Vdekja e Dritan Lamajt: Media ndriçon rrethana të vrasjes së tij

Burimet e informacionit janë në një mendje kur vjen puna tek disa detaje të ngjarjes së vrasjes së Dritan Lamajt, 41 vjeç. ish komisar policie në Kombinat, dhe prej disa javësh i emëruar shef i drejtorisë së kriminalistikës në policinë e shtetit. Balkanweb.com risjell në vëmendje disa konflikte të tijat me do biznese në Kombinat. Janë konflikte që kanë lindur për shkak të detyrës, dhe shtypi ka bërë publike para 4-5 muajsh një denoncim të bërë në adresë të tij. Por askush në shtyp nuk e shqyrtoi seriozisht atë denoncim për të marrë vesh se sa qëndronin pretendimet e ngritura.
Kanë zënë të bëjnë lidhje mes këtyre konflikteve dhe vrasjes së tij, por nuk ka asnjë provë për të bërë lidhje të tilla. Policia është vënë në veprim, dhe ka përjashtuar spekullime të kësaj natyre në këtë moment të parë. Dritan Lamaj është qëlluar afër shtëpisë së vet, diku afër KESH-it, teksa ka qenë duke dalë nga makina e tij private. Ka qenë terr i plotë për shkak të një black out-i, për të cilin gazetari Artan Hoxha thotë se zgjati aq sa duhej për të kryer krimin.
Në vend ngjarje kanë mbërritur shumë shpejt forca të policisë, të cilat e kanë gjetur duke dhënë shpirt nga plumbat e shumtë, që kish marrë në trup (site të ndryshme flasin për 10-15 plumba). Ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.
Re.Pu.
Comments
Krenohuni per Shqiperine,
<p>Krenohuni per Shqiperine, bjerini gjoksit me grushta, shkoni e kendoni xhamadanin vija vija, valvitni flamuret..........................jeni te gjithe hipokrita. </p><p>Shqiperia eshte kthyer ne nje varreze. </p>
Facebook-u i kryeministrit
Facebook-u i kryeministrit thote te kunderten...
Face-pa-buku
<p>Face-pa-buku</p>
Add new comment