S-ja i ‘Zhozit’ dhe S-ja i Hyrremit

Darka televizive e së premtes së shkuar me sa duket i ka ngacmuar të gjithë autorët e së përditshmes MAPO. Edhe Gilman Bakalli ka shkruar në këtë të përditshme mbi “Zhozin” sipas “Arian Çanit të Lirë”- sic shkruan autori që bën një krahasim interesant mes dy programesh televizive paralele.Komenton Bakalli:
“Në një stacion tjetër shfaqej Hyrremi i Sulejmanit të Madhërishëm. Në njërin ekran një gazetar i lirë nga skrupujt e seriozitetit televiziv, ngacmon politikanen Jozefinë, e cila ka kohë që lufton me seriozitet për ta ruajtur pushtetin e politikanes pranë Njeriut më të fuqishëm të Shqipërisë. Kurse në ekranin tjetër, të çliruara nga skrupujt që u dikton feja e tyre myslimane, një tufë grash i thurin intriga pas intrigash sulltaneshë Hyrremit, jeta e së cilës është kthyer në një zinxhir të pafundëm strategjish mbrojtëse për ta mbajtur pushtetin si gruaja e Sulltanit më të fuqishëm në Botë. Ku ta shkëpus dorën nga telekomanda? Tek AS apo te Klan? Te Zhozi që s’e fsheh dot dashurinë për pushtet dhe adhurimin për Njeriun më të fuqishëm të Shqipërisë, apo te Hyrremi që shkel mbi këdo që orvatet të hyjë mes saj dhe Sulltanit më të fuqishëm të Botës? E vështirë të zgjidhet kjo dilemë!”
Dilema e së premtes ishte e fortë. Por vetëm në dukje ama – e mbyll Bakalli dhe shkruan ndër të tjera: “Thelbi i mesazheve që vinin nga të dy ekranet ishte i njëjtë: kudo në botë, kurdoherë ka pasur dhe do të ketë femra, bionde a brune, të cilat dinë mirë vetëm një gjë të madhe: si ta ruajnë me çdo çmim pushtetin!” a.n.
Comments
Nje urim per gjithe grate:

Nje urim per gjithe grate: Qofshin gra te 'lira' si Topalli. Ky mesazh vlen per te gjithe qe e adhurojne dhe qe thone se eshte simboli i gruas se forte ne politike. per mua eshte e turpshme

Dilema eshte;Valle a

Dilema eshte;Valle a eshte femer Zhozi...???

fantastike kjo alegori e

fantastike kjo alegori e bakallit! i madh eshte!

e modhe fare! muco fute

e modhe fare! muco fute gjithe artikullin ke respublica se osht gallate fare.

kushedi sa femra ka shkel me

kushedi sa femra ka shkel me kembe jozefina per ta ruajtur pozicionin prane Saliut te saj te madherishem...

Alegori e goditur, por po te

Alegori e goditur, por po te kishte ngjashmeri midis te dyjave. Jane kaq te ndryshme, sa nuk gjen asnje pike takimi midis tyre. Njera mbron te drejten e vet si bashkeshorte dhe nene dhe kjo eshte e natyrshme per cdo grua apo burre, pavaresisht nga rangu social i tyre, sulltane apo sherbetore. Tjetra mbron vetem pushtetin e saj politik dhe e perdor "sulltanin e shqiperise" si pretekst apo mburoje te bemave te veta. Nuk mbron as bashkeshortin (sepse sulltani ka Lirine), as femijet e sulltanit sepse nuk jane te saj (madje sipas shkrimeve tuaja ne respublika nuk jane as ne grupe te njejta pushteti).

Jane kaq larg edhe nga pamja. Hyremi eshte superfemer, kurse Xhozi eshte gjysemfemer. Hyrremi edhe si personazh, edhe si aktore, eshte per tu pershendetur. Xhozi jo vetem qe muk e meriton si njeri, por as si perssonazh te pershedetet, nese i referohesh bemave te saj.

Gjithsesi, Gilmanin e pershendes, sepse jam i bindur qe pultin e kaloi tek Sulejmani, pasi e shohim vetem nje here ne jave, ndersa suiltanin tone e shohim tri-kater here ne dite bashke me Xhozin (pa shtuar ketu edhe fesjbukun)

Politikane - yll i medias !

Politikane - yll i medias !

Gjithmone ka e do te kete

Gjithmone ka e do te kete njerez qe rremojne per te gjetur 'urithujdhesa' te kollajshme per pasuri, per pushtet, per lavdi.

Marioneta jone paska zgjedhur papagallizmin !

Dhe presim dite me te mira nga stani i papagajve te Sulejmanit ?!

une e kam shijuar fort kete

une e kam shijuar fort kete artikull te Gilmanit! dihet qe cdo krahasim calon. fakti qe calon s'ia heq aspak bukurine. arti i ketij shkrimi eshte se te nxit fantazine pikerisht per te krahasuar gjera te pakrahasueshme: haremi i sulltanit versus parlamenti i i grave rivale te jozefines! eshte nje perle! sulejmani versus saliu!

Add new comment