T'i mbrosh apo t’u japësh munxët - pyet Mustafa Nano

Mes ndërdyshjesh e skrupujsh – sic e pohon vetë në fund të shkrimit, - Mustafa Nano ngre sot një pyetje të vështirë në editorialin e vet në të përditshmen SHQIP: Ç’duhet bërë në rrethanat e një regjimi iliberal (Zakaria)? Cila duhet të jetë qasja ndaj institucioneve të cilët teorikisht duhen mbrojtur, por praktikisht janë të kontrolluara nga ekzekutivi? Nano merr një shembull nga ditët e fundit, kopertinën e gazetës DITA, një ditë pasi u mor vendimi i Gjykatës lidhur me çështjen e 21 janarit.
Shkruan Nano ndër të tjera: “Më duhet të pohoj, se titulli “Pështyjeni” i shkruar mbi fytyrën e kryetarit të trupës gjykuese, me të cilin u hap e përditshmja “Dita” një ditë pasi u mor vendimi i Gjykatës lidhur me çështjen e 21 janarit, ndonëse ishte reagimi më adekuat që pritej nga një gazetari opozitare, ishte shumë i fortë edhe për sytë e mi. Nuk e shoh si një zgjidhje, pasi një agresion i tillë krijon një klimë të frikshme mosbesimi e delegjitimimi të sistemit të drejtësisë, e në këtë klimë gjyqtarët, ashtu si dhe përfaqësuesit e institucioneve të tjera, detyrohen të kërkojnë strehë edhe ca më shumë, për një kundërveprim instiktiv vetëmbrojtjeje, nën çatinë e këtij regjimi... Por nga ana tjetër, reagimi i dobët dhe i belbët në situatën, kur gjykatat e gjyqtarët e trembur, të kërcënuar apo të blerë “nuk arrijnë të gjejnë” dot autorët e një krimi që u bë sheshit, në mënyrë arrogante, nën vështrimin e kamerave televizive, nga një qeveri që drejtohet në mënyrë banditeske, kundër katër vetëve, që ishin të pafajshëm, të paarmatosur, të parrezikshëm, reagimi i dobët në këto rrethana pra do të ishte një zgjidhje më e keqe, e do të ishte mënyra më e mirë për të inkurajuar ata që e kanë vënë përfund këtë vend e këtë shoqëri. E prandaj, ndonëse mes ndërdyshjesh e skrupujsh, më duhet të them se të denoncosh fort e t’u japësh munxët ca institucioneve të korruptuara e të kalbura duke marrë në sy rrezikun e paralizimit dhe të asfiksimit për fare të tyre, është më mirë se sa t’i mbrosh ato me idenë se kështu ruhet një minimum i rendit e stabilitetit institucional…”
Pak më sipër, Nano u drejtohet dashnorëve “të përgjëruar” të institucioneve dhe shkruan:
“Është tepër vonë për të marrë poza e për të shitur dëngla të tilla. Beteja në mbrojtje të institucioneve nuk mund të jetë një betejë sezonale. Ku kanë qenë këta njerëz me stil e stof medemek institucional e konstitucional deri ca kohë më parë, pa u krijuar tamam regjimi iliberal, kur institucionet i sulmonte dikush tjetër, njëfarë robi me emrin Sali Berisha (iu thotë gjë ky emër?), dhe e bënte në mënyrën më brutale të mundshme? Si mund të dalin në mbrojtje të institucioneve ca njerëz që bënin sehir, kur Kryeprokurorja etiketohej “putanë”, kur Presidenti etiketohej “horr”, kur të parit të opozitës i thuhej “provoje dhe njëherë, dhe do ta shohësh se ç’do të të gjejë; si një bandit kam për të ndëshkuar”, kur të tre u shpallën arkitektët e organizatorët e një puçi fantomatik, kur iu tha “jo” shkresës së prokurorisë që urdhëronte ndalimin e gjashtë eprorëve të Gardës së Republikës, etj., etj? (a.n.)
Nano i plotë:
http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/02/12/ta-mbrojme-apo-ta-d...
Comments
Peshtyjeni nuk eshte asgje

Peshtyjeni nuk eshte asgje zoti Nano, edhe pse duhet t'iu respektoj per pikepamjet humaniste qe keni. 'Vritini' ndoshta do te kishte qene nje titull akoma me i pershtatshem edhe pse shume instinktiv nga ana ime. Keta gjyqtare jo vetem qe nuk i sjellin dobi shoqerise por e fundosin ne moçal te pafund vesesh dhe imoraliteti ku preferojne te jetojne ne menyre qe te behen te padukshem vete. Do thoni ju, me vritini ndoshta po them te njejten fjale qe ka thene kryeministri kur ka vendosur te gjuaje mbi turmen. Ndoshta... dhe me vjen keq per kete, po me vjen me sh keq per jetet e shkaterruara te atyre shqipetareve ne shesh.

Pikerisht peshtyrja dhe

Pikerisht peshtyrja dhe ndeshkimi i ketyre vemjeve shpeton INSTITUCIONET mustafa, jo e kunderta. Çfare ka per nderdyshje ketu??

z.Nano nese dikush do t;ju

z.Nano nese dikush do t;ju rrethonte ne shtepine tuaj, dhe do te tentonte me cdo mjet te futej brenda, gure, zjarr , shperthim dere ... dhe ju do te lajmeronit policine e cila do te vinte dhe ata qe ju kishin rrethuar do ta shpartallonin edhe ate dhe ju do kishit nje arme ne dore i rrethuar nga te gjitha anet me gure dhe zjarr me nje turme qe kerkon te hyje brenda ambjenteve te shtepise suaj ..... nuk do ta perdorni ate ???? Nese pas perdorimit te saj ju vrisni disa nga ata qe ju kishin rrethuar a do ju dukej e drejte qe ju te ishit i vetmi qe do te perfundonit ne burg ???

Nese po atehere tungjatjeta !

Add new comment