Eduard Selami në 'ditë të hallit' me jetën në SHBA?

Dalja më e fundit e Eduard Selamit në KLAN i bëri shumëkujt përshtypje dhe çudi, nisur dhe nga qëndrimet kritike të Selamit ndaj Berishës në 17 vitet e fundit. Por ajo çka shkaktoi diskutime të zgjatura ishte përpjekja për të gjetur motivet e vërteta që e bënë Selamin të bënte këtë ndryshim trajektoreje të papritur. Disa folën për ftesë të beftë dhe këmbëngulëse te Berishës, me qëllimin për të penguar negociatat e Selamit me partinë e Bamir Topit. Të tjerë folën për një “shqisë të gjashtë” të Selamit, i cili ka gjetur momentin më të përshtatshëm për të “futur këmbët” dhe për të luftuar për drejtimin e PD në këtë fund të mandatit të dytë e të shumëkonsumuar të demokratëve. Pati dhe nga ata që kapërcyen shumë me imagjinatë duke e shpjeguar mbërritjen e Selamit, si një “direktivë amerikane” etj. A mund të ketë shpjegime të tjera për të mbërritur te shtysat e kësaj lëvizje të Selamit?
E perditshmja “DITA” ka botuar sot informacione mbi jetën e Selamit në Shtetet e Bashkuara në dy vitet e fundit dhe rezultati është befasues: Selami duket në ditë të hallit. Gazeta në fjalë ka botuar faksimile të një dënimi gjykate amerikane ndaj Selamit, i cili është paditur për mosshlyerje të faturës për një shërbim dhëmbësh, e më tej një tjetër facsimile vendimi gjykate ku Selami rezulton i divorcuar dhe i nxjerrë jashtë nga shtëpia. Historia e botuar nga dita tregon një Selam krejt tjetër nga miti i krijuar në Tiranë (edhe emrin e ka të ndryshuar në Edward Selamaj). Sipas gazetës historia në fjalë zbulon arsyen e vërtetë banale të ndryshimit të papritur në qëndrimet ndaj Berishës.
“Nuk është një histori private e Edwardit apo Eduardit, aq më pak eshte e tille kur bëhet fjalë për një person që nesër do jetë ligjvënës. Eduardi në fakt ngjason me të tjerë shqiptarë, më pak të njohur se ai, por njësoj të dëshpëruar e të papunë që shkojnë tek lokali poshtë LSI-së apo tek lokali ngjitur me Bashkinë e Kamzës ku rri Xhelal Mziu, me shpresën se “partia” do t’ua gjejë “një vend” e në këmbim shesin shpirtin e dinjitetin. Vetëm se në rastin e Eduardit, banaku ku u mbështet nuk ishte ai i Mziut, por ai i Fevziut, ndoshta i vetmi privilegj ky që i ka sjellë e kaluara e tij si ish-drejtues i lartë i Partisë Demokratike, e cila mund ta pranonte Selamin në kohë dhe në rrethana të tjera. Por jo. Berisha i do të tillë, njerëz të thyer e të nevojtosur – shkruan Dita në editorialin shoqërues të këtij artikulli. a.n.
Artikulli i plote i Dites: http://gazetadita.al/19-shkurt-2013/
Comments
Hallet zgjidhen ne Shqiperi,

Hallet zgjidhen ne Shqiperi, boll qe te kesh akses ne politike...

Turpi i botes !!! Na vine ne atmemedhe te gjithe ata 'rrenjedale' qe mbeten ne pike te hallit, pasi sa te kemi te parin tone i pret me preherhapur djemte qe nuk bene prokopi neper boten iluministe kapitaliste, duke u dhene ne dore 'zarin' e fatit me deputetllek, perkthyer ne shqip maskarrallek, pasurillek, imunitetllek, hamshorllek, tangarllek, pordhellek, historillek, respektllek, hajerllek,...me kete dynjahllek mund te besh dhe sketeren parajsellek...

Ejani, o 'shkerdhata' ne atmemedhe kur te mbeteni ne buze te gremines, pasi ne u japim 'litarin e shpetimit' pasi jeni 'dhjetorista', vecse po nuk u treguat te kujdesshem litari do ju behet lak, lak me shume nyje, qe s'do kete bir nane t'a zgjidh...

Selam, beju 'selam' atyre qe te lane, nuk eshte per ty ky vatan...shushunjat dot nuk i mban !

Ej si tallen bijte e tu moj Shqiperi ! Ikin bredhin boten mbare me misse krahut vare, dhe kur mbeten pa nje dyshke bejne si te marre dhe u dhimbset mileti i pare...

Ku-ku m'i nene!!!Gjynah qumeshti qe u ke mekuar ! Me mire ne dore te 'djallit' i kishe dorezuar!

Ku do behesh kandidat, o Selam, qe te vije dhe une te te peshendes 'selam, s'e na vdiqe aman' !!!

Mjerene, qe mente na i kane ngrene qente !!!

Dhjetoristat jane nje bande

Dhjetoristat jane nje bande dhjaksish qe dolen ne protesta kur Ramizi i kishte liberalizuar edhe ekonomine edhe fene edhe politiken.

E kemi fillu mbrapsht tranzicionin, e kemi fillu me leje dhe bekim te Ramizit, prandaj do te shkoje kshu si po shkon.

E ke per te gjithe? Nuk ben

E ke per te gjithe? Nuk ben asnje perjashtim?

Pershendetje Tani97! Ke te

Pershendetje Tani97!

Ke te drejtë, nuk e kam per te gjithë sepse do i hyja në gjynah shumë vetëve që patën kurajon te përballeshin me fanatikët e diktaturës (dhe ishin akoma të shumtë) edhe pse në letër kishte ndryshuar.

Inatin e kam me shumë vetë që sot shfaqin si të vetmin kredit të tyre pjesëmarrjen në demostratat e dhjetorit. Njoh ca ish-bashkëpunëtorë të cilët bashkëpunonin për shkak të "biografisë së keqe", që në 90 u bënë demokratë të flaktë dhe kjo ja zbeh shkëlqimin asaj ngjarjeje. Shumica e këtyre mbështesin akoma Saliun sot.

Por a nuk eshte e vertetë që Ramizi pati shumë dorë në organizimin e lënies së pushtetit dhe në vendosjen e këtij qe kemi sot 23 vjet me vonë kryeministër? Standarti u vendos kur një sekretar partie u bë kryedemokrat.

Për Selamin dhe jetën e tij private nuk them dot gjë. Por në jetën e tij publike ai po vazhdon një traditë të keqe të nisur më parë nga të tjerë. Nuk është as i pari e as i fundit.

Dyshimet qe ti shpreh jane

Dyshimet qe ti shpreh jane normale per situaten qe eshtet krijuar sot ne Shqiperi. Por ne duhet te jemi me te afte se kaq perpara se te ngaterrojme njerezit.

Ne dhjetorin e 1990 pati pjesemarres nga te tera palet popullore. Pati njerez te thjeshte jashte rregjimit te Alise ashtu si pati edhe njerez te ketij rregjimi ashtu sic pati edhe oportuniste te ndryshem. Pak a shume si ne cdo aktivitet njerezor. Duhet te jemi te afte te bejme dallimin midis ketyre njerezve. Se pari mbi ate qe jane te dyshuar fort si te Ramizit. Psh. ne kete kategori ke Berishen, Gjinushin (ky nuk eshte dhjetorist ne sensin e PD-se), Hajdarin, Selamin, Ceken, Bashkurtin, Imami etj. Perse them qe keta kane qene te Ramizit. Se pari Gjinushi, Berisha e Bashkurti erdhen ne ate rremuje posacerisht dhe te deklaruar si te Ramizit. Berishen e ke tek incizimi i famshem ne qytet Studenti. Keta dy te tjeret e thone vete. Hajdari e Selami jane te dyshuar si te tille ne vite ne ambientet e PD-se, here pas here edhe te akuzuar nga vete Berisha si te tille (sidomos Hajdari). Ceka e ka treguar me vepren e tij ne vitet 1997-1999 senga cili brum vinte, e tregoi me 21 shkurt 1991, dhe e ka treguar me sjelljen e tij karshi Berishes ne keto vitet e fundit. Eshte sjellja tipike e atij qe ka "skelete ne dollap" dhe qe qendron gati ketu perpara mjeshtrit te tij. Imami eshte si Ceka pa pike ndryshimi. Madje gatishmeria e ketij ne keto 4 vitet e fundit ne rolin e Ministrit te Mbrojtjes heq cdo dyshim. Ne grupin e komisionit nismetar te PD-se ke edhe disa emra te tjere te rendesishem per nga historia e tyre ne PD apo ne qeverisjen e PD-se (ose qe publiku i gjere akoma i mban mend). Jane Pashko, Ruli, Meksi, Shinasi Rama dhe Prec Zogaj. Per Pashkon, nga aq sa di une personalisht me vjen te them qe nuk ka qene i derguar i Alise, pavaresisht faktit qe i ati ishte person me shume peshe ne Byrone Politike. Ruli e tregoi veten ne keto vite kthim tek Berisha dhe nuk ia vlen te harxhosh ndonje fjale pervecse: fuks. Meksi eshte i vetmi per te cilin eshte thene publikisht qe kishte dosje si i ndjekur i sigurimit qe ne vitet 80, keshtu qe nuk ngelin dyshime mbi faktin qe nuk vinte nga grupi i Ramizit. Kete e konfirmon edhe Hajdari ne parlament ne 1992 dhe te tjera here. Per Shinasine eshte folur pak ne keto vite duke qene se ai nuk ndodhej ne Shqiperi per shume kohe. Por per ate, si dhe per Meksin bashke me te, dalin ne pah disa aspekte interesante mbi krijimin e PD-se ne vend te krijimit te nje levizjeje studentore (sic kerkonte Imami, Hajdari e Berisha). Ne sherrin qe perballe Meksin me Berishen ne 11 dhjetor pasdite dhe 12 dhjetor paradite mbi emrin e partise Shinasiu eshte deshmitar shume interesant mbi rolin e Hajdarit si bllokues i turmes se studenteve tek zona e Liceut. Hajdari u tha studenteve qe donin te zbrisnin ne qender per te perfshire edhe popullin e Tiranes, qe ai deri tek Liceu kishte leje te zbriste. Kete version te Shinasiut e konfirmon edhe Gjinushi ne nje interviste te dhene diku nga 12-13 dhjetori 2012. Gjinushi konfirmon edhe sjelljen kurajoze te Shinasiut kundrejt grupit Berisha-Hajdari. Arsyeja qe u pranua propozimi i Meksit (i ndjekur pjeserisht nga Pashko e Ruli me te cilet ai kishte njohje qe prej vitesh) si PD ishte thjesht se ky i fundit i kercenoi qe "nqs nuk jeni dakort per kete emer nuk ka problem se une dhe te tjeret (pervecse Berishes, Imamit, Hajdarit dhe studenteve qe i ndiqnin) shkojme tek Poligrafiku ku jane 10000 tiranas te mbledhur gati per parti". Ngelet Prec Zogaj por ky e ka pranuar vete qe ka qene spiun i sigurimit pavaresisht se pa aktivitet ne kurriz. Anetaret e tjere te komisionit nismetar pothuajse nuk njihen ne publikun e gjere dhe eshte e gabuar per mendimin tim t'i analizojme me aq sa pak dihet per ta.

Pastaj vijme tek populli i gjere i dhjetorit si dhe tek studentet e dhjetorit. Eshte e pamundur te besh dallime mbi keta per aq kohe sa me vone nuk jane perzjere ne politiken e metejshme te PD-se. Pastaj vijme edhe tek pjesemarresit aktive te politikes se PD-se ne vite qe nuk kane qene aktiv ne dhjetorin e 1990. Keta do t'i gjykoja kryesisht me metrin e perulesise ndaj mjeshtrit Berisha. Pjesa me e madhe i ngeli besnike tere kohes. Ata qe u rebeluan ne vitet 1991 (Ceka), 1992 (Imami, Pashko), 1994 (Ruli), 1995 (Shehi, Selami etj), 1997 (Shehi e plot te tjere) jane kthyer te tere tashme. Me kthimin e "vonuar" te Shehit e Selamit ngelin jashte grupit inicial drejtues te PD-se vetem dy emra (dhe qe akoma jane aktive ne shkrime e intervista publike): Meksi e Rama. Shinasi Rama sidomos keto dite nuk i ka kursyer asgje Selamit per kthimin e tij tek Berisha pas 18 vitesh. Nderkohe qe Meksi akoma nuk eshte shprehur mbi kthimin e Shehit tek Berisha javes se kaluar.

Kjo eshte nje permbledhje e shkurter mbi grupin drejtues te PD-se se dhjetorit 1990 e tutje ne ato fillime. Eshte histori e komplikuar, duhet te mbedhesh shume materiale e shume intervista, te shohesh ato qe nuk jane kontradiktore ne kohe. Cfare eshte kontradiktore? Po ja per shembull, ke Blendi Fevziun qe ne librat e tij te viteve te fundit ndryshon cdo gje qe ka thene ne librin e tij te 1993. Ke Edi Ramen qe perpara dy vitesh, me 8 dhjetor 2011 (a e mbani mend kur festohej 12 dhjetori vite perpara, pastaj Sala e afroi daten si e si qe te perjashtonte daten 12 sepse ate dite pati vetem rol negativ?), tregon qe paska qene i pari qe ka folur per kategorine e te persekutuarve politike ne ate dhjetor 1990. Eshte nje mashtrim i paster sepse ekziston origjinali i fjalimit te lexuar nga Prec Zogaj me date 13 dhjetor 1990 dhe eshte i pari fjalim i mbajtur per ate ceshtje.

Ne cdo rast, ngelet pune e historianeve, dhe jo e politikaneve. Cilet historiane? Jo keta te Berishes por te tjere. Kur? Po kemi akoma pa sqaruar pavaresine, keshtu qe nuk ka nxitim :).

Ciao!

Faleminderit për mundimin për

Faleminderit për mundimin për komentin e detajuar.

Të gjithë mundohet të dalin heronj pas beteje, por siç e the vetë nuk mund të vendosen në një peshore Imami dhe persona si Sh. Rama.

Ti o historiani i Dhjetorit

Ti o historiani i Dhjetorit mesa kuptoj e ben ndarjen te tille, ato qe jane me Salen sot ishin te Ramizit atehere, dhe ato qe akoma jane kunder sales ishin idealistet e vertete. Shiko mos te ndryshon prape lista sic jam i sigurte qe te ka ndodhur me dhjetoristin Selami se fundmi.

Harrova dicka mbi zgjedhjen e

Harrova dicka mbi zgjedhjen e nje sekretari partie si kryedemokrat. Kjo eshte e keqja e votes dhe e manipulimit te saj. Por edhe e keqja e nje populli qe nuk ka respekt per veten e tij dhe nuk ka memorie. Ashtu si edhe sot shume pak socialiste qe guxojne te kritikojne Ramen apo zgjedhjet qe ai nuk realizon kurre ne PS pavaresisht se i ankohet Berishes se vjedh ato kombetaret (megjithese jane shtuar disi kohet e fundit). Kam pershtypjen qe te tille probleme do te kemi akoma ne panoramen politike shqiptare per vite te tera, te pakten 10-15 vite. Te vetmen shprese e kam tek ekonomia, e cila sa me keq te shkoje aq me shume do te shtrengoje pulsin e njerezve dhe ndoshta, e theksoj ndoshta, mund te rebelohet. Dhe kesaj here shpresoj per se mbari, dhe jo pergjysem si ne 20 shkurt 1990 apo ne 1997.

Ciao!

Ke shume te drejte, kaq

Ke shume te drejte, kaq shume i kishte liberalizuar sa vriteshin njerez ne kufi apo demonstruesit ne Shkoder per te mos folur per dhunen e ushtruar ndaj shume njerezve ne kohen e hyrjes neper ambasada.

o zoti "hapu", seriozisht e

o zoti "hapu", seriozisht e ke qe dhjetoristet paskan qene dhjaksa??!! Po pse s'u ngrite ti, pra, apo s'ta mbante?? Kujt po i tregon perralla sikur ne mos te kishim jetuar ne ate kohe. Apo ke qene me Sigurimin e shtetit kur i shtruat ne dru dhjetoristet dhe studentet???!! Ramizi i kishte liberalizuar, e?? Duke patur Partine udheheqese? E duke patur mijera te burgosur politike?? Ik mor rrote komunisti enverist, dhjaks, se as kur Ramizit i kishin rene breket ne shkurt e ne mars 91 ju nuk patet guximin t'i thoshit ik se na erdhe ne maje te hundes, nga shtate ju shkonte edhe nga nje kufome politike si ramiz Alia ne ate kohe. Dhe ke goje ti te permendesh dhjetoristet...

Ah mor Z. Gjergj, sa të

Ah mor Z. Gjergj, sa të prekshëm jemi ne Shqiptarët. Po na shau njeri në internet marrim flakë si puna e Lorikut që mbron nderin e Rita Orës...

Ja ku po të kërkoj falje publike që të paskam ofenduar ty dhe dhjetoristët e tjerë. A e ndryshon kjo faktin se demokracia te ne është mbrapsht dhe se Sali Berisha është diktatoruc dhe që ne jemi të qeverisur nga një kafshë dhe që Eduard Selami po thotë se kafsha është e mirë? A e ndryshon kjo faktin se ne dhjetor 90, Ramizi ne mbledhje me studentet eshte cilesuar si "prurës i demokracisë".

Sa për dajak, kur më ka ardhur koha e kam ngrënë pjesën time por nuk i qahem kujt sepse e dija se çfarë më priste.

Po mesa kuptoj une o hapi,

Po mesa kuptoj une o hapi, ste paska mjaftu dajaku. Hajde se pot e gjeta andej nga Franca ku je tani, do te jap nje dru te mire qe te vesh mend per ca kohe :)

kollaj me komentu pas

kollaj me komentu pas pseudonimit, apo jo?

[deleted] Se me cfare u

[deleted] Se me cfare u perballen studentet dhe protestuesit ti as ja ka idene. Thua regjimi liberal kur sigurimi dhe per nje llaf goja te merrte e te fuste brenda, kur njerezit akoma vriteshin duke kaluar kufirin. Po ca flas me ty une, ja pyet [deleted] se e ka idene e persekutimit te asaj kohe dhe ta sqaron me mire.

Nese eshte keshtu, qenka

Nese eshte keshtu, qenka vertet ne dite te hallit, por shqiptaret jane te cuditshem, do e nxjerrin nga bataku duke e votuar...

Po nese ky eshte me

Po nese ky eshte me pashaporte amerikane a mund te kandidoje per deputet?

Ne Shqiperi nuk funksionojne

Ne Shqiperi nuk funksionojne rregullat, cpret. Normalisht ai nuk mund te jete deputet, ndryshe duhet te dorezoje pashaporten amerikane.

Nuk e kuptoj te gjithe kete

Nuk e kuptoj te gjithe kete fushate kunder Eduard Selamit , a thua se Edi Rama erdhi nga luksi i Parisit dhe pati nje jete bashkeshortore te qendrueshme. Biles ai kaloi ne krahun e PS, pikerisht ate krah kunder te cilit luftoi ne fillimet e tij.

Shume prej deputeteve ne Kuvend kane shtetesi amerikane (SHBA) por deri me sot askush nuk ka hequr dore prej kolltukut si majtas ashtu edhe djathtas. Kam pershtypjen se gjithe kjo tymnaje qe po ngrihet kunder E. Selamit ka te beje me ethet elektorale dhe pasigurine ne fitore te opozites. Ashtu sic nuk me pelqeu sulmi mbi jeten personale te Edi Rames ashtu nuk me pelqen edhe ky sulm personal ndaj Eduard Selamit.

:) juve ju esht ber edi rama

:) juve ju esht ber edi rama gogol :) Edhe cdo shkrim q del n gazeta ju duket se e ka shkrujt Rama :) Edhe po u zut kaps ne hale, ai dreq e ka fajin.. hahaha :) Nuk keni faj, jeni "demokrate"si Saliu ne shpirt e ne mendje, ndaj jeni kaq t hapur dhe t mencem.

Eshte pak e veshtire te

Eshte pak e veshtire te kuptosh metrin tuaj te gjykimit. Pak kohe me pare kur shkruhej mbi Bajraben , i dolet ne mbrojtje pasi ishte sulmuar rende, edhe pse Selami nuk akuzohet per te njejten gje si Bajraba, nuk po reshtet se shkruari kunder tij madje disa si puna e A. Tares nuk po kursejne as fyerjet packa se konsiderohen perfaqesues te "shoqerise civile". Shume prej nesh kane nje arroganze atavike ne komunikim dhe fatkeqesisht nuk mjaftojne as eksperienca e as shkolla e ne perendim per t'ia hequr, nga ana tjeter na mungon edhe kultura e raportit me lekun e kalojme nga nevojtare ne prepotente me nje shpejtesi marramendese.

Eduard Selami asnjehere nuk perdori fyerje ne drejtim te askujt dhe ne daljet publike eshte treguar shume me teper qytetar se grupi i "moralisteve" .

Te njejten gje si Gjoni i

Te njejten gje si Gjoni i thashe nje shkrimi te para ca ditesh te Shqiptarja.com nje fare Genc Kojdheli (ish 99-tsh e tani nensekretar i PS).

A mund te na thoni me ca suksesi u kthye Rama nga Parisi? Me duket se ishte akoma me ne pike te hallit se Selami. Ky te pakten paska dit me rujt higjenen personale, Rama ishte si nje alabak rrugesh. Po kjo eshte politika shqiptare, nje rreth i mbyllur nderesh e favoresh per nje pari politike qe mban veten me te mira. Per te tjeret.... as nuk i behet vone kujt.

Po ju akoma me llafe kafenesh

Po ju akoma me llafe kafenesh po merreni? Edi Rama nuk ka qene ne pike te hallit aspak ne Paris, dhe madje ate e luten te kthehej ne Shqaiperi. Zotrote, nuk mban mend se nga te paret qe folen hapur kunder rregjimit ishte Edi Rama, por me sa shikoj, per fatkeqesine tuaj morale, per ju paska me shume rendesi detajet e panevojeshme.

As edhe nje rol nuk pati.

As edhe nje rol nuk pati. Ishte nje teke e Fatos Nanos, nje eksperiment i tiji, per te treguar qe mund te bente edhe nje barbon ne ndonje ministri vetem per t'i treguar PS-se fuqine e tij ndaj saj. Njesoj si Berisha kur ben Imamin, gjeneralin e 1997, minister ne qeverine e PD-se. Apo kur ben Nishanin (Mehmetin) president (te PD-se) pasi ka qene nje prej mbrojtesve te bustit te Enverit me 20 shkurt 1990 me kallash ne dore. I cili ka paturpesine dhe jep medalje dhendrit te Berishes per merita mbi ngjarjet e po asaj dite!!!

Ky Edwardi ka gje lidhje me

Ky Edwardi ka gje lidhje me ate Kosta Barjaben ?! Emeruesin e kane te perbashket : Fatura !

Nje levizje politike e

Nje levizje politike e Berishes qe ka terbuar te majtet. Cuditerisht, ne vend qe te mendojne se si mund te zbusnin efektin e saj, bejne me te thjeshten, shajne si grate e liga, me keq ae ajo plaka qe luan Agron Llakaj.

Kan mesu nga Saliu o Bamke.

Kan mesu nga Saliu o Bamke. Ti o Bamke si thua, a te merremi edhe ne "te majtet" e shkrete me 260 dollaret e Selamit sic u moret ju "te djathtet" e ndercem per 230 dollaret e atij Barjabes per muaj te tera?? Po gazetari me i degjuar i planetit blu, i ashtuquajtur Fevzo, a do bej nje emision per kete problem te madh nderkombetar te fatures se papaguar te Edward-it te dentisti?? He mo Bamke, pergjigju me qetesine qe ju karakterizon ju "te djathteve" te Saliut te mençem, e te nderçem

Çfarë njeri i pështirë dhe

Çfarë njeri i pështirë dhe pretendonë të rifutet në politikë dhe të kuptojmë se çfarë mentaliteti do fusë ky birbo

Add new comment