nje date kur eshte publikuar

Ore Sala perse nuk ishe ne

Ore Sala perse nuk ishe ne ate foto? Se ai i ka qef "mezet"

Po thuajeni haptas o Muçi,

Po thuajeni haptas o Muçi, mos kini fri pse ketij zarbos i eshte prere fletearresti ne USA: eshte marre me droge ne gjithe keto vite dhe me ato para ka financuar padronin Berisha, ka vrare dhe ka plagosur. Kaq. E verteta do te triumfoje shume shpejt.

Ky eshte bashkepuntor i
Ky eshte bashkepuntor i Dajtit. Medet shtet qe kemi.
Askush nuk do te ngrihet pasi

Askush nuk do te ngrihet pasi do rrevoltohet nga foto!
Asnje hetim edhe vete fotoja nuk ndikuan ne kapjen e autorit
Fotoja thjesht denigron te gjithe ato pak profesioniste qe kane mbetur ne Policine e Shtetit Shqiptar. E nese do te kete doreheqje keto do ndikojne direkt ne diten e afert te zgjedhjeve. Analiza te tjera besoj se jane te kota

Kulishi eshte i emeruar

Kulishi eshte i emeruar nekupolen e policise nga krimi i organizuar dhe paguhet nga ai. Kulishi thjesht po ben detyren qe i eshte ngarkuar. T'i jape informacion krimineleve sa here ata rrezikohen nga policia. Dhe kur ndonje koleg i tij behet i rrezikshem, eliminohet. Keshtu me kater policet ne Durres, te vrare nga Dritan Dajti, apo komisari i Shijakut dhe tani se fundi Dritan Lamaj..

Hapni albumet personale dhe

Hapni albumet personale dhe rishikoni fotot gjate kohes dhe do te gjeni dy gjera: E para me disa nuk do te donit te dilnit foto dhe me disa te tjere do te donit te kishit me shume foto. E njerezishme.

Tjeter gje, ku i shohim disa si 'vetem police' e disa si 'vetem qytetare'. Njerez jane te dy palet. Ne fund te fundit i bashkon 'gota e rakise'.

Per krimin : Eshte makaber, i ndeshkueshem e i patolerueshem. Policia te 'ngrefet' seriozisht pasi po kercasin themelet e shtetit nga 'shperthimet e dinamitit te nendheshem' te mafies.

Miq ! Jemi kaq pak sa dalim ose kusherinj ose krushq. Jemi kaq pak sa ose fotografi ose video diku dikur do te kemi me njeri tjetrin, kushdo qofshim ne me 'bole apo pa bole'. Dhe s'ka bir nane ne Shqiperi qe ne jeten e tij te mos kete nje 'pamje kompromentuese'. Nuk jane fotot qe tregojne zenien e policise nga mafia...

Mafia 'emeron' policine !

Kjo është llogjike duhet të

Kjo është llogjike duhet të vendosi kupola se kur duhet të largohet

Add new comment