Nuk kam qeveri hije, praktikë që s’funksionon në Ballkan – thotë Rama dhe flet për politikën e jashtme dhe Turqinë

Postuar në 19 Shkurt, 2013 12:25

Kreu i opozitës Edi Rama ka dhënë një intervistë për “Radio Radicale”, ku ndër të tjera pyetet nëse ka gati një qeveri hije, çfarë do të ndryshonte në politikën e jashtme pas ardhjes në pushtet dhe se çfarë mendimi ka për Turqinë. “Duke konsideruar se i fitoni zgjedhjet mund të na thoni nëse e keni gati listën e ministrave me të cilët do qeverisni, domethënë një “qeveri hije” si në praktika të ndryshme evropiane? – është njëra nga pyetjet dhe Rama përgjigjet:  “Jo nuk e kam! Praktika e “qeverive hije” nuk është evropiane, por anglo-saksone e cila nuk funksionon në botën e mesdhetare. Mendo sa mund të funksionojë në botën e Ballkanit”.

Më pas vijnë dy pyetje lidhur me politikën e jashtme:

Gazetari: Nëse do te vini në pushtet do të ketë ndryshime në politikën e jashtme socialiste? Duke konsideruar këtu që dinamika globale është duke ndryshuar dhe nuk mund të thuhet që nuk ka probleme...?

Edi Rama: Unë besoj që praktikisht nëse ka një gjë e cila ka nevojë të konsolidohet dhe jo të ndryshohet, është politika jonë e jashtme. Është një gjë një veprimtari që e kemi bërë mirë gjithmonë. Ka qenë politika e jashtme që ka bërë që Shqipëria të shihet si një vend që ja del të sillet në mënyrë të përshtatshme me rrethanat edhe nga më të vështirat në rajon. Nevojitet të shihet çfarë mund të përmirësohet në këtë drejtim në të gjitha këto pikë-pamje, por padyshim që nevojitet të konsolidohet ky qëndrim i Shqipërisë: një vend që përfaqëson dëshirën e mirë për paqe dhe stabilitet në rajon. Jo ndryshim kufijsh në Ballkan, integrimin evropian të tij, bashkëpunim me të gjithë.

Gazetari: Po nëse flasim konkretisht për një aktor dhe faktor të rëndësishëm gjeopolitik siç është Turqia... Unë si vëzhgues i vëmendshëm i zhvillimeve në rajon dhe veçanërisht në Shqipëri shoh një prani dinamike të Turqisë në vend, prani sa ekonomike ashtu edhe kulturore. Dhe ai vend ka një rol të diskutueshëm nga pikë-pamja evropiane. Nëse do kemi një qeveri “Rama” cili do jetë pozicionimi i Tiranës karshi saj?

Edi Rama: Nuk ka asnjë dyshim që Turqia përfaqëson një fuqi kulturore dhe ekonomike pozitive jo vetëm për rajonin tonë por edhe për një diagonale shumë më të madhe. Besoj që duhet shkuar përpara. Do shihet si mund të nxisim kooperimin ekonomik dhe çfarë duhet të bëjmë që të forcojmë lidhjet tona në të gjitha aspektet. Mbi këtë nuk ka asnjë dyshim. (a.n.)

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Rama thote:

1-"...Jo ndryshim kufijsh në Ballkan, integrimin evropian të tij, bashkëpunim me të gjithë...." - E sakt

2-"..Turqia përfaqëson një fuqi kulturore..." - E gabueme, sepse bjen ne kundershtimi me thanjen e siperme ".. integrimin evropian ...".

Submitted by L (not verified) on

Po Rames nuk i ka ngelur ora akoma Paul. Ti shih me mire te hash ndonje dreke te mire andej nga apeninet, futi dhe nje gote e ca brockulla prapa.

Submitted by Eri (not verified) on

Lere Paulin se eshte akoma ne kohen e kryqezatava i shkreti, kujton se po lufton per Krishtin. Ik o Paul lutu per papen e ri qe te mos kete ndonje skandal te fshehur si ai i vjetri (psh. te mos kete qene nazist apo pedofil) se do e heqin dhe ate e pastaj e mori ferra uraten. Rama ka folur shume bukur, njohes i realitetit, shfrytezues i oportuniteteve ekonomike ne favor te Shqipetareve.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.