Çili e Kokëdhima njoftojnë ndryshime në gazetat e tyre. Krizë apo inovacion?

E përditshmja MAPO e Henri Cilit dhe e përditshmja Sporti Shqiptar e Koco Kokëdhimës kanë njoftuar këto ditë se heqin dorë nga formatet e tyre ekzistuese të publikimit. MAPO ka nisur të publikohet me 16 faqe (nga 24 që publikohej më parë) kurse Sporti Shqiptar nuk ka dalë në treg, por më pas ka njoftuar në faqen e vet online se do rikthehet me “një projekt të ri inovativ”.
H.Çili shkruan në një editorial në MAPO: “Duke filluar nga kjo e hënë, në pesë ditët e javës, nëpërmjet një përmbajtjeje dhe ristrukturimi të ri, MAPO ditore do të sjellë te publiku interpretimin e saj mbi aktualitetin, këndvështrimin e saj, do të sjellë seleksionimin e ngjarjeve sipas asaj që mendon ekipi editorial, do të fokusohet mbi aspekte të caktuara të realitetit që, sipas nesh, janë më të rëndësishme dhe me interes publik” etj.
Kurse “Sporti Shqiptar” (i themeluar që në vitet ’30, por me probleme të përsëritura vitet e fundit) shkruan në faqen online se gazeta “do të rikthehet shumë shpejt te ju me një projekt të ri inovativ, tashmë nën emrin gazeta e sportit. Ne jemi të njëjtët, por me një pamje të re dhe një përmbajtje të përmirësuar...” etj.
Tregu i medias në Tiranë ndërkohë gëlon nga thashetheme për dalje në shitje testata gazetash e kanalesh televizive për shkak të mungesës së investimeve dhe vonesës disamujore të pagave. re.pu.
Karikatura nga Medi Belortaja
Comments
Ja ca ka ndodhur me Sportin,

Ja ca ka ndodhur me Sportin, nuk behet fjale per rinovim por Koco me hilet e tij do te mbylle kete gazete duke dale me nje tjeter per shkak se ka shume detyrime ndaj gazetareve pa paguar. Kane shtate muaj pa marre rrogat...tek Shekulli kane kater muaj pa marre asnje leke
Lexoni me poshte:

Publikim ne FB i faqes se Sportit Shqiptar qe administrohet nga gazetaret e indinjuar

"TE NDERUAR MIQ!
GAZETA "SPORTI SHQIPTAR", QE DEL NE TREG QE NGA 1935, SOT NUK KA DALE NE TREG DHE GJITHASHTU RREZIKON TE MOS DALE EDHE NESER, PASNESER...DERI NE ARDHJEN E NJE PRONARI TE RI DHE SERIOZ. TE VJEN KEQ, POR KY ESHTE REALITETI. GAZETARET NUK ISHIN PAGUAR PREJ ME SHUME SE 7 MUAJSH, KESHTU QE VENDOSEN TE NDERPRESIN PUNEN, AQ ME TEPER QE PRONARI AKTUAL KA NDERMEND TE DALE NE TREG ME LOGON E RE "GAZETA E SPORTIT". DURONI EDHE DISA DITE DERISA GAZETA "SPORTI SHQIPTAR" E VERTETE TE DALE NE TREG ME NJE PRONAR TE RI, SHUME SERIOZ, KU DO TE JETE NJE GAZETE TEPER CILESORE DHE ME E MIRA NE TREG, ASHTU SIC I KA HIJE "SPORTIT SHQIPTAR"

Lexoni edhe kete: "PAS

Lexoni edhe kete:

"PAS MUNGESES SE PAGAVE NDAJ "SPORTIT SHQIPTAR" DHE MOS DALJES NE TREG PER KETE ARSYE, EDHE GAZETA "SHEKULLI" RREZIKON PER TE NJEJTEN ARSYE. EDHE ATY GAZETARET KANE MUAJ TE TERE PA U PAGUAR, PLUS QE ASNJE GAZETAR ME EMER NUK KA MBETUR ATY. MEKAT, PO PO MEKAT, NJE GAZETE KAQ E MADHE PO FUNDOSET!"

Keshtu eshte kur e perdor

Keshtu eshte kur e perdor median si grype topi ndaj pales tjeter, dhe jo si mjet informimi ndaj publikut. Mediat qe bejne partizanin e nje pale kunder pales tjeter, jane te destinuara te fundosen, derisa kujtojne se lexuesi tipik i tyre eshte militanti kokedjerre partiak dhe elektorati i shastisur ndaj sloganeve partiake. Lexuesit jane te tjere ne fakt, jane ata qe s'mbajne tesera partie per te treguar angazhimin e tyre ne ceshtjet publike, ata qe refuzojne te behen pre e manipulimeve partiake, dhe per keta s'ka pasur kurre nje gazete. Shpresoj qe edhe Respublica ti rezistoje tundimit per tu bere pale ne misionin e saj, duke marre shembull nga falimentimet e njepasnjeshme te grykave te zjarrit qe veç mjete informimi nuk jane.

Kur ka ngel dhe Cili pa lek

Kur ka ngel dhe Cili pa lek dmth qe eshte bo puna shume keq.

Karikatur të goditura ....

Karikatur të goditura ....

Marketingu e favorizon

Marketingu e favorizon gjithmone amballazhin, por jo se gjithmone amballazhi shet. Njeher kalon miu nen mustaqe.

Media e mbeshtetur mbi pilona biznesi vleresohet si biznes. Dhe nje biznesmen me thoshte per konkurencen; "Ai donte te shiste por nuk shet dot; ne qe nuk donim te shisnim s'e ndalonim dot'.

Ne Shqiperi dhe cdo pllake guri po te luash nga poshte do dale Kokedhima dhe Cili...

"Gazeta Tomorri me lajme te reja !!!"...po bertasin 'tellallet' e pushtetit te katert qe prostituon me pushtetin ekzekutiv!

Ke te drejte nga gjysma e

Ke te drejte nga gjysma e komentit te larte, por per punen e pllakes dhe Koqedhimes nuk je OK. Pse? Sepse Koqedhima ka mbaruar i nderuar. Nuk i ka ngel gje tjeter vec se dufin nga mosperfillja e pushtetit, shoqerise dhe injorimit qe ata i kane bere ketij mamuthi te biznesit dhe shfrytezimit te krahut te nevojtareve, ta nxjerre tek ata gazetare mjerane qe i kane mbetur sepse ata qe kane pasur nje fije vleresim per veten kane ikur tashme nga varka Koqedhima, pasi ky i fundit i hapi 100 vrima duke bere qe te fuse uje nga te kater anet.

Ca po i ndodh Koqedhimes tani, i ka nga koka e tij sepse deri sa ishte PS dhe Rama administrimi i dobet dhe keqmenaxhimi i burimeve njerezore nuk i dlnin ne pah pasi kishte para sa te duash, tani qe erdhi domosdoshmeria e menaxhimit pame Koqedhimen e vertete.

Add new comment