Ata popuj që nuk njohin të kaluarën, me të gjithë tmerret e saj, janë të detyruar t’i rijetojnë ato - thotë Bashkim Shehu

Postuar në 20 Shkurt, 2013 15:58

"Loja, shembja e qiellit", titullohet romani më i fundit i Bashkim Shehut, të cilin autori e ka promovuar në mjediset e Muzeut Historik Kombetar. Ky është vetëm një prej librave që djali i ish-kryeministrit, Mehmet Shehu, ka shkruar, po sipas tij ka qenë më i vështiri për të. “Ata popuj që nuk njohin të kaluarën, me të gjithë tmerret e saj, janë të detyruar t’i rijetojnë ato. Duke e krahasuar me romanët e tjerë, ky është më i vështiri që kam shkruar, sepse i referohet ngjarjeve konkrete historike”, deklaroi autori Shehu.
Sipas studiuesit Pirro Misha, romani paraqet me realizëm një tablo të qartë të Shqipërisë së atyre viteve. “Libri mund të lexohet në plane të ndryshme nga ata që e jetuan atë periudhë dhe edhe të rinjtë që janë kureshtarë të mësojnë të shkuarën. Brenda tij gjendet një mikrokozmos i viteve 1970-80”, tha Misha.
Personazhi kryesor i librit, i cili rrefen nje histori ne veten e pare, eshte fiktiv, por ne fakt historia e tij ka nje ngjashmeri te madhe me ate te vete shkrimtarit. Ne te rrefehet per Aleks Krasten, nje i ri qe pasi ka provuar anen me te mire te sistemit komunist, edhe prej pozites se te atit, nje funksionar i larte ushtarak,e gjen veten papritur ne anen e kundert. Libri sipas autorit ka nje pluralitet leximesh dhe mesazhesh dhe nderthur edhe ngjarje historike mbi persekutimin e klerit katolik ne Shqiperi te frymezuara edhe nga kujtimet e At Zef Pellumbit. (T.CH.)

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Pse nuk kërkon të falur për krimet e babait? Pse nuk kërkon të falur që ke qenë i privilegjuar? Pse nuk na e tregon ti të kaluarën si ka qenë? E kaluar e dhunës që është bërë nga babai yt dhe shokët e tij. I ati yt u hëngër nga gangsterët dhe lloji i tij, por ne vuajtëm nga ju.

Submitted by Edi (not verified) on

Those who cannot remember the past, are condemned to repeat it. George Santayana, më 1917, e ka bërë për vete këtë thënie të Bashkim Shehut në librin e vet The Life of Reason. Është e trishtuar të shohësh edhe sot, pas shumë vitesh, se merita më e madhe e Bashkim Shehut, ka të bëjë me faktin se është i biri i Mehmetit. Bashkimi nuk na serviret si një shkrimtar, përkthyes, etj., por në krye të herës si djali i ish-kryeministrit.

Submitted by Adriatik (not verified) on

Mehmeti do ishte ne gjykaten e Hages per krime lufte po te ishte gjalle sot.

Submitted by Ekerem (not verified) on

Me sa di une, sapo doli nga burgu, njezet e ca vjet me pare, Bashkimi ishte nga te paret qe denoi te atin si nja nga arkitektet e  diktatures.

Submitted by Ekerem (not verified) on

Me sa di une, sapo doli nga burgu, njezet e ca vjet me pare, Bashkimi ishte nga te paret qe denoi te atin si nja nga arkitektet e  diktatures.

Submitted by rolandb (not verified) on

E keqja e Shqiperise dhe shqiptareve eshte se ose u treguan shume zemergjere, ose shume naive, me keta mbeturinat e barbareve hoxhisto-shehist. [censuruar]

Submitted by Leonardo (not verified) on

Dhe ne jemi një popull i tillë që harojmë shumë shpejtë të djeshmen prandaj jemi këtu ku jemi dhe nuk duam të mësojmë nga historia

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Un nuk jam komunist, prandej nuk jam kundra te birit te kriminelit Mehmet Shehu vetem se ai asht i biri.

Un pergezoj shkrimtari Bashkim Shehu per kete mesim qe na jep:

Ata popuj që nuk njohin të kaluarën, me të gjithë tmerret e saj, janë të detyruar t’i rijetojnë ato

Asht i vetmi bij komunistash qe ban me shkrim dhe publikisht kete konkluzion.

Natyrisht mendimi ti tij asht nji koncept i pakufizuem ne kohe, dmth vlene jo vetem per periudhen e shkurte 50 vjeçare te diktatures kriminela komuniste, por edhe per periudhen e gjate pese shekullore te ushtimit turk-osman, me te cilin shume shiqiptar o per lidhje gjaku o per lidhje fetare jane te lidhun me ate pushtim.

Z.Bashkim ju mbeshtes plotesisht per mendimin tuej, te cilin sot nuk po e thote askerkush ne Shqipni as ne mbar trojet shqiptare.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.