Shehi premton se nuk do jetë “ushtar i bindur” dhe thotë për Berishën: Ka dhënë kontribut për vendin...

Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, në një intervistë për gazetën TemA. Më poshtë, disa nga pyetje-përgjigjet me Shehin:
Z.Shehi, ju thatë se dëshira juaj, qoftë utopike, është të kontribuonin në përmirësimin e së djathtës në Shqipëri. Por gjatë 22 vjetëve, historia ka treguar se Sali Berisha nuk kërkon bashkëpunëtorë, por të bindur. Ky fakt ka qenë dhe arsyeja e largimit tuaj nga Partia Demokratike këtu e 17 vjet më parë. Përse sot ju shpresoni se do të ndryshoni djathtën?
Është e vërtetë që unë kam ikur nga PD-ja për mos të qenë ushtar në këtë forcë politike. Por tashmë, pas kaq shumë vitesh, duke qenë se kam ca spaleta në supe, nuk kam ndërmend të kthehem në një ushtar i bindur. Për një gjë ju garantoj, më mirë dal në pension se sa kthehem në një ushtar i bindur.
Po z.Shehi, çfarë morali ka e djathta me këtë deviacion politik, me nivelin e lartë të korrupsionit, në përfshirjen në krime, varfërinë ekstreme, të kërkojë votat e shqiptarëve?
Unë e kuptoj që këtu ka një mijë defekte, dhe nesër Shqipëria jonë do të vazhdojë me një mijë të tjera. Por gjykoj se trendi ka qenë pozitiv. Gjatë këtyre kohëve është bërë dhe punë. Kohët e fundit po shohim disa ndryshime e unë shpresoj së këto ndryshime, në rritjen ekonomike, mos të jenë për efekt elektoral se po qenë të tilla me datë 1 gusht do të bien poshtë... Këto ndryshime, po qenë realisht për efekt të zhvillimin, do të bëjnë që pas vitit 2014 Shqipëria do të mund të ngjitet nga pak edhe njëherë. Të gjitha të tjerat janë përralla. E vetmja gjë që duhet të bëjë kjo qeveri është që të punojë jo për efekt të fushatës elektorale. E vetmja gjë që mund të bëjë kjo opozitë, që nesër mund të jetë në pushtet, është që të ofrojë një program të qendrueshëm. Duke shtjerë në tym, që do të hapin 400 mijë vende pune apo do të bëjmë shëndetësinë falas, gjykoj se vota mund të merren, se ka shqiptarë naivë, por kurrë nuk mund të bëjmë shtet. Unë jam një nga ato njerëzit që dua më mirë të bëjmë shtet, se sa të vijmë në pushtet.
Po z.Shehi ju sapo jeni rreshtuar në një koalicion të drejtuar prej njeriut që më së shumti ka dhunuar institucionet...
Ky është mendimi juaj. Por unë e gjykoj se ky person, me gjithë defektet e veta, ka dhënë kontribut për vendin. Unë gjykoj se kontributi për drejtësinë duhet jetë i të gjitha palëve. Nëse këtë sistem e gjykojmë vetëm nga ndërhyrjet e z. Berisha, nuk më duket e drejtë.
E plotë:
http://www.gazetatema.net/web/2013/02/15/intervista-dashamir...
Comments
E tmerrshme. Si mund te

E tmerrshme. Si mund te katandiset burri keshtu. Ruajna zot

"Ju ush por gomar" i thone

"Ju ush por gomar" i thone keasj qe ka thene zoti Shehi...nuk behem ushtar i Sales por bej koalicion me Salen, Ali Hoxha ose Hoxhe Aliu. Po Sala ju do sa per shumatore votash or te mjere se dihet qe Sala ka per tjua fut gishtin dhe asnje deputet nuk merrni aq me tepr qe tani Sala ka uri per vota. Sala ka dhene kontribut per vendin?? Po pooo...sidomos kur te futi ne pune gruan...Matrapaze politike.

Mendoj se z. Shehi ka te

Mendoj se z. Shehi ka te drejte: Saliu ka disa defekte, te vogla ne fakt. P.sh. lejoi firmat piramidale dhe shqiptareve u avulluan parate, shperberi edhe ate pak industri qe trashegoi vendi nga koha e socializmit, coi vendin ne lufte civile ku u vrane nja ... tre mije vete, me 1997 shperberi shtetin dhe i vuri flaken vatanit vetem per te qendruar edhe ca dite ne pushtet, pushtoi kryeministrine me tank ne vitin 1998, vrau nja 26 vete ne Gerdec dhe plagosi ca dhjetera te tjere, ka vjedhur sistematikisht zgjedhjet, grabiti e shperdoroi gjithe pasurite e vendit, vrau edhe nja 4 te tjere ne 21 Dhjetor para kamerave, u dha grekerve ca varreza qe vetem eshtra ushtaresh greke nuk kane, cenoi teresine territoriale e u dha grekerve ca qindra km katror det, etj. etj. etj.

Por megjithe keto " ... ka dhene kontribut per vendin".

Mbetet vetem per t'u gjetur se per cfare ka kontribuar. Dini gje ju te tjeret ... ?

Tung,

Blendi

Hajde zullap hajde....! C'do

Hajde zullap hajde....!

C'do gje justifikohet vetem qe ti hedhin stomakut ndonje dopio raki me pace kembesh keta derra.

Zot na ruaj!

Jo ushtar por leter

Jo ushtar por leter higjenike do te jesh.

Çfarë kontribudi ka dhënë mor

Çfarë kontribudi ka dhënë mor njeri i pa fytyrë kudo gjak dhe varfëri mor i mjerë

Une nuk e kuptoj pse nuk kane

Une nuk e kuptoj pse nuk kane burrerine e te mos dalin te japin shpjegime keta opozitare te " penduar" . Perndryshe , Dashi , thuaj qe" ma kane blere" ose " me kane blere gruan" e cila mban nje post goxha te rendesishem ne administraten e berishes dhe jemi ne rregull. Nuk je as i pari as i fundit - fundja. E beri edhe Sabri Godo (ndjese paste) per te bere te bijen ministre. Gjindja juaj e ka lene e bere kete vend ky qe eshte. Nuk cuditemi mw. Vetem mos dil te na japesh mend - aman - se na fyen inteligjencen , perpos te tjerash...

U mor vesh qe e kishe shitur "..." qekurese nuk hape goje 4 vitet e fundit. Para e pune te mbare gruas se re.

Perfundimisht, edhe Dashi

Perfundimisht, edhe Dashi eshte nje njeri pa dinjitet. Duket si tip " popullor " me ate te folmen Tironce, por, ne te vertete eshte i kallepit te Pollos, Shehut ( Tritan ), Xhaferit etj., njerez pa ideale dhe larg interesave te popullit. Thote se Saliu ka bere disa nderhyrje ndaj drejtesise por duhet te kontribuojne te gjithe. A je ne vehte pash nerin ( nese ke nder ndopak )? Ai s'ka bere disa nderhyrje por e ka shkaterruar sistemine drejtesise. A e din ti zoteri se cfare drejtesije ka sot Shqiperia? E ke kot Dashamir. Si me ty, si pa ty, Saliu do shkoje ne te sembes kete radhe. Gjithe ceshtja eshte se ti e ndonje tjeter si ti, po e tregoni fytyren tuaj te vertete tani ne fund, duke u bere patericat e nje krimineli. Por, nuk ke faj fare se edhe kur ke qene zv.kryeminister i tij ne vitet 1992-1997, bota perendimore ju ka cilesuar si " regjim gangsteresh" dhe ti s'paske zene mend fare.

Shyqyr qe dole ti t'ia

Shyqyr qe dole ti t'ia mbledhesh Sales tani ne pleqeri. Ku ishe bashke me ilaçin tend gjithe keto vite?

nuk te vjen turp nga tironsit

nuk te vjen turp nga tironsit e tjere ?

Gallate qe me DASHIN tek

Gallate qe me DASHIN tek emisioni FAKK ca dite me pare. Nuk dinte cte thoshte i shkreti...Tha se shkonte me PDne koalicion se eshte parti e djathte(!?) kur vete kryetari i PDse eshte akuzuar nga Dashi se ishte komunist(kujtoni pas 1997s) Tani ose Saliu nuk eshte me komunist sipas Dashit ose Dashi na u be Qingj

Po pse o lumemadh e dhjeve

Po pse o lumemadh e dhjeve tani ne fund ....

Votoni DELEMIR SHEHIN. "Jam

Votoni DELEMIR SHEHIN. "Jam si ju, jam per ju'

Nga nje kal plak, qe vuan nga

Nga nje kal plak, qe vuan nga reumatizma, s'mund te pretendosh ta shohesh fitues gare. Une nuk do ta luaj kete skedine.

Add new comment