Kokalari: Selami u thoshte të gjithëve që Berisha është diktator

Postuar në 24 Shkurt, 2013 15:48

Shqiptaro-amerikani Gary Kokalari, në një intervistë për Ben Andonin te Java shprehet se ka “marrë konfirmime nga një burim shumë i besueshëm, i cili vërteton pjesëmarrjen e Shkëlzenit në një takim që lidhej me AEY.” Ai e ruan emrin e burimit por premton se këto detaje do të zbulohen në të ardhmen. Megjithatë, “shpërthimi i Gërdecit dhe artikuli i faqes së parë të NYTimes që e ekspozoi AEY, kanë ndodhur të dyja në Mars 2008 dhe fakti është që marrëveshja e AEY dhe ngritja e Gërdecit, si një impiant demontimi, ndodhi gjatë kohës së Marci Ries. Nuk është aspak sekret të thuhet që Marci Ries kishte një lidhje të ngushtë me Fatmir Mediun. Dhe, gjatë kësaj kohe, ka pasur dëshmitarë që kanë parë makinat e Ambasadës amerikane që shkonin e vinin në Gërdec” thotë Kokalari në këtë intervistë për Ben Andonin.

Në lidhje me rikthimin e Selamit, ai shprehet që i vjen keq që “ka arritur në një stad kaq patetik në jetën e vet.” Kokalarit ky i duket lajm i mirë, se tregon që Berisha është i dëshpëruar, po ashtu edhe Selami. Berisha kujton se do injektojë imazhin  e ndryshimit, duke mbuluar karakterin kriminal të regjimit të vet. Kokalari thotë se “Berisha e ndoqi Selamin nga Shqipëria e ai shkoi në drejtim të ShBA, si një qen me bishtin mes këmbëve.” Dhe rikujton një bisedë me Selamin ku ky i kish treguar se “Hajdari i kishte pohuar një të fshehtë, se besonte se Berisha do ta vriste” disa muaj para vdekjes së tij. Kokalari shperson që pas zgjedhjeve, Selami do të kthehet atje ku i takon në punën e tij në ShBA, “si shofer i thjeshtë, pas një timoni makine

k.c.

Comments

Submitted by Edi (not verified) on

ky kokalari eshte nje tip qe e shet veten shume shtrenjte, dhe gjithmone ne prag fushatash. Eshte maestro i lajmit scoop, dhe merr parà per kete sherbim.

Submitted by Anonim (not verified) on

Nuk është mirë të sulmohet personaliteti i Selamit. Njeriu ka të drejtë të përcaktohet poltikisht si të dojë dhe kur të dojë. Idetu mund të ballafaqohen me argumente dhe logjikë, por sharjet e Kokalarit janë për turp. Ne në Amerikë e njohim Kokalarin mirë.

Submitted by tom (not verified) on

U hodhen me vrap keta, me c'eshte mire e c'eshte keq....nuk mbulohet dot dielli me shoshe, o njerez. Pse nuk merreni me ujkun qe po shpartallon te gjithe vathen Shqiperi? Merreni me Kokalarin, ne vend qe te merreni me vertetesine e atyre qe thote.....hej, nuk ka ku shkon me, me mire heshtni...

Submitted by Xha Teme (not verified) on

Cfare beni zoterinj te Respublices. Kjo nuk eshte politike, qendrimi juaj ne raport me perfshirjen e Selamit ne politike po shoqerohet me nje urrejtje te paarsyeshme. Por nese sulmohet Selami per paaftesi, te cilin e kam takuar vet ne Columbia University, ku jepte mesim si pedagog i jashtem,  pra, e perserise, nese nje individ si Selami, i cili kurre nuk i ka futur shtepise se tij qofte edhe nje leke qe nuk e ka nxjerre me djersen e ballit, nuk qenka i vlefshem per kete vend, atehere kush mund te jete tjeter? Cfare lloj specie kerkon drejtimi i ketij vendi, apo duhet te vijne nga nje planet tjeter? Selami eshte nje burre me te vertete i edukuar,i urte dhe thellesisht i ekuilibruar; si i deshironi ju drejtuesit e ketij vendi, te jene revolucionare dhe jo evolucionar? Revolucionaret i kemi provuar dhe ua kemi pare hairin,atehere perse mos te provojme kete lloj politikani me mentalitet krejt te ndryshem nga ai ekzistues? Pse, si mendoni ju, do ndertohej europa e sotme demokratike nga revolucionar si Hitleri dhe Musolini, apo u ndertua nga De Gasperi dhe Konrad Adenauer me shoke? Dhe per te mos u zgjatur: a mund te perfytyrosh Mario Montin, Musolinin dhe Hitlerin nga njera ane dhe dy udheheqesit e partive tona kryesore, revolucionar te lindur,nga ana tjeter; me ke ngjajne me shume ne tubimet politike, me Mario Montin apo me ata dy te tjeret? Po Eduardi me ke ngjan? Ah, fatzeste ne per mendjen qe kemi. Se cfare provash te tjera duhet te jap ky fatkeq per te qene pjese e atdheut te tij, kete nje zot e mer vesh…

Submitted by Anonim (not verified) on

Jam shjume dakort me ty Xha Teme. Dhe mua me ka bere shume pershtypje ky shfrenim kunder Selamit qe eshte nje njeri i ndershem qe cdo gje ne jete e ka perballuar me djersen e tij jo si 90 te politikaneve ne te dy anet qe kane vjedhur. Mos valle figura me kembe ne koke e ka frikesuar kaq shume Ramen sa ka leshuar anatemat e tij tek ju dhe ju ka detyruar Sic tha Peza me  msg qe te shkruani kunder Selamit, sepse e shikon si rrezik per ardhjen e tij ne pushtet. Me vjen keq po te keni rene ne kete nivel. Se gazeta Dita dihet sec ben- do ti sherbej atij qe i jepe leket dhe te gjithe e dine se kush e financon Diten- Djali i nje deputeteje te PS- Po ju?Sa per kokalarin eshte bere si nje qen qe leh ne prag te cdo zgjedhjeje se mesa duket do te kap ndonje kocke nga cdo qeveri qe vjen- kur skap gje i hidhet kunder? Keshtu qe kot qe shkruani sec shkruan ai sepse per mua e ka humbur komplet vleren dhe ne Shqiperi spyet njeri hare se cfare shkruan ai.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.