Agron Tufa: Edvin Rama dhe gjoja strategjia për të përndjekurit... Më mirë te aleatja e vjetër, PD, por me kushte!

Postuar në 16 Shkurt, 2013 10:50

Në një opinion te Panorama, Agron Tufa analizon se kush ka bërë më shumë për ish-të përndjekurit. Ai akuzon Kreshnik Spahiun se gjatë gjithë viteve postkomuniste ka punuar në organet e larta të Drejtësisë, deri në KLD, është i shquar për një gjë: gjatë thuajse çerek shekulli ai nuk shtroi për zgjidhje asnjë problem të ndërgjegjes lidhur me krimet e komunizmit, nuk hapi asnjë gjyq, nuk bëri asnjë kallëzim penal, nuk pati asnjë strategji e asnjë farë nxitjeje për dekomunistizimin e Shqipërisë”. Tufa rikthen emërtimin Edvin Rama, për të argumentuar se krijoi edhe një strukturë në Kryesinë e PS-së, ku shtresa e të përndjekurve do të përfaqësohej në program me një strategji gjoja konkrete...” dhe analizon figurat e anëtarëve te grupit të punës për strategjinë “militantes së kësaj partie, Keti Bazhdarit, vajzë e një prej të përndjekurve politikë nga Shkodra. Personi i dyti në këtë Kryesi, i angazhuar me këto çështje, është, siç e kemi parë në daljet publike me z. Rama, Bilal Kola, gjithashtu djalë i një të përndjekuri politik, Kurt Kolës” për të arritur në parashtrimin se bëhet fjalë për një parti e cila vjen si trashëgimi e drejtpërdrejtë e diktaturës dhe kupolës komuniste, që i kishte persekutuar pa mëshirë ish-të përndjekurit, – një parti që ende ka në gjirin e saj dinozaurët e PPSH-së, hedh vështrimin nga votat e ish-të përndjekurve” e për ta mbyllur me pyetjen gjatë gjithë këtyre viteve, kush ka ndryshuar – ish-të përndjekurit, apo Partia Socialiste (ish PPSH)?

Edhe Bamir Topi nuk është më mirë sipas Tufës, sepse Ne nuk gjejmë ndonjë frymëzim as të mëparshëm (kur Topi ishte drejtues i lartë i PD-së), as ndonjë ndjeshmëri personale të tij, kur ai ishte President.

Formacioni më i madh politik i së djathtës dhe partia e vetme që tradicionalisht i ka pasur me vete ish-të përndjekurit, dihet, është Partia Demokratike thotë Tufa, për të vënë re se përfaqësimi i të përndjekurve është thuajse inekzistent në legjislacionin e fundit.

Prandaj, “llogaritë duhen bërë mirë me aleaten e vjetër, PD-në. E vetmja zgjidhje tek e cila shoqatat e ish-të përndjekurve mund të shpresojnë, është nënshkrimi i një kontrate të re të marrëdhënieve të saj me PD-në, e bazuar në një gjë konkrete: votat, pa u çarë në fronte të ndryshme, t’ia japë Partisë Demokratike… por tashmë me një kusht: bashkë me votat, edhe përfaqësuesit e saj!”

k.c.
E plotë:

http://www.panorama.com.al/2013/02/16/kriza-e-kauzes-zgjedhore-dhe-ish-te-perndjekurit/

Comments

Submitted by Andon Nuriu (not verified) on

Po patjeter, le t'i japin votat Berishes qe as ia ndjeu hic fare kur ata po digjnin veten!

Submitted by Bato (not verified) on

Kush do ta firmose kontraten me PD ne emer te te perndjekurve? Mirakajt? Kripat? Apo do te behet nje kuvend per te caktuar kontraktuesit? Per Sali Berishen ështe jetike mbeshtetja e te perndjekurve. Mbijetesa e tij ia vlen kaperdirjen e tere skrupujve. Berisha ka qene Enver Hoxha i Shqiperise se PasEnverHoxhes. Jetgjatesia ne krye te politikes ka kosto sepse atij i kerkohet gjithshka dhe le ta mbaje dobicin. Ka 22 vjet qe genjen. Kush e pengoi Berishen te jepte ne keto tete vjet qofte edhe kestin e dyte, kur ne 2005 u zotua qe do t’i shlyente te 8 kestet? Ti ben mire qe e ndihmon Berishen duke ndohtur pak veten, or Agron Tufa, por ama ti dhe une e dijme qe te vetmit te perndjekur qe i kane marre me bollek te gjitha kestet nga Berisha jane te gjoret Podestat dhe te mjeret e Patton Boggsit! Berisha me PD-ne nuk e ka për gjë te shkele jo kontrata, por edhe t’i vere flaken Pavionit te Krimeve te Komunizmit, vetem t’u vije edhe njehere oksigjeni i persekutimit per te marre fryme e per te mbijetuar! Ty Agron bravo te qofte se i ke ndihmuar shpesh sa nuk e meritojne. Edhe kete radhe e kreve porosine. Edhe mund te genjehen te persekutuarit, por ne kontraten qe ti u propozon, kujtoi te shenojne nje nen: “PD dhe Te Perndjekurit bien dakord qe ne konfliktet qe do te kene per mosplotesimin e premtimeve, po dolen ne protesta, ato te mos cilesohen si shtytje te PS-se, se ia ben muuuu qe jane shtytje te PD-se dhe vetem te PD-se, klanit demagog dhe tradhetar permanente. Turp! Turp! Turp! Turp! Turp! Turp! Turp! Turp! Turp! Turp! A thua kaq jane demtuar nga persekutimi sa te vazhdojne ta hane sapunin per djathe. U befte mire "djathi"!

Submitted by Gimmy... (not verified) on

ky Agron Tufa po me sjell ne mendje ate te intervistuarin ne rruge ,

"ate 40-vjecarin super te varfer  ,qe dukej si 60-vjecar nga rrudhat, nga mungesa e dhembeve ne goje dhe nga

rrobat qe mbante veshur ," qe e pyeten se per cilin do te votosh .

Per Sali Berishen, tha ai, se eshte me i miri ne bote.

Po jetesen si e ke , ..e pyesin per se dyti ?

Shume te veshtire, thote ai. Jemi kater vete ne familje dhe asnjeri nuk ka pune , vetem me asistence...

Submitted by matiani (not verified) on

Ky Tufa (Agron) me veshtiresi ia mberriti te gjente nje vend pune tek te Perndjekurti politik. Falcifikoi biografine e vete si i pendjekur, baben e denuar per armembajtje pa leje, sic denohet sot E.Shullazi, e paraqet te persekutuar nga rregjimi i Hoxhes. Ai vendi i duhet per te mbush xhepin, por shpreson shume se duke u be i famashem me deklarata te perkushtuara ndaj shterese  te perndjekurve (cka ashte me e prenaueshme sot nga opinioni i brendshem dhe i jashtem), do shes romanin "tenxhereja" dhe do vjersha qe nuk i lexojne as katundaret e vet. Perversitet moral brenda shoqenise familjare i shkon bukur edhe ky perversiteti tjeter qe te perndjekur quan vetem ata qe jane me Salen, njeriun me te zi ne Shqiperi dhe sherbetorin e Enver Hoxhes.

Submitted by ILIRET (not verified) on

E cuditeshme! Te dale dikush dhe te
orjentoje te perndjekurit se te kush duhet
te kene besim. Dhe u thuhet: ju duhet te
rreshtoheni ne krah te atij qe ka qene 20
vjet komunist, dhe i bente pushimet ne
shtepite e bukura turistike te Nexhmije
Hoxhes, kur keta te perndjekur i kishin
mare pushimet ne burgjet e egra te
Nexhmijes.
Po ku ishte ky komunisti, 8 vjet qe eshte
ne pushtet? Apo po e kupton se i duhet
vota jone. Mos i rreshto te perndjekurit me
humbesin e madh or zoteri. Lereni te
vetem ne humbjen e tij te lavdishme. Ose hidhjani shishen e benzines dhe ndizeni shkrepsen. Le ta provoje sa dhemb...

Submitted by ali (not verified) on

Big Like

Submitted by parimi (not verified) on

Te paskan perdhunue edhe ty tash se fundi mor Agron?Po u bashkove me Berishen , haku dhe gjaku i atyre qe rane per te drejtat e tyre , te cilat Berisha ja mohoi, kane per ti zene syte dhe kujtdo qe e shperdoron ate besim. Sa shpejt e ke harrue qe Berisha i takon asaj ane qe te persekutuen ty e tane shoket e tu, e ndersa ju vuenit nder burgje , ai, pra Berisha mbante fjalime per Enver hoxhen  dhe bante deshmitarin e rreme per Shoshorin. E ke harrue Shshorin ?

Turp te kesh e dheu nuk ka me te tretun po i dhe bese Berishes qe ka vertetue se din me i ngrane kollaj besat.

Submitted by Anonim (not verified) on

(DELETED)

Submitted by Dardan (not verified) on

Ky Tufa të jep përshtypjen e një sunduku me libra te zgjyrosur nga koha por që përsipër i kanë hedhur ca fletushka dhe broshura demokratike. Specie e re në filozofi!

Submitted by ijs (not verified) on

Vertet akoma besohet perralla me te persekutuar te kohes se komunizmit! Akoma vazhdojne (DELETED) dhe llumi i shoqerise shqiptare qe ne kohen e komunizmit merrte denimin qe merr  cdo lloj llumi ne kete planet, te kendojne kengen e viktimes me te vuajtur vetem per faktin e keq, se ra sistemi komunist! Kush do ishin keta (DELETED)  sot  nese komunizmi dje nuk do i kishte denuar! Ka me gallate sot kur degjon njeriu keta analfabete qe nuk dine te lidhin dy fjale ti bien gjoksit duke u hequr si te perndjekur politike!!!  ha ha ha!     Sa (DELETED) dhe injorant duhet te jete fshatari ne Albanistan qe te besoje akoma perrallen e ketyre (DELETED) qe ne cdo sistem tjeter  do e kishin ngrysur jeten neper birucat e ketij planeti!  PS do ishte e mjere sot, nese  fati saj do varej nga disa vota te ish- (DELETED) te denuar nga sistemi komunist! Cfare mjerimi eshte albanistani nuk ka Migjen qe ta pershkruaje!

Submitted by Kafshist antiTa... (not verified) on

Shkrim i dobët. E lexova para ca orësh te Panorama.

Po, "oferta" ime, është as PD e jo që jo PS (është evidente pse jo, mos të bëhemi qesharakë, hë militantë të dashur! :) ) po mbase votë për një pol të tretë (FRD). Për të dobësuar në maksimum në mungesë të alternativave të vërteta serioze, pushtetin e bandave kleptokrate shqiptare. Si detyrë qytetare!

Submitted by blendi ...ziu (not verified) on

Po ç'mund te pritet tjetr nga...TUFA ? Ai eshte  pjese e "TUFES" qe drejton ..."PERCORI" SALI  !!!

Submitted by mergim tari (not verified) on

Tufa,

Pa permendur akuzat e renda qe ka bere PD per ty si hajdut, te pakten kujto nje here intervisten qe ke bere vete ti me HYSEN SHESHORIN. Ne ate interviste ti kujton gjithmone SALI BERISHEN, qe  ne gjyqin e HYSEN SHESHORIT, ketij te persekutuari politik tha: "HYSEN SHESHORI DUHET TE VARET NE LITAR".

Kjo eshte besoj ajo qe ka bere PD edhe atehere edhe tani per te Perndjekurit Politike. Po shoket e tu qe u dogjen sepse qeveria i kishte lene pa buke, strehim, e para, si i poshterove kaq shpejt poshte. Duhet te te kene nxjerre ndonje dosje ose te kane gjetur provat e vjedhjeve a te batakcilleqeve dhe te detyrojne qe te hedhesh balte mbi plaget e djegjeve te ish shokeve te tu. TURP.

Submitted by dritan (not verified) on

AGRON TUFA, nese nuk do t'i kishe marre nga PD te gjitha privilegjet e postet qe doje ... do te ta kisha shperfillur kete deklarate si naivitet shkrimtari  . Nese do te kishe ngritur ndonjehere zerin  kritik  qoftë edhe brenda PD  per monstruozitetet e PD,  do  te ta kisha perfillur kete deklarate si LIRI  shkrimtari.  E ke vene re qe nuk ben me as letersi te mire ? Sepse ti nuk je rehat ... e sidomos nuk je  i lire.  Cfare do te thote Aleat i vjeter... ? Aleat i vjeter i kujt?  Ja pra, une kam njerin gjysh te denuar politik qysh ne 46 -en ,  tjetrin  te burgosur  politik per jete  dhe  nje familje te shkaterruar ne rrenje - por, te mencur e te kulturuar sic ishin, te qarte se cfare prisnin nga demokracia dhe cfare nuk prisnin e sidomos te lire, nuk besuan kurre te Sali Berisha sepse Saliu i  Berishajve dhe i Partise se Punes, Saliu  i demagogjise dhe i pamoralit,   i pademokracise dhe i vrasjeve ne emer te demokracise, Saliu  i klaneve te felliqura, Saliu i 97-es dhe i 21 Janarit, Saliu i Gimit te Redbullit, i  Samir Manes dhe Ilir Metes , Saliu i hajduterise se votes , Saliu juaj - nuk mund te ishte kurre ALEATI i tyre, i joni, i imi.   E mabjtshi me shendet Saliun  dhe rrini  me te deri sa t'ja terheqin bustin zvarre ne bulevard ne ndonje dite te madhe.   Une do te vazhdoj te  besoj te ata ata qe per te mbajtur shtyllen kurizore drejt - nuk u nevojiten ALEATE

Submitted by Niko Maloku (not verified) on

Shume mire ben Tufa qe shkon tek PD-ja. Atje e ka vendin. Ka te njejtin moral me ta. Nga 20 vjet qe ka ndryshuar sistemi, PD-ja ka qeverisur 13 vjet dhe ua ka plotesuar kushtet. Atje shko zoteri. Une do te cuditesha te shkeputeshe prej tyre, pasi do te besoja se je denuar per ndonjefare morali apo ideali.

Submitted by tekniku (not verified) on

Ne qoftese ke vendosur te kullosesh prape ne livadhin e Berishes or Tufa atehere me zi ja u befte.Bersisha po ju ben nenen dhe ti i thua baba.Edhe njefare simpatie qe krijuat tek njerezit per te zezat qe po ju ben Berisha e humbet.Pra mire ja u ka bere i pari qe ju kalbi neper burgje,mire ja u ben komunisti Berisha qe ju dogjin te gjalle.Ptu njerez pa fije personaliteti.

Submitted by Beni (not verified) on

Haaaaaaaha  cfare  gallate, deri  dje  i  thurnit  lavde  ketij  Tufes  se  ju  pelqente  qe  shante  PD  ndersa  tani  qe  shan  PS  jeni  po  ju  o  te  nderuar  komentues  qe  shani  ate. Germo  tare  germo  se  qenin  e  ngordhur  ke  per  te  gjetur.

Submitted by Agron (not verified) on

Shoh se nje pjese komentuesish ketu me ngaterron me Skender Tufen, me te cilin nuk kam lidhje. Nje tjeter qe shpif vazhdimisht per mua me pseudo "matjani", nese ka lidhje me Matin dhe i njeh Allamanet, do mund te mesoje shpejt, se im ate, ka qene pjese e gjykimit dhe denimit politik te perbashket ne grup me allamanet. T'i lere perrallat, ose po deshi, te shkoje te kerkoje "deshmine penale" te tim eti. Mund t'ia dergoj te skanuar vete po me dha adrese, ose te vije ta marre te fotokopjuar tek Instituti i Studimeve per Krimet e Komunizmit.
Te tjere qe thone se mezi kam siguruar nje vend te ish-te perndjekurit, ia fusin kot. Jam zgjedhe nga nje bord i ISKK, dhe e kam marre si mision kete detyre, duke lene angazhimin e drejteperdrejte ne Fakultetin filologjik ne kulmin e karrieres aademike.
Kaq, per ata qe u intereson te dine te verteten. Per te tjeret as qe ia kishte vlejt shpjegimi. Per idete e mia s'i jap llogari kujt, dhe as marr urdhera prej kujt

Submitted by HIM-ara (not verified) on

Pse te mos kthehet te Berisha, Gezim Tufa?

Ne fakt,ai s'ka pse te kthehet,sepse eshte aty ne prehrin e tij,prej kohesh,

dhe ia ka pare te mirat, besnikerise ndaj doktorit.

Mburravec dhe cinik, sherbetor i bindur dhe mercenar shembullor,

shkrues medioker e pseudoshkrimtar,

Tufa eshte personazhi tipik i besnikeve servile,

ndaj pushteteve totalitare.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.