NYT: Të vrasësh një amerikan

“Letra e bardhë” është një dokument i zbuluar së fundmi nga media amerikane. Sipas saj, Presidenti I SHBA-ve ka fuqi për të urdhëruar vrasjen e personave që besohet se janë pjesë e Al Kaidës, edhe nëse ata janë qytetarë amerikanë. E përditshmja amerikane “New York Times”, i ka kushtuar një kryeartikull të gjatë këtij dokumenti dhe e quan shqetësuese “logjikën e shtrembëruar” të avokatëve të administrates që e mbrojnë atë.
Dokumenti, i siguruar dhe bërë publik nga NBC News, është shkruar nga Departamenti i Drejtësisë. “Letra e Bardhë” është dërguar në Capitol Hill shtatë muaj pasi ushtria ka zbatuar urdhrin e presidentit Obama për të vrarë Anwar al-Awlakin, një amerikan që është zhvendosur në Jemen dhe është bërë mbështetës i xhihadizmit kundër Shteteve të Bashkuara.
Sipas “Letrës së Bardhë”, Kushtetuta dhe autorizimi i Kongresit për përdorimin e forcës pas sulmeve të 11 Shtatorit 2001, i japin zotit Obama të drejtën për të vrarë çdo qytetar amerikan, për të cilin një “zyrtar i lartë dhe i informuar” vendos se është “lider i lartë operacional i Al Kaidës ose forcë ndërlidhëse” dhe paraqet “kërcënim të pashmangshëm për sulme të dhunshme”. NYT thotë se nuk është bërë kurrë përpjekje të përcaktohet se kush mund të jetë “një zyrtar i lartë dhe i informuar”.
Edhe në kohë lufte, - vijon artikulli, - ka disa mënyra për të rishikuar vendimet e komandantëve. Gjykatat ushtarake i përkasin ushtrisë, por vendimet e tyre janë subjekt i apelit te gjykatësi civil. “Letra e Bardhë” është një përzierje konfuze e vetëmbrojtjes dhe ligjit të luftës, shkuan gazeta.
Obamës i duhet tashmë t’u shpjegojë ligjvënësve specifikat e vrasjes së zotit Awlaki dhe të djalit të tij. Ai po ashtu duhet t’i parashtrojë vendimet si ky për rishikim nga Kongresi. Nëse është e nevojshme, Kongresi mund të krijojë gjykatë të veçantë për të trajtuar këtë lloj diskutimi të ndjeshëm. Ky debat shkon me natyrën e demokracisë sonë, - shkruan “New York Times”. A.N.
Më shumë:
http://www.nytimes.com/2013/02/06/opinion/to-kill-an-america...
Comments
S'ka problem fare. Obama e

S'ka problem fare. Obama e ka kollaj fare, mjafton qe trupi gjykes te jete ai qe gjykoi 21 Janarin.

Pastaj Obamen e trajnon Sala dhe i meson se po te duash mund te vrasesh ne mes te bulevardit shtetasit e tu edhe pa qene pjesetare te Al-Kaides.

Tung,

Blendi

E shifni cbehet?? Per nje

E shifni cbehet?? Per nje terrorist ne fund te fundit, Amerika do shpjegime nga Presidenti pse qysh e tek. Kurse ketu vret shqiptare ne mes te sheshit nje qelbesire psikopate dhe jo vetem nuk e denon kush, po na dalin edhe peticione te firmosura nga "intelektuale" qe e mbrojne si skllever e bije sklleverish qe jane. Ptuuu!

Add new comment