Të dhëna konfuze për zgjedhjet në Itali. Me përjashtim të njërës: Beppe Grillo po bën “bum”

Një orë e pak më parë ju informuam mbi rezultatet e zgjedhjeve italiane mbi bazën e sondazhit Instant Poll (më i pasakti dhe më i menjëhershmi sondazh që bëhet me t’u hapur kutitë e votimit), dhe mbi bazën e titujve të gazetave italiane e ndërkombëtare. Mirëpo tani, mbi bazën e sondazheve më “shkencore” (“proiezioni”, i quajnë italianët), po rezulton që ato të dhëna kanë qenë konfuze e të bëra me këmbë. Është po Instituti Piepoli që po thotë (bazuar tek “le proiezioni” në mbi 50% të zgjedhësve), se në votimin për në Senat është e para partia e Grillos. Ndërsa përsa u takon koalicioneve, i pari është koalicioni i Berlusconit. Kështu që, me këto të dhëna, përjashtohet fitorja në Senat e Bersanit.
Duhen theksuar dy gjëra: 1. Flitet vetëm për Senatin momentalisht; Ministria e brendshme do të numërojë këto vota në fillim; 2. Edhe “le proiezioni” janë një sondazh, gjë që do të thotë se margjinat e gabimit duhen marrë sërish në konsideratë.
Por ka dy tendenca që si zor të përgënjeshtrohen: 1. Grillo po arrin një sukses të paparashikueshëm; 2. Berlusconi po befason edhe njëherë; pritej që këto zgjedhje të shënonin fundin e tij, por po duket se ai është ende më këmbë.
Mbi bazën e të dhënave të fundit, të gjithë po tremben se ka ndodhur më e keqja e mundshme, dmth Italia nuk do mundet të ketë një maxhorancë, rrjedhimisht kanë filluar qysh tani të ndihen zërat për zgjedhje të tjera.
P.S. 1. Përsërisim: Bëhet fjalë për “le proiezioni”. Të dhënat reale nga Ministria e Brendshme do të dalin brenda ditës së sotme.
P.S.2. Po fokusohemi tek këto zgjedhje, ngaqë bëhen në një vend fqinj me ne, ngaqë bëhen në një vend të rëndësishëm të Europës, ku duam të shkojmë, dhe ngaqë rezultati i tyre ka ndikime të shumëllojshme, ndonëse jo fort të dukshme, mbi jetën politike shqiptare.
M. Nano
Comments
Muco Berluskoni ka kthyer

Muco

Berluskoni ka kthyer patkonjte nga dielli

e pemire cfare ndodhi ne Greqi

ajo do ndodhe dhe ne Itali

Do krijohet koalicioni i shumepritur Bersani-Monti plus ndonje parti ekstremiste e majte dhe behen 50plus nje me apo pasenat

prit fundin e rezultateve ta mesosh

Berlusko ka ngordhur

te dielen ka te shtatat

o Mustafa e kuptove tani qe

o Mustafa e kuptove tani qe italianet nuk votojne me bythe

mos u gezo asnjehere para kohe dhe te japesh lajme tifozesh

Ha ha ha, do te doja te shija

Ha ha ha, do te doja te shija surratet e atyre "eksperteve" te ketushem qe e parashikonin Grillon si flake kashte...!

Beppe Grillo eshte ciklon qe do te rishkruaje historine politike italiane dhe ate europiane, se shpejt, shume shpejt, ky shembull do te perhapet ne mbare kontinentin!

Poshte politika e vjeter e perlyer me krimin, tani e tutje barkderrat e vjeter JANE TE PADESHIRUAR!

Pas votes per "M5S", me ngelet vota per AKZ-ne ne Qershor ne menyre qe edhe Shqiperia te çlirohet nga politika e krimit berishist.

Grillo eshte fituesi moral i

Grillo eshte fituesi moral i ketyre zgjedhjeve.

E majta humbi.

E djathta ruan shumicen.

Perfundimi zgjedhje te reja.

Add new comment