Berisha ofron versionin e tij mbi 21 janarin... dinamit mbi K/ministrinë!

Postuar në 09 Shkurt, 2013 10:52

 

Kryeministri ka gjetur të rinjtë e PPE-së për të shpjeguar se çfarë mendon për... 21 janarin! Kujtimet e tij janë pak ndryshe nga pjesa tjetër e popullsisë, sepse ai mban mend që vrasësi ishte Edi Rama dhe se mbi kryeministrinë qenka hedhur dinamit!!?

“Ne kemi një problem se kryetari aktual i pozitës i cili në vend që të mbështesë reformat e integrimit, bën cdo gjë për t’i bllokuar ato. Me 21 janar mendoj se mund të përmbyste pushtetin me dhunë, këto protestues dhe midis tyre dhe 200-300 persona të paguar të dhe të nxjerrë nga bota e krimit, me të cilët mendoi se do përmbyste me dhunë qeverinë, pregatiti një fjalim dhe mori një megafon me vete, u instalua në kullat për karshi, duke besuar se do mund të përshëndeste kryengritësit e tij, ata sulmuan në mënyrë agresive ndërtesën e Këshillit të Ministrave. Mbi policinë dhe gardën u hodhën mijëra tulla, gurë dhe dinamit. Natyrisht unë isha në zyrë. Ati mendoi se unë do largohesha nga zyra, por unë jam njeri i detyrës dhe nuk kisha motiv të largohesha pasi ai ishte ditë e zakonshme për mua dhe nuk kisha ndërmend të largohesha nga zyra. Pati 4 viktima, ishte përpjekje për të përmbysur një qeveri të zgjedhur me zgjedhjet ë lira. Por, dështoi. Një proces hetimor është në vijim, kërkova që drejtësia të thotë fjalën e vet për cdo aspekt të këtij kati të shëmtuar, ne po presim”, deklaroi Berisha.
k.c.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Ne ndo vend demokratik nje njeri si ky qe ka dhene afro 5-6 deshmie te rreme rreth vrasjeve te 21 janarit, do te ishte arrestuar nga prokuroria. Ne fillim tha se ishin vrare nga afer nga njeri tjetri, pastaj tha per cadra pistolee, plumba rikoshete etj etj. Tani ka dale me teori dinamiti...Kjo tregon se prokuroria eshte edhe ajo karte teper e dobet e drejtesise sone. Edhe pse ky njeri duhej te arrestohej nga prokuroaia per deshmi te rreme, njekohesisht si shefi i kryeministrise se paku duhej marre i pandehur si i dyshuari kryesor. Kete gje asnje analist nuk e ka thene deri me tani...</p>

Submitted by Andon Nuriu (not verified) on

<p>Ky eshte nje frikacak i ndyre. Pse nuk pati fytyre te fliste per 21-janarin kur e pyeten gazetaret ne konference, por foli per ullinj dhe arrore? Tani u kujtua te thote brockullat e mendjes se tij te semure dhe shikoni se ku e ben kete, para te rinjve.</p>

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>Ky dallkauk duhet të largohet sa më shpejtë që të shohim pagëz dritë</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.