Bamir Topi vazhdon të mos e përjashtojë kategorikisht një koalicion parazgjedhor me LSI-në

Në një intervistë me Radio Free Europe, Radio Liberty (RFE/RL), Bamir Topi ka deklaruar se Fryma e Re Demokratike “e përjashton koalicionin [parazgjedhor] me Partinë Socialiste, sepse nuk ka asnjë lloj përputhshmërie ideologjike me këtë parti, por, nuk futet në koalicion as me Partinë Demokratike, pasi qartazi e ka ndarë morali i politikës së qeverisjes, sepse po të ishte ndryshe, nuk kishte pse të ishte një formacion të ri politik”. Dhe ka vazhduar më tej: “Pastaj të gjitha të tjerat janë gjithmonë të mundshme, por brenda të mundurës ju siguroj që do të jemi shumë të kujdesshëm për të ruajtur profilin si një parti e qendrës së djathtë.”
Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut e Vangjel Dules ka folur në media për një pol të tretë politik – një grupim partish të vogla në përpjekje për të ulur peshën specifike të dy partive të mëdha. Por deri tani, asnjë parti nuk ka shfaqur ambicien t’i bashkohet këtij formacioni.
Bamir Topi e la të hapur mundësinë e bashkëpunimit në këtë kuadër, por nëse ky pol do të ekzistojë vërtet: “Ne kemi aq eksperiencë në politikë sa mos të intrigohemi nga sajesa të ditës, ku secili mundohet të quajë për fakt të kryer atë që s’ekziston. Por, gjithsesi nëse gjithçka do të shkojë edhe në interes të opsionit tonë politik, gjithçka është e mundur, por gjithnjë mbi bazën e disa parimeve të forta që ne i qëndrojmë me konsekuencë“.
Ndryshe nga Bamir Topi, bashkëpuntorët e tij të ngushtë Aleksandër Biberaj dhe Gazmend Oketa kanë përjashtuar nga një koalicion parazgjedhor, përveç PD-së dhe PS-së, edhe LSI-në…
E.Zaloshnja
Comments
E boll me këtë kokë madhin e
<p>E boll me këtë kokë madhin e Skraparit se nuk ja vlenë është i pa vlerë dhe kush mundohet që ta vendosi me zorë në lojën politike do jetë më i pa fytyrë se ky kokë madhi i Skraparit</p>
O Ed Zaloshnja, po keshtu
<p>O Ed Zaloshnja, po keshtu ndodh kur Bamiri lexon ty, kur e quan Meten KINGMAKER! Bamiri vete nuk ka tru, del per pace te shtunen ne mengjes, pyet keta servilat qe i verdallisen dhe del ne konkluzion qe pa Meten as me gruan e vet nuk shkon dot! </p><p>Ti nga ana jote si me 1994-1995 me Ed Selamin prape ke zgjedhur kalin e gabuar!</p>
Add new comment