T’u vijë turp – thotë Kokalari për Zërin e Amerikës, pas transmetimit të një interviste të Mediut “për mjedisin dhe Gërdecin”

Një intervistë e Fatmir Mediut në Zërin e Amerikës, ku ai flet “për çështje të Mjedisit dhe për Gërdecin” ka shkaktuar zemërim tek aktivisti i njohur shqiptaro-amerikan, Geri Kokalari, i cili në një shënim via-mail dërguar për disa media në Tiranë, ndër të tjera shkruan:
“Sa i përket Zërit të Amerikës, ata që janë përgjegjës për intervistën e Mediut duhet t’u vijë turp që kanë lejuar këtë person- që sipas meje është një gjarpër- të vjellë helmin e tij në një forum mediatik të kontrolluar nga qeveria amerikane. Dikur, Zëri i Amerikës i shërbente qëllimit që të shpërndante demokracinë përtej Perdes së Hekurt. Por ndërsa në Uashington po bëhet debati fiskal, VOA duhet të jetë në krye të listës së zërave që duhen shkurtuar. Dhe kjo jo sepse nuk kemi dobi, por sepse është bërë pjesë e një hipokrizie të madhe, duke u dhënë mundësi atyre që po shkatërrojnë atë pak demokraci që ka mbetur në Shqipëri. Për t’i bërë gjërat më keq, kjo bëhet në kurriz të taksapaguesve amerikanë...”.
Zëri i Amerikës e ka transmetuar intervistën në edicionet informative në shqip, ndërsa në faqen online e shoqëron me shënimin: “...Për të marrë pjesë në Mëngjesin e Lutjeve ishte edhe ministri i Mjedisit në Shqipëri Fatmir Mediu. Zotin Mediu e kishim dje të ftuar në studiot e Zërit të Amerikës për një intervistë në të cilën ai flet për gjendjen e mjedisit në Shqipëri, qeverisjen e këtyre 8 viteve si dhe për çështjen e Gërdecit...” A.N.
Video e Intervistës:
http://www.zeriamerikes.com/content/fatmir-mediu-shqiperi-mj...
Comments
Do tu kete vajtur nanje check
<p>Do tu kete vajtur nanje check nga Saliu ketyre te VOA .Sepse nuk mund te kuptohet se si mund ti japin kaq hapesire nje ministri e kesaj qeverie te implikuar ne vrasjen e njerezve te pa fajshem</p>
Add new comment