Shehi bëhet me Berishën. “Por qëndrimet e mija mbeten po ato”, garanton ai

Postuar në 12 Shkurt, 2013 05:25

Dashamir Shehi, që ka qenë prore kritik me PD-në e pas vitit 1996, por pa iu larguar llogores së djathtë (më saktë, antikomuniste), ka vendosur këtë herë të futet në fushatë në krah të Berishës, pas një “trade off”-i që ka bërë me të. Ai nuk ndryshon asgjë nga qëndrimet që ka mbajtur, megjithatë. Në programin “Fakt”, ai është shprehur se “nuk ka ndryshuar as Berisha, as unë; nuk kemi moshë të ndryshojmë; vendimin për t’u bërë në një koalicion me të ma dikton ligji elektoral”, duke lënë të nënkuptohet se nuk do të modifikojë qëndrimet që ka mbajtur gjatë 15 viteve të fundit.

Në intervistën me Pekën ai ka nënvizuar dhe dy gjëra, që e bëjnw atë të dallohet disi nga kori i maxhorancës. “Maxhoranca ka nevojë për fytyra të reja, ndryshe nuk mund të fitojë”, është shprehur më së pari ai. Dhe më pas, ka dalë kundër idesë për të vijuar koalicionin me LSI-në. “Qeverisja nuk duhet të jetë si shoqëri aksionere, ku merret e jepet pushtet me përqindje”, ka thënë ai.

Ka folur edhe për një negociatë me Topin në kohën kur ky i fundit ishte President. “Më ka mbetur hatri, pasi nuk më dekretoi kryetar të KLSH-së”, nxjerr në shesh Shehi një gjë, që nuk e dinte kush.

Re.Pu.

Comments

Submitted by malcori (not verified) on

dashi LEGEN i DEVOTSHEM ne kto dite te ftohta dimri, mbase duhet pire ndonje gote raki

Submitted by asim debi (not verified) on

pra do te kontribuoj qe Berisha te rrij ne pushtet qe te vazhdoj vjedhjen dhe autokracine.

edhe se thote qe ai eshte kundra ?!?!?

Submitted by Kukumjacka (not verified) on

Vetem me kusht qe "Maxhoranca ka nevojë për fytyra të reja, ndryshe nuk mund të fitojë, është shprehur më së pari ai" duke perdredhur buzet ne fytyren e tij te vjeter  - shtoj une. Eshte shtrenjtuar benzina qe nuk i ve flaken vetes, Dash?

Submitted by pd-isti (not verified) on

si ore nuk e dinte askush, pyesni Mucin se e dinte mire!

Submitted by Genti (not verified) on

Nuk e dinte kush ? Edhe femijet e dine qe Dashamir Shehi mbeshteti Lulzim Bashen ne zgjedhjet vendore te vitit 2011 ne menyre qe te merre llokmen e KLSH.

Submitted by Dash pa brire (not verified) on

Cfare interesaxhiu i rendomte:
Nga Berisha, u ble e u pajtua me te, pasi i vuri gruan drejtoreshe te Autoritetit te Mbikeqyrjes Financiare;
Me Topin, u prish se nuk e dekretoi si kryetar te KLSH-se (qe nuk e meritonte kurre)!

Submitted by astrit (not verified) on

Ky eshte fenomeni me negativ ne Shqiperine kontemporane. Njerez si Dashamir Shehu luanin rol shume me te madh, edhe po te mos i votonte njeri fare, kur jepnin shembuj publike te integritetit dhe antikonformizmit pasi mbanin gjalle shpresen edhe te atyre qe nuk i votonin.

Realpolitika, ky term qe ne Shqiperi mundohet pamjaftueshem te maskoje batakcillekun me te pamoralshem te aktoreve te saje, fitoi edhe njehere. Ai qe humbi prape eshte publiku. Por mbase edhe publiku ka fajet e veta - me indiferencen dhe mos shperblimin e shembujve te mire dhe me integritet, me pasivitetin fatal ndaj shembujve te paket pozitive qe me zor se edhe gjenden, ai po promovon horrllekun.

Submitted by Anonim (not verified) on

Ky Dashamir Shehi nga nje ane ma heq veten republikan te thekur, por nga ana tjeter me drejton nje parti e krjuar nga pretendenti per mbret…
Nga nje ane ma heq veten si politikan te paperlyer me korrupsionin, nga ana tjeter harron se ka qene zv.kryeminiter ne kohen e fajdeve 92-96…paska dashur te behet edhe drejtor i KLSH

Nga nje ane thote se eshte per politike te re, per fytyra te reja ne PD,  dhe ketej ma rreshton veten ne krah te Saliut, qe ka 22 vjet kryetar absolut i PDse…

Nga nje ane ma heq veten si parti qe ka personalitet te pavarur poltik, nga ana tjeter, ka 22 vjet qe ngeli hyzmeqar me tabake ne dore tek ‘kuzhina” e Berishes

Mos harroni…eshte njeri i papune, dhe jeton me parate e gruas e cila se fundmi eshte punesuar nga Berisha ne administraten shteterore…

Fytyra te tilla duhet te zhduken nga politika

Submitted by Leonardo (not verified) on

Dhe ky përfaqësonë fytyrat e reja për mbarëvajtjen e qeverisë apo është si ajo nusja që për inatë të simevjere vete me mullixhinë

Submitted by loni (not verified) on

Kjo eshte arsyeja qe banditi taleban sali berisha rri akoma nr pushtet, tipa si ky shehi e mbajne gjalle kermen komuniso-mafioze...turp. Ne katrahuren e post komunizmit ne Shqiperi keto tipa te ndyre e servila si puna e ketij shehit kane fajin e madh per krimet, vrasjet, plackitjet e pasurive dhe gjithe percudnimet urbane te ndodhura pas komunizmit. kur te denojme sali vucidol berishen per krimet e tij nuk duhet te harrojne edge ket kermat e tjera qe po kontribuojne akoma edhe tani ne perkrahjen dhe ne zgjatjen e qendrimit te nje krimineli ne pushtet.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.