Del autori i vrasjeve të 21 Janarit: Edi Rama!

PS ka kërkuar arrestimin e ekspertit Ndoc Çardaku, të cilin prokuroria e akuzon se ka manipuluar provat për procesin e 21 Janarit. Por Ministria e Brendshme ka dalë në mbrojtje të Çardakut, përmes Zëdhënësit të kësaj ministrie, Leonard Olli, dhe ka akuzuar liderin e opozitës Edi Rama se është përgjegjës për ngjarjet e 21 janarit dhe për këtë duhet të ishte në bankën e të akuzuarve.
“Sot, Edi Rama nxori me zë dhe me figurë një ndër organizatorët e porositur të dhunës dhe përpjekjes për rrëzimin me forcë të pushtetit legjitim, për të implikuar politikisht një proces të drejtësisë, ndërkohë që ai vetë dhe kasneci i tij, duhet të ishin në bankën e të akuzuarve. Në vazhdën e shfryrjes së mllefit ndaj policisë se nuk lejoi zbatimin e skenarit famëkeq të 21 janarit, sot objekt i shpifjeve dhe manipulimit banal ishte puna profesionale dhe tërësisht transparente e ekspertëve të Laboratorit Shkencor”.
Ndërkohë që rishfaqet folklorizmi qeveritar në lidhje me çështjet e rëndësishme. Vini re terminologjinë: “...moton e tij të vjetër: shpif, shpif se diçka do të mbetet z. Rama, nëpërmjet kasnecit të tij....” Më tej “...panikun që e ka pllakosur pinjollin e bllokut dhe hordhitë e tij.” Dhe finalja: “shqiptarët me votën e tyre, do t’i japin fund përgjithmonë marrëzisë së trillimeve, shpifjeve, sulmeve verbale dhe fizike, marrëzisë së bllokimit dhe izolimit”.
Nga këto deklarata duket e vështirë të kuptosh nëse është një Ministri në funksion të shtetit e popullit shqiptar, apo në funksion të Partisë. Dhe, çfarë standarti kanë për etikën e informimit.
k.c.
Comments
Ktu paska shku puna. Me dal
Ktu paska shku puna. Me dal Olli, ku parazit qe gjoja meret me emergjencat civile. Po ky asht nji skandal tjeter! Po a
ka mbrojte ma, per krimet qe asht tu kry
Berisha.
Po ne se ishte i nershem, perse kaq shume
perpjekje me mfsheh krimin.
MANIPULIMI 1- Cadra pistolete, stilolapsa
pistolete, thika me helm. ..(Berisha)
MANIPULIMI 2- Protestusit jane vra mes
vedi, njani me tjetrin…(Berisha)
MANIPULIMI 3- protestuesit jane vra nga
afer, me pistolete ngjesh n’trup …
( Berisha dhe doktori i spitalit ushtarak).
MANIPULIMI 4- Nderrohet tyta e
pistoletes… (Ndrea Prendi + shoferi i tij )
MANIPULIMI 5- Zhduken filmimet nga
kamerat e kryeministrise. Cudi se me to
mund te akuzoheshin dhe veprimet e
opozites…!!!
MANIPULIMI 6- Futet ashkel ne rrobat e te
ndjerit Veizi… ( Noc Rroku taman noc rrok)
.
E per c’ka jane dasht tan kto
manipulazione, ne se qeveria asht e
paster?
Po i lame vrasjet. Por kto falsifikime, per
me deviju e me mfsheh te drejten, secila
meriton denim te rrepte, burgim te
perjetshem.
Po Ollin gjeten kta. Te gjithe punonjsit e Ministrise te Brendshme thone, ne se perdoret termi injorant, ky duhet te mos i vidhet Ollit. Tan diten verdalle neper koridoret e ministrise e lokalet rreth saj, me pazare e korrupsion me injrorantet e tjere te zjarrfikseve te rretheve.
Add new comment