Mihal Luarasi jep versionin e tij dhe përgënjeshtron versionin e Todi Lubonjës lidhur me dëshminë e tij në gjyq

Në librin “Nën peshën e dhunës”, autori Todi Lubonja (vdekur në vitin 2005) përmend si një nga dëshmitarët në gjyqin e tij edhe Mihal Luarasin. Ky i fundit ka përfunduar gjithashtu në burg në po të njëjtën kohë e i akuzuar për të njëjtën gjë, dmth për futjen e frymës liberale në art e kulturë. Libri i Lubonjës është publikuar qysh në fillim të viteve ‘990, dhe në një intervistë për Mapon e sotme, Luarasi thotë se nuk e ka takuar më pas daljes në dritë të librit. “Më ka lënduar me shpërfilljen që ka treguar për mua në libër”, thotë ai duke paralajmëruar publikimin së afërmi të një libri autobiografik, në të cilin, siç mund të merret me mend, jep dhe versionin e tij lidhur me ngjarjen e rrëfyer prej Todit. ”Kemi qenë miq, kemi ndarë të mira e të këqija, tronditje e goditje nga diktatura”, pohon ai, duke mos e fshehur pezmatimin që i ka shkaktuar libri “Nën peshën e dhunës”. Në librin e tij me titull “Korbi korbit nuk ia nxjerr sytë”, Luarasi nuk mohon gjërat që janë thënë në adresë të tij, por thjesht i kualifikon ndryshe ato, dmth jo si dëshmi dashakeqe, por si dëshmi dashamire.
Pyetjes së Aida Tucit, që e ka intervistuar, se “cila është arsyeja e sulmit që Lubonja i ka bërë atij”, Luarasi i përgjigjet: “Është ringjitja magjike e bukës së thyer me mentorin e tij, Ramis Alinë”. Por nuk shpjegohet se në ç’mënyrë kjo ringjitje e bukës së vjetër lidhet me denoncimin që Todi i bën atij në librin e vitit 1994.
Intervistën e plotë, tok me një fragment nga libri, mund ta ndiqni në linkun http://www.mapo.al/2013/02/11/mihal-luarasi-e-verteta-e-deshmise-sime-ne-gjyqin-e-todi-lubonjes/
Re.Pu.
Comments
Mihal Luarasi te mos i

Mihal Luarasi te mos i futet fare shpjegimeve e pergenjeshtrimeve sepse Im gjysh qe ka bere tridhjete vite burg politik / me ka rrefyer qe Mihal Luarasi ishte me shume se deshmitar - ishte provokator birucash. Te gjithe ata qe kane qene me te - e dine!

Todi Lubonja ka qene nje

Todi Lubonja ka qene nje personalitet, e as krahasohet me M. Luarasin. Bashkekohesit e konfirmojne. S'ka as me te voglin dyshim se sa shkruan Todi eshte gjithshka e vertete. Luarasi ka deshmuar ne gjyq kunder Todit gjera te paqena. Turp per te dhe me turp akoma qe i kthehet sot ketyre deshmive.

Por se cili eshte personaliteti i M. Luarasit, mund te shihet sot ne qendrimin qe mban ndaj regjimit aktual.

Nuk jam ne brendesi te

Nuk jam ne brendesi te miqesive dhe perplasjeve personale ose te historise perbashket qe paten ne diktature.Di qe Shoku Lubonja ka vdekur si komunist i betuar.Ma merr mendja se po te kish patur ENVER HOXHEN per ta votuar,nuk do kish hezitim fare do e votonte me bindje te plote per te.”SKLLAVERIA E POSHTERON AQ SHUME NJERIUN SA E BEN TA DOJE ATE”.Ketu e kam gjetur thelbin e SH.LUBONJA.

Zoti Luarasi, ne lejo te te

Zoti Luarasi, ne lejo te te vleresojm si regjizor, si artist.

Ato cka ke thene nuk eshte mire ti mohohsh e pergenjshtosh. Leri atje ku jane ne librin e te ndjerit Lubonja dhe ne procesvaralet e gjykates ku jane regjistu pikeperpike si i ke thene dhe si jane shkruar ne librin e Lubonjes.

Add new comment