PS (kur të vijë në pushtet) deklaron se do të hetojë Berishën!

Postuar në 24 Shkurt, 2013 08:25

Duket sikur ajo që askush nuk mban shpresë të ndodhë, po ndodh. Dikush tjetër (përveç Spahiut) merr guximin të deklarojë se do të hetojë vetë... Berishën.

Dhe ai që e ka deklaruar ka qenë Taulant Balla. Sipas Shqip, Balla ka thënë në fjalën e tij që: “Në vendimet e para të qeverisjes sonë ne do të anulojmë kontratën e Lotarisë Kombëtare dhe do t’ia kthejmë atë publikut, kontratën e shitjes së katër HEC-eve dhe kontrata të tjera abuzive. Do të hetojmë administrativisht kontratat e privatizimeve të dështuara dhe do t’i kërkojmë Prokurorisë fillimin e procedimeve penale për çdo zyrtar, zëvendësministër, ministër dhe Kryeministrin.

Në këto shtatë vjet të qeverisjes së Saliut janë zhdukur nga Shqipëria 1.2 miliardë dollarë dhe po kaq të tjera janë dëm ekonomik. Qindra pasuri publike janë tjetërsuar në mënyrë të paligjshme me vlera qesharake. Prandaj ne do ta godasim ashpër korrupsionin, krimin ekonomik dhe evazionin fiskal për të financuar Rilindjen që Shqipëria meriton”.

k.c.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Keto jane vetem fjale dhe nuk hyjne shume ne pune. Aq sa e hetoi Berishen apo piramidet - qeverite Socialiste te pas 97'. Keta kurr nuk do te hetojne njeri-tjetrin. Ky tashme eshte nje kod i vjeter etik qe ka hyre dhe mbahet me "korrektesi" ne politiken Shqiptare.

Sa here ka folur Berisha - se do te hetonte G99 dhe Mjaft-in per financimet dhe zhdukjen e parave te tyre (miliona dollare). Dhe gjer me sot - asnje qeveritar i Berishes nuk ka guxuar te coje ne Prokurori asnje nga eksponentet e G99 dhe Mjaft-it.

Sa here ka folur Berisha per pallatet e Edi Rames dhe bandes se tij (Pezes, cunat e Vali Leskes, apo djemt e Arta Dades) - dhe prape se prape asnje nga PD-ja nuk ka cuar ne prokurori asnje prove kunder tyre.

Po per djalin e Gramoz Rucit - qe eshte arrestuar me qindra here, ka shtypur dhe shperndare droge - edhe prap-se-prapi asnje denoncim nga PD-je na prokurori per te.

Te gjitha keto behen sepse PD-ja dhe Sala e din mire qe "kodi i etikes" do te mbahet dhe nga PS-ja; dhe asnje nuk do te guxoje te preke bijte e Saliut apo pronat e Genc Rrulit apo milionat e Lul Bashes.

Mjere Shqiperia !!

Submitted by asd (not verified) on

Per fat te keq te atyre qe shpresojne tek "Rilindja" bashkohem edhe une me mendimin e komentuesit Anonim. Eshte e qarte qe nuk do te ndryshoje asgje sepse duhet te fillojne te vetembyllen ne burg... S'na mbetet vecse te qeshim me premtimet ne ere... e te ruhemi mos hame ndonje "plumb".

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.