Paul Krugman kundër Berlusconit, Grillos, Montit, Olli Rehnit, dhe europianëve që mendojnë se politikat “austerity” e zgjidhin krizën

Postuar në 25 Shkurt, 2013 05:08

Nobelisti Paul Krugman që shkruan për të përditshmen New York Times, ish fokusuar dje tek qasja europiane e tipit “Austerity” (austeritet) për t’u përballur me krizën ekonomike (ai e quan tërësisht të gabuar këtë qasje të disiplinës fiskale e financiare, e të shtrëngimit të rripave; sipas tij, ulja e shpenzimeve dhe rritja e taksave në ekonomitë e sëmura mund t’i sëmurin më keq këto ekonomi), dhe me këtë rast ndalej tek ngjarja italiane, dmth tek votimet që mbyllen sot në orën 15.00, e që sidoqë të venë, ato nuk do të sjellin, sipas tij, një rezultat ngushëllues. Në shkrimin e tij, Krugman e cilëson Berlusconin një politikan, a njeri, në thelb qesharak (“essentially comic”, thotë ai). Për Grillon mjaftohet të thotë me shpërfillje që është një komedian në profesion, e që “është bërë një faktor i rëndësishëm politik, s’ka gjë se projekti i tij është aspak koherent”. Dhe për Mario Montin thotë se “ka qenë një prokonsull i sponsorizuar nga romakët e sotëm, dmth gjermanët, që me këtë rast kanë dashur të vijojnë me politikat e gabuara të austerity-së (austeritetit)”.

Krugman hedh spica në adresë të kulturës politike të italianëve, dhe në fund bën parashikimin: “Edhe sikur Berlusconi me Grillon të humbasin, ata do të jenë një forcë destabilizuese në atë vend, rrjedhimisht në gjithë Europën, sidomos në atë jugore, ku ka dhe Berlusconi e Grillo të tjerë”, thotë ai në thelb.

Kush njeh anglishten, mund ta lexojë artikullin në linkun http://www.nytimes.com/2013/02/25/opinion/krugman-austerity-italian-style.html?hp&_r=0

M.N.

Comments

Submitted by Andreas (not verified) on

Akoma nuk kam vajtur te votoj. Dhe kam pershtypjen se kesaj here nuk kam per te votuar. Eshte absolutisht hera a pare qe me gjen pa asnje lloj qartesie se kujt duhet ti jap voten. Per mite e idhuj, as qe behet me fjale. Jane te gjithe te konsumuar. Po te gjykoj me perjashtime, i perjashtoj te gjithe.

Submitted by çentrale (not verified) on

na sillni edhe ndonje shkrim ne favor te BERLUSCONIT se ju na e nxorret budalla fare dhe MUSTAFAI shume i zgjuar

Submitted by Albi (not verified) on

Dmth PS-ja e ka gabim qe eshte fokusuar tere kohen te borxhi?

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Un Paul Tedeschini kam votue per te majten DS.

Paul Krugman e ka anakizue ekzakt gjendjen italiane dhe ne pergjithesi ate europiano-jugore.

Submitted by Pirro (not verified) on

Po ç'pret nga nje çifut sionist si Krugman, qe te dale kunder lobit sionisto-amerikan qe e duan Italine dhe BE-ne kukull-vegel te tyre per te kryer lojerat e tyre te felliqura ekonomiko-financiaro-ushtarake? Beppe Grillo NUK eshte ushtari askujt, eshte njeriu me koherent e i ndershem qe ka Italia sot dhe si votues i tij, personalisht i uroj te kaloje 50% ne zgjedhjet e ardhshme, ne menyre qe te qeverise i vetem shtetin e krimbur italian! Italia duhet rithemeluar ne sistemet: POLITIKE, FINANCIARO-EKOMOMIKE, SHTETIN SOCIALO-PENSIONISTIK, USHTRI E DREJTESI dhe nje revolucion te mirefillte ne Itali askush veç M5S mund apo deshiron ta beje sot!

Paçka se kjo do t'i digjte shume burokrateve te BE-se dhe sionisteve amerikane e europiane, qe e deshirojne Italine keshtu te kalbur e te perkulur ne gjunje siç dergjet sot.

Grillo(apo Italia dele e dale jashte vathes) per Krugmanet = Fuck off USA, UE & Izrael dhe frika eshte se siç ndodhi ne Gjermani me partine e Pirateve, shembulli grilian mund te perhapet shpejt ne mbare kontinentin.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.