Eksperti Çardaku manipuloi provat. Po mjekët që thanë se demostruesit u vranë nga afër?

Postuar në 17 Shkurt, 2013 07:48

 

Shqiptarja.com sjell në vemendje që nuk është vetëm eksperti Ndoc Çardaku që ka manipuluar provat e 21 Janarit. Gazeta rikujton edhe 2 mjekë të Spitalit Ushtarak Tiranë të cilët i mëshuan pistës së “vrasjes nga afër”, pra me të ashtuquajturit stilolapsa-pistoletë. I pari që e tha këtë ishte Sami Koçeku, mjeku i urgjencës (dhe Zv. Drejtor i Spitalit Ushtarak të Tiranës), i cili u bëri një bilanc gazetarëve duke ofruar informacionin se vrasja ishte bërë nga afër, që rezulton një pistë false.

Madje Shqiptarja.com sjell edhe fotot e lajmeve të botuara online më 21 janar 2011 (TV-të duhet ta kenë të regjistruar dhe në kronikat e tyre) ku, p.sh., ikub.al shkruan: “Shefi i Urgjencës Sami Koçeku ka shpjeguar se “vdekja e viktimave ka ardhur nga plagët e shkaktuara me armë zjarri. Vdekja e tre personave ka ardhur nga armë e kalibrit të vogël dhe nga një distancë e afërt”. Mjeku Koçeku ka deklaruar se të plagosur janë 28 civilë, nga të cilët 3 rëndë dhe 20 efektiva, një rëndë...”

Kjo pistë e rreme i shërbeu Kryeministrit për të ngritur teorinë e demostruesve që vrasin demostrues. Ndaj gazeta kërkon që Prokuroria të hapë një hetim edhe ndaj 2 mjekëve të Spitalit ëq kanë dhënë deklarata, më e pakta, të papërgjegjëshme e jo profesionale.

k.c.

 

në foto: Sami Koçeku, mjeku i Spitalit Ushtarak që hodhi tezën se demostruesit qenë vrarë nga afër

Comments

Submitted by Bard (not verified) on

<p>Mjeku i urgjences mesa di une nuk ka pergjegjesi ligjore per ato qe deklaron, sepse ai nuk eshte specialist i fushes dhe deshmia e tij nuk merret si prove ne gjyq. Perpjekja per te ngarkuar me pergjegjesi keto individe te kujton ate shprehjen, &quot;Zihen atllaret, e hane gomaret&quot;. Ata qe vrane njerezit ne shesh ishin filmuar nga kamerat e gjithe botes dhe dolen te pafajshem, ndersa ju doni te çoni ne burg keta pupace, keta idiote te dobishem. Jeni duke i&#39;a futur kot apo me duket mua?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.