PD vjel të “dhjetën” e Partisë nga anëtarët e Kryesisë: 1milionë në muaj për çdo anëtar!

Shqiptarja.com raporton sot për një metodë financimi të fushatës, që përmban shumë dritë-hije brenda.
Bëhet fjalë për anëtarët e kryesisë së PD-së në rrethe të cilët duhet të japin nga 1 milion lekë të vjetra në muaj për llogari të Partisë, fond që do të përdoret për fushatën elektorale. Pikëpyetja e parë është se si është e mundur që një anëtar kryesie të ketë kaq shumë para. Në një ekonomi tregu askush nuk pengohet të vërë pasuri, por, nëse të tërë anëtarët e Kryesisë paskan mundësi të kontribuojnë në muaj aq sa merr një i varfër në vit, do të thotë që Kryesia qenka e përbërë veç nga milionerë. Çka ngre pikëpyetje mbi formulën e karrierës partiake. Gazeta i referohet një anëtari kryesie në një nga degët e Partisë Demokratike në Jug që dëshiron të mbetet anonim: “Urdhri na është komunikuar dje nga kryetari i PD-së së rrethit deri në zgjedhje, secili nga ne duhet të japë për llogari të partisë 600 mijë lekë të reja”. Problemi tjetër është se pagesat do të bëhen në rrugë informale dhe siç bëhet e ditur, shumat do të dorëzohen te kryetarët e degëve të PD-së në rreth. Sipas një përllogaritjeje, me një kontribut të tillë, në arkën e selisë blu mblidhen të paktën 54 milionë lekë të reja. Transparenca e tyre ka pak gjasa të bëhet.
k.c.
Comments
O shoku gazetar, tani keta do
O shoku gazetar, tani keta do japin nje milion ne muaj, percdo muaj deri ne zgjedhje, apo do japin 600 mije leke gjithsej, me detyrimin per t'i dorezuar tek kryetari perpara zgjedhjeve?
Edhe, aman, ti vete e kupton dot nga sa ke shkruar ketu?
1 milionë të vjetra në muaj,

1 milionë të vjetra në muaj, Janar-Qershor. Ekuivalenti 600 mijë L të reja.

Kush e ka thene

Kush e ka thene Shqiptarja.com haaaaha Anila Basha thoni. Po pse vertet mendoni se kjo ka thene ndonjehere te verteten, po kjo edhe te bardhes i thote e zeze. Po ik moj Anilke se do ishe me mire si kooperativiste dhe sekretare partije andej nga Lushnja sesa ben gazetare.

Ku eshte shkaku ketu se-:

Ku eshte shkaku ketu se-: "Perse duhet te paguajne anetaret e kryesise nga 1-milion ne muaj , ndonese eshte e vertete qe shumica e tyre vetem me borxhe mund qe t'i sajojne ? "

Sepse , ashtu sic mendoj une, duhet qe anetaret e kryesise gjate fushates electorale duhet dhe do te kene edhe nje motiv tjeret te fuqishem financiar per te bere fuqishem fushate electorale partiake sepse.....duhet zevendesuar nje-milioneshi !!!!

Une vetem keshtu e kuptoj...duke menduar qe duhet perdorur cdo-forme per motivimin e gjindjes.

Add new comment