Berisha e Basha edhe në 93-vjetorin e Tiranës nuk kanë temë tjetër veç Ramës

Postuar në 11 Shkurt, 2013 13:24

Tirana mbush sot plot 93 vjet që nga shpallja e saj kryeqytet i Shqipërisë. Për Berishën (dhe kësaj here edhe për Bashën e Bashkisë) është thjesht një rast për të folur edhe njëherë për ... gogolin Rama.

"Tirana është në krye të integrimit europian të vendit, por kjo nuk mund të funksiononte nëse Bashkia dhe administrata e saj ishte e shurdhët para zerit te qytetarëve të saj dhe kërkesave të tyre, nuk mund të funksiononte nëse Bashkia dhe administrata përdoreshin për katapultë politike apo lulëzim financiar të një grupimi, prandaj ne...” etj – citohet Basha i Bashkisë nga televizioni Top Channel.

Ndërsa Berisha: "Njeriu që qeverisi Tiranën për 11 vjet, si shpërblim për votën e qytetarëve të këtij qyteti të mrekullueshëm, u mbyll derën e integrimit, e lë Tiranën në mënyrë më të paimagjinueshme jashtë listës, jashtë familjes së kryeqyteteve të vendeve anëtare dhe vendeve me status të familjes europiane. Në 23 qershor, në mençurinë e tyre qytetarët e Tiranës do të votojnë për...” etj.

Rama është përgjigjur me disa postime në Twitter. “Jam dakord me Saliun, pas 23 qershorit Tirana do njohe nje hov te ri zhvillimi! Ne do risjellim fuqine transformuese te fillimviteve 2000” - shkruhet në njërin prej tyre. (a.n.)

Comments

Submitted by Dritan (not verified) on

<p>Eshte detyre e cdo qytetari te kritikoje qeverine qe ka. Qeverite nuk jane per tu bere sehir. Rama flet realitetin, B &amp; B flasin perrallat ne boten e cudirave.</p>

Submitted by ILIRET (not verified) on

Po per Edi Ramen u mblodhen. Asnje fjale per Tiranen, vetem per Edi Ramen....

Submitted by Dritan (not verified) on

<p>Makthet e Berishes e kane emrin Edi Rama....hahahaha</p>

Submitted by ILIRET (not verified) on

<p>&nbsp;&nbsp; Se tani po e ve re me vemendje foton. Cfare po i thone ne vesh njeri tjetrit? Basha Berishes dhe ajo zonjusha zonjes? Mos po lozin telefonin e prishur?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.