WTF ??!!

Një denoncim krejt i pazakontë është bërë nga vëllai i një prej vajzave të aksidentuara në Himarë në maj të vitit të kaluar, ku 13 persona humbën jetën. Televizioni Top Channel raporton se një nga të mbijetuarat Florie Peci, e cila u kurua në Austri për shkak të plagëve të rënda, rezulton se është shtatzënë dhe është përdhunuar e abuzuar seksualisht gjatë kohës që ajo ishte në koma. (!!)
Vëllai i vajzës, Gazmend Peci i ka shkruar Prokurorisë: “Unë që po ju shkruaj jam Gazmend Peci, vëllai i Florie Pecit. Unë dhe familjarët e mi jemi shumë të tronditur nga një ngjarje shumë e rëndë që ka ndodhur, motra ime në aksidentin e Qafës së Vioshës në Himarë pësoi dëmtime të rënda shëndetësore. Ajo u dërgua për mjekim në Austri, ku për më shumë se 55 ditë qendroi në koma. Në 11 tetor motra jonë u kthye në Shqipëri dhe për shkak të shqetësimeve të shumta specialistët konkluduan se ajo është shtatzënë. Konceptimi i shtatzënisë ka ndodhur nga data 20 deri në 25 shtator 2012, periudhë në të cilën Florija ka qenë e shtruar në klinikën Gmunderbergut Almunster në Austri , në periudhën e rehabilitimi. Motra ime Florie Peci është përdhunuar në kushtet e spitalit ku ka qenë për kurim. Me motrën timë janë kryer marrëdhënie seksuale në kohën kur ajo ishte në gjendje të rëndë shëndetësore dhe kur nuk kishte mundësi të mbrohej"
Ky kallëzim ndodhet në duart e prokurorëve për të cilën familja e vajzës së mbijetuar në aksidentin e Himarës kërkon të gjendet personi që ka abuzuar me Florie Pecin. Ndërkohë, Prokurorit të Përgjithshëm i ka dërguar një letër edhe deputeti socialist Taulant Balla, që si deputet i Librazhdit kërkon edhe ai nisjen e procedimit penal për gjetjen e atij që ai e quan krim makabër - raporton TCH.
Media të tjera raportojnë se vajza është e shtruar në një maternitet në Tiranë. A.N.
Comments
Lajm i tmerrshem nqs eshte i

Lajm i tmerrshem nqs eshte i vertete!!

ps: nqs shqiptaret vrasin njeri tjetrin,te huajt i vrasin pastaj i fusin ne frigorifer per ti ngrene per me vone...

Tani mos e ekzagjeroni ju

Tani mos e ekzagjeroni ju lutem.Nuk i futin ne frigorifer per ti ngrene me vone ,por per tju ngrene leket e pensionit.

per ti ngrene vella,para ca

per ti ngrene vella,para ca kohesh degjova ne Gjermani qe nje njeri pasi kishte bere vrasje,trupin e viktimes e mbante ne frigorifer per ta ngrene(e skuqte ne tigan),bote e cmendur...

e tmerrshme

e tmerrshme

Antinjerezore!

Antinjerezore!

Po ca perdhunimi mer

Po ca perdhunimi mer amon.

Kjo ka qene shtatzane para aksidentit, dhe n'vend qe ti tregoje prinderve te verteten, i thote m'kane perdhunuar. Spaskan pune tjeter mjeket austriake, por t'perdhunokan femra n'koma.

Sa i trashe ky vllai qe bo ket akuze absurde.

lajme alla shqiptarçe!!! pa

lajme alla shqiptarçe!!! pa baza reale. te stisura me bythe e te shkruara me injorance kolosale.

gazeta panorama shkruan ne nje artikull te sajin ne date 3 korrik se Florie Peçi e shtruar ne spitalin austiak, ka dale nga koma ne daten 2 korrik dhe kjo perputhet plotesisht me 40 e ca ditet e saj ne koma. madje gazeta citon dhe nje lidhje telefonike te ambasadorit shqiptar në Austri, Vili Minallori, për “NEWS24″, ku deklaron se parametrat shëndetësor të Florijes janë shumë të mirë. “Përgjigjet e mbrëmshme treguan se nuk ka asnjë pasojë. Florija nuk ka pasur probleme të dëmtimit në tru, pasi mendohej se koma e zgjatur mund të kishte dëmtime në kokë, por fakti i mbrëmshëm e tregoi se ajo nuk ka pasoja”.

E pra nga 2 korriku deri ne daten e mundshme te renies ne bare qe i vellai thote se eshte pak a shume 20-25 shtatori, jane plot 2 muaj e gjysem. 15 dite me vone eshte kthyer ne shqiperi, pra me 11 tetor.

pra, duke i permbledhur faktet(jane ato gjera qe perputhen me realitetin e ndodhive. per shqiptaret ky shpjegim i vogel) i bie qe:

1 - nese vertete ka mbetur me bare ne daten 20-25 shtator ka qene 2 muoaj e gjysem pas daljes nga koma dhe vetem 15 dite para ardhjes ne skiperi, pra koshiente dhe jo ne koma siç thone te gjithe.

2 - duke qene data e renies me bare shume afer kthimit ne shqiperi(15 dite), mos ndoshta familja kerkon te mbuloje ndonje loqe dashnori ne gezim e siper per kthimin e Flories?!!

prandaj o sikter milet, para se te beni te prekurit e te shokuarit(ju hidhni grate nga ballkoni e nuk shokoheni, prandaj mos na hapni barkun), i beni nje inventar loqeve qe Floria ka rreth e rotull dhe do dale dhe korraku qe se shpejti do behet baba i dobiçit te Flories.

Add new comment