Campbell në Tiranë dhe një bisedë Clinton-Blair mbi raportimet e medias për luftën në Kosovë

Alastair Campbell (Alister Kampbell), njeriu që ka qëndruar 10 vjet me radhë në krah të kryeministrit britanik, ka botuar katër volume ditarësh të tij gjatë kohës që ka qëndruar pranë Tony Blair (Toni Bler). “Vitet me Tony Blair” (The Blair Years) është një përmbledhje e asaj çfarë ka ndodhur gjatë periudhës 1994-2003. Për lexuesin shqiptar, konflikti i Kosovës që pasqyrohet i zgjeruar në volumet II dhe III do të ngjallë vërtet interes. Këtu ai zbulon takime e biseda mes atyre liderëve që në njëfarë mënyre ishin arkitektët e luftës në Kosovë. Në ato që të përditshmet e Tiranës kanë botuar sot (Campbell ka qenë dje në Tiranë) ka edhe një rrëfim për një bisedë telefonike mes Tony Blair (T.B.) dhe Bill Clinton (B.C.). Shkruan Campbell:
E hënë, 17 maj - T.B ishte i bindur se të paktën duhet të kërcënonim me përdorimin e forcave tokësore dhe të bënim përgatitje, përndryshe Millosheviçi do të mendonte se ai mund të rrinte aty derisa vullneti ynë të dobësohej. Në Tiranë ne vizituam kampin e refugjatëve dhe një çift pleqsh që ishin shumë të prerë dhe të drejtpërdrejtë… Pak para mesnate, John Saëers më zgjoi për të më informuar mbi një telefonatë “shumë të vështirë” mes B.C dhe T.B. Ata kishin folur për më shumë se një orë dhe 5-10 minutat e para ishin zënë me Bill-in, të cilit i kishte kërcyer damari. Ai i kishte parë raportimet e mediave nga Mbretëria e Bashkuar dhe gjërat në Shtetet e Bashkuara dhe ai “e dinte se çfarë po ndodhte, se ishte e qëllimshme dhe duhej të ndalej”. Ai tha se mund të shkonte me median britanike dhe me publikun, por “kishte një çmim për të paguar dhe ti do ta paguash”. John-i tha se ai qartësisht po sugjeronte se unë me qëllim kisha folur me median kundra tij për të ngritur lart T.B. T.B protestoi aq sa mundi. Ai tha se ishte i tmerruar nga ideja se ata mund ta shkonin ndërmend që ne mund t’i vinim atij pengesa kur ai e drejtonte këtë gjë, së cilës B.C iu përgjigj se “në këtë rast po ndodh pa dijeninë tënde”- që nënkuptonte se ishte edhe më keq. John-i tha se ai nuk kishte thënë emra, por ishte e qartë se për kë e kishte fjalën. Ai tha se kurrë nuk e kishte dëgjuar kaq të inatosur dhe T.B ishte pak i habitur…” (a.n.)
Comments
Tek shqiptarja.com raportohet
<p>Tek shqiptarja.com raportohet se Alastair Campbell ka filluar pune si keshilltar per marredheniet me publikun prane PS / Rames.</p>
Add new comment