Topalli vazhdon me të vetat

Partia Socialiste nuk ishte e pranishme në seancën solemne në nder të 5 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Opozita nuk kishte ftesë për të marrë pjesë në këtë seancë - njoftojnë mediat.
Citohet Edi Rama: “Maxhoranca përdori pavarësinë e Kosovës për të bërë një seancë tinëzare. Kjo qeveri e turpëron të gjithë kombin me veprimet e saj. U inskenua një seancë vetëm për të larë gojën. Gjoja seancë të posaçme për ditën historike të Kosovës. E vërtetë që Partia Socialiste nuk u lajmërua ndonjëherë. 5 vjetori i shpalljes së Kosovës shtet nuk kërkonte një seancë nacionaliste, por një seanca me të ftuar special dhe me përgatitjen e duhur. Dhe kjo nuk ndodhi dhe nuk mund të ndodhë. Sepse Kosova shqiptare dhe kombi i ndarë në 5 shtete, siç e quan Kryeministri në ikje është material elektoral edhe kjo seanca tinzare në emër të Kosovës nuk ishte gjë tjetër një inskenim patriotik me qëllim elektoral. Këta janë dashnorët e mëdhenj të Shqipërisë, këta janë atdhetarët që përvëlohen për Kosovën sa për të marrë ca pikë me shumë lëshojë retorika turbofolku nacionalist”.
Rama shkoi më tej: “Në luftën për pushtet ndër vite furnizuan me armë Millosheviçin, persekutuan liderët UCK, ku këtu kishin gjetur bazë. Dhe e sulmuan UCK si bandë narkomanësh ndërkohë sot provokojnë miqtë tanë SHBA dhe BE. Opozita nuk u lajmërua në rrugën institucionale të komunikimit... Sot një ngjarje e jashtëzakonshme e historisë bashkëkohore të të gjithë shqiptarëve, u shpërdorua ultësisht për propagandë antiopozitare. Njerëz të dëshpëruar bëjnë veprime të dëshpëruara. Janë të dëshpëruar sepse e ndjejnë, e shohin, e prekin se janë ditët e fundit të tyre në pushtet...Sot opozitës shqiptare i lind e drejta ta akuzojë qeverinë e Republikës së Shqipërisë, si një grusht personash që atdhe të vetëm kanë pushtetin dhe kryetarin e kësaj qeverie". A.N.
Foto LSA: Topalli në seancën e sotme të posaçme të Kuvendit për 5 vjetorin e Kosovës, ku opozita nuk është ftuar
Comments
Mburremi, madje dhe duke
<p>Mburremi, madje dhe duke rrahur kraharorin e debiluar, se rrezuam keshtjellen komuniste, dhe na dridhen leqet e kembeve per te rrezuar nje kulle demokrature.</p><p>Sa batakcinje qe jemi !</p>
Add new comment