Zgjedhjet italiane u mbyllën: Nuk ka dalë asnjë maxhorancë

Zgjedhjet parlamentare në Itali u mbyllën. Numërimi i votave të hedhura për anëtarët e Dhomës së Deputetëve dhe për ata të Senatit përfundoi në orët e para të mëngjesit të sotëm. Dhe rezultati është më i keqi i mundshmi. Nuk ka dalë asnjë maxhorancë. Madje, më keq se sa kaq. Ka gjasa të mos krijohet asnjë maxhorancë, ndonëse Berlusconi është shprehur i gatshëm për krijimin e një maxhorance me të majtët. Pritet fjala e këtyre të fundit, ngaqë dolën të parët në të dyja Dhomat e parlamentit. Kanë maxhorancën në Dhomën e Ulët, por nuk e kanë atë në Senat, ‘ka gjë se janë më mirë se Berlusconi.
Konkretisht, në Dhomën e Deputetëve të majtët kanë marrë 340 vende, partia e Berlusconit 124 (diferenca e madhe është për shkak të një ligji elektoral që diferencën në vota, qoftë dhe me një votë, e shndërron në diferencë të madhe mandatesh, në mënyrë që të favorizohet krijimi i maxhorancës), partia e Grillos 108 vende, lista e Montit 45 vende. Në Senat të majtët kanë marrë 120, ndërsa të djathtët 117. Mirëpo duhen gati 160 vota në Senat për të krijuar shumicën, dhe kjo gjë nuk është e mundur as me vendet e fituar prej Montit (gati 20).
Ç’do të ndodhë tani? Askush s’e di.
M.N.
Comments
Na e spjegoni pak sistemin
<p> Na e spjegoni pak sistemin italian. <strong>Kush eshte vendimtar ne krjimin e qeverise senati apo dhoma e deputeteve?</strong></p>
Add new comment