Kur regjimet hanë arkitektët e tyre

Kadri Hazbiu ishte ministër i brendshëm i regjimit të Hoxhës dhe një prej arkitektëve të mekanizmit të tij të dhunës. Deri ditën kur përfundoi vetë viktimë e po të njëjtit mekanizëm. Një procescerbal i klasifikuar si ‘tepër sekret’ përshkruan mesnatën e 9 shtatorit 1983, datë në të cilën Shqipëria komuniste pushkatoi ministrin e vet të brendshëm dhe 3 funksionarë të tjerë të lartë të regjimit. Dokumenti arkivor i botuar nga e përditshmja DITA bën me dije ndër të tjera se pas vendimit të Gjykatës të ekzekutuarit kishin kërkuar nga Kuvendi t’u falej jeta, kërkesë e cila u ishte refuzuar.
Thuhet në këtë dokument: “Presidiumi i Kuvendit Popullor, me shkresën Nr. 1582/1 datë 9.9.1983, nuk ua fali jetën të dënuarve: 1-Kadri Hazbi Hazbiut 2-Feçor Refat Shehut 3-Llambi Vasil Peçinit 4-Llambi Petro Ziçishtit. Të dënuarit, pasi u çuan në vendin e ekzekutimit, u njoftuan nga Prokurori i Përgjithshëm se Presidiumi i Kuvendit popullor u refuzon kërkesën për falje. Të dënuarit Kadri Hazbiu dhe Feçor Shehu u shprehën se janë të pafajshëm, kurse të dënuarit Llambi Ziçishti e Llambi Peçini nuk thanë gjë. Pas këtij veprimi, në ora 24:00 të datës 9.9.1983 u krye ekzekutimi me pushkatim për të dënuarit Kadri Hazbiu, Feçor Shehu, Llambi Peçini e Llambi Ziçishti. Në ekzekutimin e vendimit me vdekje morën pjesë Prokurori i Përgjithshëm shoku Rrapi Mino, zëvendësministrat e Punëve të Brendshme Zylyftar Ramizi dhe Agron Tafa, sekretar (oficer) Afuz Murati, mjeku Nevzat Vigani dhe oficeri Nikolla Shkurti…” a.n.
Më shumë:
http://gazetadita.al/ali-ceno-si-u-pergatit-fejesa-e-skender...
Comments
Rrnofte Enver Hoxha. Mire ua

Rrnofte Enver Hoxha. Mire ua beri qenerve (si ai vete).

Keshtu do ta han dhe keta te

Keshtu do ta han dhe keta te sotmit po vazhduan te ndihmojn instalimin e Salikratures blegtorale te vrasesit te 21 janarit

Ka vazhduar deri ne fund te

Ka vazhduar deri ne fund te kete besim te Partia :). Si Mesila dhe Jozi hahahaha, sa qesharak i kemi politikanet ne shqiptaret :)

Edhe lashtesia keshtu ka

Edhe lashtesia keshtu ka qene; rregjimet hanin bijet e tyre...per perjetesine e tyre...per salingarin e tyre (korracen)...

Historia, thone historianet, perseritet; ose sipas Leninit eshte 'spirale' e njejte po me nje nivel me lart...

Ham-ham-ham!!!...Kuc re dreq! Hengresh koken tende!!!

Ham-ham! Kuc,re kuc!

Add new comment