Një dëshmi befasuese për Berishën në një botim mbi ngjarje të pragviteve '80

Postuar në 25 Shkurt, 2013 08:18

“Mbërritëm në “Parkhotel” pas mesnate. Takuam një njeri me sjellje shërbëtori, që më shumë të kujtonte një bojaxhi, se sa një njeri të shkolluar dhe pjesëtar të një elite politike. Na priti, duke bërë përkulje teatrale. Z.Merden i tha frëngjisht, se paratë do ti merrte nga z. Redman. Z.Berisha bëri edhe një përkulje tjetër gjithë kortezi, që e shoqëroi me një buzëqeshje të tepruar. Iu shpjeguan edhe sponsorët që kishin ndihmuar.- Ju faleminderit, - tha bojaxhiu tërë kortezi false…”

Kjo pjesë e botuar sot në të përditshmen DITA është shkëputur nga një botim i vitit 1995 me autor një greko-amerikan që ka shërbyer si këshilltar i NATO-s në vitet 70-80 autor i disa botimeve të tipit dokumentar në Greqi. Libri titullohet “Komplotistë ndërkombëtarë”  me autor Athanasios K.Strigas. Në pjesën ku përmendet Shqipëria flitet për një takim me pjesëmarrje të lartë më 7 janar 1979 në Getensberg të Bonit. Autori përmend si pjesëmarrës në takim edhe dy presidentë bankash, zyrtar të një shërbimi sekret dhe “ndërlidhës me shërbimet sekrete të Europës Juglindore” dhe një person që vite më vonë (kur doli në sipërfaqe problemi maqedon) ishte ndërmjetësi publik kryesor për këtë çështje. Sipas autorit, takimi diskutoi planet mbi “tri shtete valvula ose thithës” dhe dhënien e fondeve të mëdha për këto qëllime.

"60 000 000 $, do t’i jepen Grigorovit, 150 000 000 $ do jepeshin për Shqipërinë… 20 000 000 $, për njerëz në oborrin e Hoxhës. Kjo pjesë do merrej nga Sali Berisha, sot president i këtij vendi. Z.Berisha kishte ardhur, për këtë arësye,  në Mynih, nëpërmjet Parisit dhe ishte sistemuar në “Parkhotel” të Mynihut… - thuhet ndër të tjera në pjesën e librit që citon sot DITA  (Re.Pu.)

Artikulli:

http://gazetadita.al/25-shkurt-2013/

Foto:

Pjesë nga kopertina e sotme e së përditshmes Dita

Comments

Submitted by ish (not verified) on

Shqiptareve u eshte dhene vetem iluzioni i lirise. Gjithe lideret e saj kane qene njerez te vendosur nga ata qe luajten kartat post-perandorake te 1912-s. ky Berisha ka qelluar me i ligu, por nuk eshte i vetmi. Historia eshte plot me deshmi qe e tregojne qarte qe Shqiperia eshte drejtuar prej 1912-s nga njerez te sherbimeve te huaja. Shqiptaret jane pak naive ne kete fushe, por me kohen do mesojne. Veshtire te kuptohen nga turmat keto histori dhe peronalisht jam i habitur se si e ka gjetur rrugen drejt nje botimi publik kjo ndodhi

Submitted by f.k. (not verified) on

I nderuar Mustafa.

Strigas në disa botime të tij shfaq hapur denoncimin e tij se si shërbimet sekrete, grupet globale të interesit dhe nëntoka e ekonomisë dhe politikës okulte vendosën në këto vite që të trajtonin si domene të tyre Shqipërinë dhe Maqedoninë si vende “valvul” të kontrolluara dhe të mbështetura prej tyre. Janë dy shtete që janë në kufi me Greqinë,kësisoj dhënia e kësaj valence për Shqipërinë dhe Maqedoninë nga këto grupe okulte interesi, nuk mund të sillte ndonjë gjë të mirë për vetë Greqinë. Në këtë kontekst dhe nga kjo koordinatë i ka zhvilluar kryesiisht Strigas veprat e tij, të cilat i referohen kujtimeve si dëshmitar i dorës së parë në shumë takime, informative tepër sekrete të cilat i ka marrë për shkak të funksionit dhe lidhjeve, por edhe dokumenteve që ka shtënë në dorë përgjatë viteve. Duhen te dhena per te kuptuar me cfare statusi ka qene Sali Berisha aty. me sa me kujtohet behet fjale per vitet kur Partia e kishte derguar per specializim ne France. Ose ka qen nje besnik i dores se pare te enverit ose ka luajtur lojera te ndonje sherbimi me gjase atij serb ose francez, megjithese te dy keto sherbime kane shume pika ligjesh t perbashketa. Ose eshte perdorur per loje te dyfishte nga vete Enver Hoxha, gjera te zakonshme per nentoken e atyre viteve. Ne te gjitha rastet, Berisha eshte dikush qe Shqiperia ende nuk e ka te qarte se kush realisht eshte dhe pse u zgjodh pikeriht ai ne kthesen historike te 1990=s

Submitted by Blendi (not verified) on

Mendoj gjithashtu se fjalia e fundit ka kuptim; tani per tani, ndoshta per shume kohe, ose asnjehere nuk do t'a mesojme se cfare e ka shtyre Berishen plotesisht ne sjelljen e tij gjithe keto vite dhe se kush eshte ai ne te vertete.

Ardhja (me sakte prurja e tij) e tij ne krye te levizjes historike per mua deri tani ka vetem nje aresye: miqesia (ose njohja) me djemte e Enverit. Ata me siguri e pane si garanci per te mos perfunduar si familja e Causheskut. Fakti qe Ramizi me siguri dinte per keto lidhje  dhe nuk e "demaskoi" Salen ne vitin 1991 si pjese e Bllokut, kur ky i fundit uleriste si i nderkryer kunder PPSH-se me bind per kete gje. Publikimi i fotografive me familjen e djemve te Enverit do te mjaftonte per t'a diskualifikuar si disident e per t'i thene popullit qe ky eshte i yni e mos i besoni.

A jane ulerimat e Sales kunder Enverit te verteta apo thjesht teater, nuk e di. Kjo pasi Sala per mua eshte psikopat ne kuptimin e te semurit mendor dhe si i tille besoj se eshte i afte te beje cdo gje e te shese kedo; qofte edhe ata qe e vune ne krye ne fillim te ktheses historike.

Tung,

Blendi

Submitted by Hithri (not verified) on

More, pershkrim ma t'bukur nuk ke si e gjen dot!

Per mua ne ate kohe, as ka ditur ai malok se cdo te thoshte sherbime te fshehta. Ai ishte derguar me detyre si lake qe ishte, dhe i "parrezikshem", qe te merrte parate per sefat e Tiranes. I mjeri saluq ka qene kaq i frikesuar sa eshte ndjere njesh me token se po takohej me forcat e errta te europes: ka mendue i shkreti, " Mire se po e baj ket gja, po ca do mnodhi mue mrapa kur te shkoj ne Shqipni?', pranaj asht perkul asishesh. ha, ha, ha, kenaqem duke e perfytyruar me fytyre duke pare dyshemene e me fytyren e verdhe nga gjaku qe i ka vajtur ne fund te kembeve.........dheduke shtrengaur fort canten me pare qe i ka djeg duart deri sa e ka dorezuar tek i "zoti".....................nje skene e forte shekspiriane.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.