Shqipëria...

Disa faqe online të mediave kanë botuar një foto ku shihet i akuzuari kryesor për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, me krerë të lartë të policisë së shtetit. Fotoja dëshmon një ambjent miqsh, ku i akuzuari Frroku dhe kryepolicët e Shqipërisë xhaketëzhveshur shihen në një tryezë lokali.
Sipas faqes online të Shqiptarja.Com fotot janë marrë nga profili në rrjetin social, Facebook të Tonin Vocajt, Drejtor i Drejtorisë së Krimeve të Rënda, edhe ky në tavolinë. Veç këtij, në foto janë edhe zotërinjtë Agron Kulicaj, Muhamet Rrumbullaku e Nikolin Bala, edhe këta zyrtarë të lartë të kupolës së policisë së shtetit.
Ironia është që pikërisht Vocaj dhe Kulicaj janë personat e ngarkuar për hetimin e vrasjes së Lamajt. Mediat online bëjnë me dije se ata kanë deklaruar se “heqin dorë nga hetimi” (por jo nga posti).
Drejtori i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, pas publikimit të fotos në një reagim për News 24 thotë se “foto është bërë 2 vite më parë dhe nuk cënon hetimin”. Kurse Kuliçaj në TV A1 Report foli për një "ardhje të rastësishme" në tryezë të Frrokut. Faqja online e Dita ka një set të zgjeruar fotosh (një çifteli kalon dorë më dorë) që dëshmojnë se ajo që thotë Kuliçaj (se Frroku erdhi rastësisht) në tryezë, duket pak e vështirë për t'u besuar. A.N.
Më shumë:
http://www.shqiptarja.com/home/1/ekskluzive--zbulohen-fotot-...
http://www.balkanweb.com/kryesore/1/frroku-foto-me-kryepolic...
http://gazetadita.al/drejtuesit-e-policise-jane-miq-te-frrok...
Comments
sa thoni ju ka kushtuar koka

sa thoni ju ka kushtuar koka e komisarit,se sma ha mendja qe skan mar leke keta per ta heq nga pozita dhe favorizuar vrasjen..?!

Fotoja eshte njerezore. Po te

Fotoja eshte njerezore.

Po te mos e arrestonin do te kompromentoheshin.

Ashtu esht njerezore.. Ik

Ashtu esht njerezore.. Ik provoje ne nje vend tjeter kete foto, dhe do ta shikosh ku perfundojn keta pisa. Nejse xhanem, kjo Shqiperi qe keni ndertuar do tju haje nje dite te gjitheve. Edhe keta neper tavolina, edhe ty qe shkruan kesi gjerash

Kush e arrestoi o zotni?

Kush e arrestoi o zotni? Keshtu e arrestuan dhe ate Dritan Dajtin, tani bejn lolon derisa ta nxjerrin te pafajshem si gardistet. Ik o mbushu me gjith "njerezoren" tende.

Respekt per mendimet tuaja

Respekt per mendimet tuaja dhe keqardhje per ofendimet tuaja.

Po mer po fotoja eshte

Po mer po fotoja eshte njerezore , vetem ata qe kane dale aty nuk jane njerez ....... por kriminele kafshe ! Prandaj nuk heq dot dore shkenca nga prejardhja e njeriut nga kafsha , sepse nuk te lene "faktet" Kulishi me gjithe kulishet e tjere .... dhe me vete zagarin e madh ne krye !

Ne cfare m... vendi qe
Ne cfare m... vendi qe jetojme. Kriminelet qe duhet te burgosin kriminelet. Cfare farse...
per te vjell dhe per te

per te vjell dhe per te dh....e

Add new comment