Çfarë ndodhi që “pro-berishisti” Arvizu ndryshoi kaq radikalisht?

Pyetjen e bën Andi Bushati në të përditshmen TemA. Dhe e gjen përgjigjen tek “strategjia e vendosur në fillim, tek ajo e zbutjes së më të rrezikshmit dhe ndrydhjes të më të dobëtit”. E ka fjalën për momentin e ardhjes së Arvizu në Tiranë.
Shkruan Bushati: “Kur ai zbarkoi në vendin tonë, trashëgimia që gjeti ishte e keqe. Marrëdhëniet e misionit të tij me qeverinë ishin në pikën zero… Ndaj, kur Arvizu mbërriti në Shqipëri, detyra e tij e parë qe që ta ndryshonte këtë gjendje. Ai theksoi në disa raste se e mbështeste punën e paraardhësit, por në praktikë filloi të vepronte ndryshe. Nëse strategjia e Uidhërsit kishte qenë përplasja e të vërtetave në sy qeveritarëve, ai zgjodhi një mënyrë tjetër, atë të zbutjes së bishës. Mënyra e re e të bërit diplomaci nga selia e Rrugës së Elbasanit, filloi të qe përkëdhelja e më të fortit. Me fjalë të tjera Berishës nuk kemi ç’i bëjmë, mënyra e vetme është ta mbajmë nën vëzhgim, ndërsa Rama e ha presionin, prandaj ta mbajmë nën trysni…”
Po a funksionon kjo me Berishën? Bushati mendon se pas vendimit për 21 janarin ndodhi shembja e një iluzioni dyvjeçar se me Berishën mund të krijosh kushtet për të shërbyer si garant apo arbitër.
“Nuk kishte dështuar më kot në misionin e tij paraardhësi Xhon Uidhërs. Nuk kishte dështuar më kot, këtu e dy dekada më parë, ambasadori Shifter, kur kish ardhur me shpresën për ndërmjetësim dhe kishte parë t’i grisej para syve porosia e presidentit Klinton. Nuk kishte dështuar më kot as një nga ish- miqtë e dikurshëm të Berishës, nënsekretari Timotej Uorth, të cilin ish- presidenti nuk e priti as në zyrë kur erdhi të negociojë për zgjedhjet e vitit 1996… Këto shembuj janë të mjaftë për të treguar se Berisha të përdor si negociator, për sa kohë je në favor të tij. Kur fillon të negociosh vërtet, kur vihesh vërtet mbi palët, ai të radhit tek armiqtë.. Ky proces ka filluar tani edhe kundër ambasadorit Arvizu. Jo më kot atij i kujtohet tani se edhe amerikanët vrasin në muret e selisë së tyre. Jo më kot deklarata kundër tij shkruhet dhe shpërndahet nga ministra. Jo më kot qarqet pranë qeverisë flasin për ndërhyrje në punët e brendshme. Natyrisht këto aludime as nuk i lëvizin qerpikun kryediplomatit të shtetit ende më të fuqishëm në botë. Por, ato janë prova më e mirë se strategjia dyvjeçare e ndjekur prej tij, ajo e zbutjes së më të fortit, ka rezultuar e dështuar…” a.n.
Më shumë:
http://www.gazetatema.net/ëeb/2013/02/12/arvizu-misioni-i-pamundur/
Comments
shume bukur, si politikanet
<p> shume bukur, si politikanet edhe gazetaret, Ja hidhni me dhjavoli Berishes. Te shohim se ku do ta fusni ate "dhjavoline" pas 23 Qershorit!</p>
Shikoni çfarë burë shteti
<p>Shikoni çfarë burë shteti ngeli duke u lëpirë prandajë i janë thyer balestrat e kraahut të djathtë</p>
Add new comment