Jo 50 milionë? Po sa? 7 milionë...

Besnik Mustafaj në të përditshmen Panorama shkruan mbi gjyqet për shpifje mes politikanëve, duke vënë në shënjestër mungesën (te gjyqtarët) e asaj që iluministët e quanin “fryma e ligjit”. E ka fjalën për dënimet me shuma të ndryshme parash në gjyqe të tilla. “Kjo lloj larje hesapesh si nga paditësit politikanë, ashtu dhe nga gjykatësit tanë, është e padëgjuar në Europën demokratike dhe i lë pa mend vëzhguesit e paanshëm të Drejtësisë shqiptare – shkruan autori dhe shpjegon:
“Në mënyrë aksiomatike, kudo në botën demokratike, politikani i vërtetuar nga gjykata si shpifës dënohet në mënyrë simbolike, le të themi sa për shembull: një euro apo një dollar. Dhe kjo praktikë e drejtësisë ka shpjegimin e vet. Politikani që çon para drejtësisë kolegun e vet apo dikë tjetër publikisht i njohur për shpifje, ndien se besueshmëria e tij para opinionit publik është cenuar. Drejtësia i heq atij njollën, pra i kthen edhe besueshmërinë, ndërkohë që njolla i mbetet shpifësit. Ndërsa te ne nuk ndodh kështu. Gjyqtarët tanë, për të cilët Hasan Zyko Kamberi dyqind vjet të shkuara do të thoshte se “ia dinë kimenë parasë”, edhe dëmtimin e besueshmërisë publike të politikanëve tanë e ndreqin me një dorë para.... Gjyqtarët tanë e kthejnë në pazar, e banalizojnë dëmshmërinë shoqërore të shpifjes – jo 50 milionë? Po sa? 7 milionë – edhe këtë lloj drejtësie kaq specifike, sepse janë në simbiozë me politikën, janë nga i njëjti brumë.... Sipas mendjes sime, në fjalë të fundit, paditësi ka fituar para, por jo gjyqin. Dhe vepra e dënueshme e shpifjes ka mbetur jashtë vëmendjes së opinionit publik, që do të thotë se gjykata nuk ka mbajtur parasysh atë që iluministët e quanin “fryma e ligjit”, sado që pa frymën e ligjit nuk ka shtet të vërtetë ligjor...” A.N.
Më shumë:
http://www.panorama.com.al/2013/02/21/drejtesi-acik/#ixzz2Lc61u1MV
Comments
Te jeni te bindur se gjobat
<p>Te jeni te bindur se gjobat ndahen me gjykatesit, pra, gjykatesit shperblejne veten ne menyre korruptive. Pse ore njerez, nje EURO si do e ndante perfituesi me gjykatesin? Maskaralleqet e rendit kapitalist shqiptaro - berishian ................</p>
Add new comment