Liri Lubonja polemizon me Mihallaq Luarasin. “Nuk të fal, jo dëshminë, po zellin prej dëshmitari”, i thotë

“Kurrë nuk jam përballur me Mihallaqin gjatë gjithë këtyre viteve. E kam shmangur gjithmonë takimin me të. Me Edin, bashkëshorten e tij jam takuar dhe kam folur, kurse atë nuk kam dashur ta takoj. [Dhe përballjen e kam shmangur] pikërisht për qëndrimin që Mihallaq Luarasi mbajti karshi Todit në gjyq. Pikërisht për ato 27 faqe dëshmi që ai bëri kundër tij” – këto fjalë janë të Liri Lubonjës, së shoqes së Todit, që i është përgjigjur flakë për flakë qëndrimeve të Mihallaq Luarasit. Ky i fundit është duke publikuar një libër, në të cilin “polemizon” me Todi Lubonjën. Vetë Todi nuk është gjallë, por Luarasi e ka me një libër të tijin të publikuar në fillim të viteve 1990, ku ai e përmendte Luarasin në një dritë jo të mirë (si dëshmitar në gjyqin që i është bërë). E shoqja, Liria, më tepër se sa me dëshminë, e ka me zellin, me të cilën është bërë ajo dëshmi, dhe me qëndrimin që ka mbajtur më pas Luarasi. Dhe në këtë kuptim, ajo saktëson: “Unë nuk bëj fajtor Mihallaqin. Ajo kohë ka qenë vërtet e tmerrshme. Ne që e kemi jetuar e dimë. Unë e di që ndaj Mihalit është ushtruar dhunë. Ai ishte i burgosur dhe shkoi me pranga në gjyq. Mihallaqi në ato kushte me siguri ka menduar sesi të shpëtonte veten dhe familjen. As e kam menduar ndonjëherë se shkak për dënimin e Todi Lubonjës u bë Mihallaq Luarasi. Atë e përdorën, sigurisht, për të dënuar Todin. Edhe Todi e dinte këtë. Unë fajtor bëj shtetin diktatorial”.
E pyetur se pse Luarasi e publikon tani këtë libër të vetin, zonja Lubonja thotë, se “këtë nuk e di; por do përpiqem ta gjej”.
Intervistën e plotë mund ta gjeni në linkun: http://www.mapo.al/2013/02/15/liri-lubonja-mihallaq-luarasit...
Re.Pu.
Comments
Pyetje Liri Lobonjes: Po Todi

Pyetje Liri Lobonjes: Po Todi Lubonja kur ishte maje kalit a i doli ndokuj deshmitar ne gjyq ?!?!

O Paul, ka mbet nji vend bosh

O Paul, ka mbet nji vend bosh per pape diku! Hajde se kemi pune tani, na i kurse shakate

Kjo zonja flet per zellin qe

Kjo zonja flet per zellin qe ka treguar Mihallaqi per te deshmuar kunder Todit __Por kjo nuk e njef natyren tone qe ne vdesim nga deshira e zjarte per te denuar tjetrin, mikun , shokun , komshiun tone ....sidomos kur ky tjetri eshte ndonje njeri me inteligjent se te tjeret , kur eshte tip oratori qe i ve peprara gjtihe te tjeret ...Dhe keta pjesa tjeter mediokre, qe jane 99% e popullsise edhe kur i ke shoke te ngushte, qe i ke mbajtur prane e i ke ndihmuar me sa ke mundur .........Keta kur te shikojne se te ka shkare pakez kemba do te fillojne me zell te pa mase te te godasin, te vene shkelmin ....sepse ju erdhi fati ne dore te marin hak per deficencen e tyre peprara atij qe eshte i talentuar.. ( dhe Todi edhe nga sa thote Mihallaqi duket qe ka qene tip Quick response kind of guy , I Menjereshem ne kthimin e nje repilke me mprehtesi intelekti , pavaresisht te metave qe ka pasur --cka eshte e ralle ne ambjentin tone ( gjyshja ime ka qene e tille ) ...Pra zonja ankohet per dicka negative qe ne fakt nuk e ka vetem Mihallaqi , por qe ne e kemi si karakteristike te popullit tone dhe qe na tregon se nuk dijme te bejme shtet --Eshte piekrisht kjo karakteristike qe ne kemi karshi njeri tjetrit qe e ben te pamundur krijimin e shtetit funksional ne shoqerine tone........

Ja shikoni pushtetin se si e denigron opoziten edhe per gjerat intime e personale te lidereve te saj, ...por nga ana tjeter shikoni edhe opoziten e median e saj sa e pacipe dhe sa e piste eshte ne luften e saj opozitare ,....sa thirje histerike hakmarese dhe raciste hedhin neper blogje opozitaret qe nga njerezit e thjeshte e deri tel lideret e gazetat e tyre ....Me nje fajle ne jemi nje Jungle -Society ...dhe na shkon tamam per shtat shprehja :....O Vellezer Ujqer ! __

Pra ca nga defekti jone i urejtjes per njeri tjetrin dhe ca nga reforma Ekonomike ekstreme e Sales, ne jemi kthyer ne .................nje Dog eat dog society....

Si ka mundësi të ket bërë

Si ka mundësi të ket bërë këtë ky njeri kaq i madh e pa besushme

Kur rane prej fikut e moren
Kur rane prej fikut e moren vesht se ishte regjim diktatorial keta?
Po kjo zonja perse nuk na

Po kjo zonja perse nuk na sqaron se cfare deshte Todi, Mihallaqi, ajo vete, i biri e te tjeret qe deshen ta vrisnin PPSH, nderkohe qe ata kishin vite qe i pinin qumeshtin, i hanin mishin, i mernin leshin e te tjera te mira materiale? Si dhe perse u koklaviten ne rrjeten e Ramizit, Kadriut, Fecorit etj., dhe nga ku dolen me pranga ne duar. Perse ata i blene dhe pastaj i shiten keta Todin, Mihallaqin, Fatosin, Lirine e te tjere emra te njohura tashme vitesh. Emra te cilet as nuk e kishin idene e demokracise, te desidences, te kapitalizmit ne bote. Emra qe vinin nga skamja fshatare dhe e qyteteve te kohes se Zogut dhe pushtimit nazifashist. Emra per te cilet pushteti popullor dhe pozita e tyre politike-sociale ishin enderra te realizuara me gryken e pushkes nga e cila shpetuan paq e jo si 28mije te tjeret. Qe te mos zgjatem. Problemi nuk eshte Mihallaqi apo e shoqja, por problemi eshte se edhe Todi, Fatosi, Liria kishin per qellim ato qe ka dhe zhvillon Sali Berisha gjate ketyre 22 viteve te fundit me Shqiperine. As nuk u plas fare per popullin dhe vendin, llafe i kane te gjitha. Qellimi i tyre fashtaresk eshte lavdia, Uni, prepotenca, shkelja e njeriut etj., vese. Duhet te jesh sojlli, te kesh tradite, te jesh ushqyer mire tere jeten brez pas brezi, te jesh poashtu arsimuar mire e gjere, te kesh pare bote e ta kesh jetuar ate me eksperienca nga me te ndryshmet etj., etj., pra te vish nga dere e provuar dhe e vjeter qe eshte velur ne shekuj nga pasurite e mireqenia, qe ka nevoje te shkarkoje energjite per interesin e pergjithshem sepse atje e shikon lavdine e mireqenies se vet, dhe mireqenien e lavdise se vet. E shikon kur hyn ne politike me pasuri intelektuale dhe del prej saj i varfer materialisht por i nderuar per jete. Pra vetem te tille njerez munden ti sherbejne ndershmerisht atdheut pa rene ne rrjetat e korupsionit, spiunazhit, tradhetise, kurvesise politike etj. Po prite qe fatet e vendit ti rregullojne ish te skamurit, ish fshataret barkthate-malarike, ish puntoret dhe fashtaret "patriote, nacionaliste" te Zogut dhe te Enverit, qofshin ata edhe te pasuruar - sic ka ndodhur- keto 20 vitete e fundit, dije se fundi i pashmangshem, coptimi i vendit, do te afrohet edhe me shpejt.

Add new comment