Eduard Selami, lavazhier apo shitës makinash të përdorura?

Postuar në 24 Shkurt, 2013 11:12

Aleanca Kuqezi, në një meting në Prrenjas, akuzoi Berishën se mbylli minierat, duke shtuar papunësinë. “Kjo është qeveri që mbyll mineria e hap lavazhe”, tha Spahiu i AK-së.

Duke komentuar rikthimin e Eduard Selamit nga SHBA, Spahiu tha se “Ed Selami, që ka eksperiencë në lavazhet e Amerikës, ku e degdisi Berisha, mund të punësohet në Përrenjas si lavazhier, por jo si deputet”.

Në vitin 1994 Selami tentoi të unifikonte Kryeministrin me kryetarin e partisë, tha Spahiu, ndërsa 20 vjet më vonë, mbështet atë që e ktheu në lavazhier në SHBA.

Sipas gazetës Dita (http://gazetadita.al/19-shkurt-2013/ ), Selami ka punuar ne SHBA kryesisht si shitës makinash të përdorura, jo si lavazhier...
Re.Pu.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Si ka akoma guxim e del e flet ky Kreshnik mashtruesi qe spati turp e genjeu shtypin per titullin qe gjasme na mori.

Te punosh ne emigracion e te fitosh me djersen tende nuk eshte turp. ME vjen keq qe edhe ju te Respublikes qe jeni nje faqe e respektuar i beni jehone ketij sharlatani... Ndersa ky Kreshniku pasurohej me parate qe merrte  lart e poshte per te ndertuar kete sistem drejtesie qe krijoi e qe e kemi peshqesh sot, Eduardi si mijera e mijera shqiptare ( dhe jo pak prej tyre jane  te diplomuar e me tituj shkencor) bente nje pune te ndershme per te mbajtur familjen e tij. Puna nuk eshte turp zoterinj te Aleances Kuq e Zi. Vjedhja , mashtrimi e genjeshtra qe bete ju po eshte turp.

Ju lutem boll me kete vije goditje per Selamin se ofendoni me mijera emigrante te ndershem qe punojne per te perballuar jeten dhe qe ne nje menyre ose ne tjeter , po suportojne dhe ekonomine e shqiperise. Mos harroni se mbi 1 miliarde dollare hyn ne Shqiperi cdo vit nga mundi i ketyre emigranteve.

Une ndjehem shume keq nga sulm i ulet  dhe pa paprincip. 90 per qind e emigracionit shqiptar jashte punon me ore te zgjatura dhe ne pune te ndryshme... dhe keta njerez ne vendin e tyre kane qene mjeke, mesues, inxhinjere, gazetare, e te tjera e te tjera. Shume vite me pare takoj nje mik qe kishte emigruar ne Amerike i cili me tha qe nuk harroj fjalet e nje plaku Kosovar i cili me tha " Te marrte mbare Amerika mor djale".  Ne moment nuk e kuptova perse mi tha keto fjale, vazhdoi ai, por shume shpejt e kuptova sa te drejte kishte ky plak i urte.

Sa me shume te perpiqen ta sulmojne Selamin ne kete linje, aq me shume nder i beni atij. Mos harroni qe ska familje shqiptare qe nuk ka nje ose me shume pjestare te familjes ne emigracion, dhe qe e dine sa lodhen e sa punojne per te mbajtur familjet e tyre e per te shkolluar  femijet.

Submitted by Xhuxhmaxhuxhi (not verified) on

Z. Selami ka shitur makina te perdorura Kjo eshte pune e ndershme dhe z. Selami nuk ka se perse te perbuzet per kete. Shume prej nesh qe kemi emigruar nuk e kemi pasur te lehte ne fillim. Dallimi qendron ne ate qe disa qe kane pasur synime dhe kurajo e mendte kane arritur te ndertojne nje jete te suksesshme, e disa kane mbetur ne hapin e pare per shume vite. Ne kete aspekt, z. Selami, nuk ka deshmuar aftesi per te ndertuar nje karriere te suksesshme, por ka mbetur ne vend, gje qe mund te interpretohet si paaftesi. Edhe une qe jetoj ne Amerike mendoj se ai eshte nje i deshtuar, por ne fund te fundit kush i di me te vertete hallet e tij familjare? Prandaj do te ishte mire te mos perbuzej per punen qe ka bere, por te ngrihen pikepyetje perse kthehet ne Shqiperi pasi nuk ja doli mbare ne Amerike.

Submitted by Anonim (not verified) on

Perveç te tjerave te thena nga komentuesit me lart kjo eshte edhe nje injorance sepse ka sa te duash raste qe drejtes shteti kane punuar ne emigracion pune te rendomta. Preseidenti Sandro Pertini ka punuar ne Paris si bojaxhi. S'do ishte keq qe politikanet te benin pune prodhuese me shat ne dore, do tu zgjaste jeten duke u hequr dhjamin vdekjeprures qe kane grumbulluar.

Submitted by adriatik (not verified) on

Selami duhet te merrte shembull nga Kreshniku. Te punonte per Berishen, te trafikonte postet ne drejtesi dhe pastaj ti versulej ortodokseve dhe minoritareve per terror.

Submitted by Xha Teme (not verified) on

E kam thene edhe here tjeter, Spahiu ka per te ecur shume perpara. Eshte katerciperisht i shqepur nga ment e kokes. Thjesht pse eshte i tille suksesi ne kete vend eshte i garantuar. Populli yne, vetem pasi bindet perfundimisht se je i marre te ve ne krye. Nje popull qe i do ndryshimet brenda nates, ndjen kenaqesi te parrefyer kur e genjen. Popull si ne, qe ndjejme lumturi kur fusim koken ne zgjedhe si ata qete e zgjebosur, zor se mund te gjendet. Eshte per kete arsye qe ne ja kemi besuar dhe do te vazhdojme tja besojme jeten tone te marreve, revolucionarve qe premtojne pa dogane.
Por kam edhe nje pyetje: po me Eduardin c’pati, xhanem? Ju mbaruan, duket, se shari armiqte dhe tani ju hodh miqve. Zot na ruaj!…

Submitted by anonim (not verified) on

Selami u tregu legen politik, kjo ka rendesi.

Se Selami ka qene shofer apo lavazhier me burse Fullbright tregon aftesite e tij, por kjo nuk ka rendesi.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.