Fushata antigjermane e Berlusconit

Silvio Berlusconi po bën fushatë me parrulla antigjermane - është thelbi i raportimeve të medias gjermane mbi fushatën elektorale në Itali. "Cavaliere" (siç i pëlqen Berlusconit që ta quajë veten që prej marrjes së një medaljeje merite), nxit në mënyrë të përsëritur atmosferën kundër Gjermanisë. Angela Merkel, sipas tij është përgjegjëse, që BE i ka vendosur një kurs kaq të ashpër kursimi Italisë. Rritja e taksave, shkurtimet e buxhetit, kriza ekonomike, për të gjitha fajin e ka Merkeli.
“Këto sulme populiste ai mund t`i përhapë në rrjetin e tij të televizioneve 24 orë rresht. Për këtë ai ka një forcë shumë të madhe manipuluese; nuk ka shumë njerëz, që të kenë kohën e duhur dhe njohuritë e duhura, për t`iu kundërvenë atij – thotë studiuesi i shkencave politike, Angelo Bolaffi, në një bisedë me Deutsche Ëellen dhe më pas analizon raportin Merkel-Berlusconi: “Marrëdhënia midis Merkelit dhe Berlusconit ka qenë gjithnjë e tensionuar. Të dy i takojnë partive konservatore. Por kur takohen me njëri tjetrin, përzemërsia, që përpiqen të tregojnë, bën efektin e kundërt. Duken si dy kushërinj të largët. që do të donin më mirë të mos takoheshin me njëri tjetrin. Vendosen për fotografinë në grup me një buzëqeshje, që e bëjnë me zor. gjendjen edhe më të vështirë. Ata të dy nuk janë në gjendje të flasin me njëri tjetrin, as personalisht, as në politikë. Kjo luan një rol të madh; ata nuk kanë besim tek njeri tjetri."
Kurse kryetari i Komisionit për Politikën e Jashtme në Parlament, Ruprecht Polenz tha për gazetën Süddeutsche Zeitung (SZ): "Italisë i duhet një personel udhëheqës politik, që të jetë i lidhur me të ardhmen. Dhe Berlusconi nuk është sigurisht i tillë". Berlusconi nuk pret të bëhet sërish kryeministër, por me 20 përqind të votave, ai mund të marrë një rol të rëndësishëm në krijimin e qeverisë. Ne.Su.
Comments
Ju te shkrete qe shkruani

Ju te shkrete qe shkruani kundra Berluskonit pse ai eshte kunder Merkelit mjafton te degjonit dje tek rai 1 tek emisioni i Bruno Vespes dhe tek rete 4 se cfare thoshin shume e shume bankiere per ceshtjen e Atako sulle bance italiane nga ana e bankes qendrore gjermane ose Doice Bank dhe bankave te tjera si ne Angli. Prandaj mos i qani hallin kaloresit se i varen kembet por shikoni hallin tuaj.Ky Bolaffi qe shkruan kunder Berluskonit duhet ti vije turp sepse eshte edhe italian dhe ne vend qe te mbroje Italine i lepihet Merkelit njelloj si te majtet ketu tek ne qe per inat te vjerres shkojne e flene me mullixhiun.

BELUSCONI KA TE DREJTE JU

BELUSCONI KA TE DREJTE

JU MUND TE SHKRUANI KUNDER BERLUSCONIT POR MERKEL PO I BEN GROPEN EVROPES DHE BERLUSCONI E KA KUNDERSHTUAR GJITHMONE KETE.

TE PAKTEN BERLUSCONIT MERKEL S'JA FUT DOT

Add new comment