Italianët kanë filluar të votojnë; ndërsa Berlusconi theu dje heshtjen elektorale

Të premten, në orën 24.00, filloi heshtja elektorale në Itali, dhe siç është e udhës e siç ndodh gjithmonë, televizionet nuk transmetojnë lajme politike deri në hapjen e kutive të votimit (përjashtohen takimet institucionale, dhe momentet kur udhëheqësit politikë shkojnë të hedhin votën). Mirëpo, këtë traditë e këtë praktikë ligjore të heshtjes elektorale e ka dhunuar Silvio Berlusconi. Ai ka bërë një vizitë në qendrën sportive të Milanit në prag të derbit të sotshëm Milan-Inter, dhe aty nuk e ka patur pwr gjë të flasë për politikë. Dhe çfarë politike! “Gjyqtarët italianë (jo ata të futbollit, kuptohet) janë një mafie më e ndyrë se sa mafia vetë”, citohet të ketë thënë.
Për shqetësimin që lindi pas këtij dhunimi flagrant të rregullave, Il cavalliere pati një përgjigje të thjeshtë: Nuk kam dhunuar asnjë rregull. Asnjë prej eksponentëve të rëndësishëm politikë, megjithatë, nuk doli në shesh për t’i dhënë një përgjigje. Ndoshta ngaqë janë me idenë se është hera e fundit që e bën këtë. Nuk janë të paktë ata që mendojnë se “ai do të dalë i humbur nga këto zgjedhje, e nuk do të jetë më protagonist bujëmadh i jetës politike aty”. Kanë të drejtë?
Re.Pu.
Comments
Shpresoj te kene te drejte se
<p>Shpresoj te kene te drejte se ndryshe e mori lumi Italine...</p>
Po ku e ka thyer
<p>Po ku e ka thyer heshtjen apo pse ka thene qe gjykatesit ne Itali jane te korruptuar?Clidhje ka me zgjedhjet gjykatesit? Mos duhet qe nje politikan ketu tek ne ne diten e zgjedhjeve te mos flase se furri i bukes se lagjes se tij se kishte bere te mire buken? Qofsha i gabuar por sbesoj se qenka thyer heshtja elektorale.</p>
Kësaj i thonë hajduti bërtet
<p>Kësaj i thonë hajduti bërtet të kapin hajdutin</p>
Add new comment