Qendra e kombit ka lëvizur – thotë Shinasi Rama – Prishtina është qendra e shqiptarisë, Tirana është vetëm një metropol

Shinasi Rama është intervistuar nga gazetari Ben Andoni i së përjavshmes JAVA dhe një nga pyetjet është “Si e shikoni marrëdhënien e Kosovës me Shqipërinë?’. Përgjigjet Rama: “I shoh në një pikë kthese interesante. Si Shqipëria ashtu edhe Kosova janë protektorate pa sovranitet të plotë e të mirëfilltë. Mirëpo paria e Tiranës e ka humbur sharmin dhe influencën që kishte dikur mbi shqiptarët e Kosovës. Edhe qendra e kombit shqiptar ka lëvizur nga Tirana drejt Prishtinës e Tetovës. Shqiptarët e Kosovës, të Maqedonisë e të Malit të Zi janë patriotë, atdhetarë e kombëtarë. Tashmë ata kanë dijet, shtresën politike, një nivel qytetarie të lakmueshëm, besnikëri në strukturat lokale, dhe, pavarësisht kriminalizimit të disa segmenteve të politikës, masa e popullit është e shëndoshë, e vetëdijshme, dhe këta sundimtarë që e kanë shfrytëzuar përtej maksimumit të mundshëm kontributin që kanë dhënë, janë kalimtarë. Brezi i ri i politikës është shumë më atdhetar, më i pastër, më i vetëdijshëm, dhe kombëtar. Kosova është qendra e shqiptarisë dhe Tirana është vetëm një metropol ndër disa metropole të politikës shqiptare. Rrjedhat janë interesante dhe do të shohim se si do të evoluojnë mbas shpërthimit të plotë të krizës, të kthimit të emigrantëve, të përplasjes së pashmangshme shoqërore dhe të nevojës për dalje nga gjendja, situatë që do të precipitojë në tre-katër vitet e ardhshme”. a.n.
Intervista e plotë:
http://www.revistajava.al/politike/2013218/shinasi-rama-shqi...
Comments
Prishtina asht qendra e

Prishtina asht qendra e Turqise. Shqipnia konkurron me Prishtinen.

Cfare i ka ndodhur ketij te

Cfare i ka ndodhur ketij te shkretit ne Amerike?

I jane celur syte dhe i eshte

I jane celur syte dhe i eshte ndricuar mendja. Fatkeqesi e Madhe?!!!

Nuk merret vesh, perse

Nuk merret vesh, perse ngaterrohesh ne ca pune qe shqiptaret kane me te qarta se ti, Shinasi?

E kujt iu dashka te kemi doemos nje "qender" per ate qe ti me te drejte e quan "kombetarizem"?

Perse krijon problem qe s'jane: te jete Tirana, qendra e kombetarizmes, apo Prishtina? !

E perse jo Shkupi apo Tetova, do kishte te drejte te shprehej Kim Mehmeti?!

Dhe s'di pse, ke mbetur ne konceptimin tradicional te pavaresise se shteteve: ti rron ne Amerike dhe

kaq gje duhet ta kesh marre vesh: pavaresia ka nderruar natyre, ne boten globale. Ne kete kuptim as

Kanadaja nuk eshte e pavarur prej USA-s, madje edhe USA eshte fare e qete qe "varet" nga pjesa tjeter e Botes...

Ajo qe presin te degjojne shqiptaret, eshte cfare i bashkon, jo cfare mund t'i ndaj

kur te vij hera e caktimit te "qendrave" te memedhetarizmes, kur edhe femijet e dine se memedhetarizmi

nuk eshte fare veti gjeografike!

... o pavlin, lene ndoj

... o pavlin, lene ndoj artikull pa komentu se e bane balt!!!

Add new comment