Tema online sulmohet nga hacker-at; nuk duket e rastësishme dita e zgjedhur për këtë sulm

Postuar në 07 Shkurt, 2013 07:55

Ka mbi dy orë që faqja online e Temës është e pavizitueshme. Shkaku është një sulm hacker-ash, të cilët kanë dëmtuar database-in dhe file-t e rikonfigurimit të vetë faqes. Është një sulm që mendohet të jetë i orkestruar nga njerëzit e qeverisë, apo të Gardës së Republikës, me synimin për të minimizuar efektin e informimit mbi vendimin e Gjykatës së Faktit, që i nxorri të pafajshëm të akuzuarit kryesorë për krimin e 21 janarit 2011.

Tema është faqja online më e lexuar në botën shqiptare, dhe ajo dallohet për frymën e fortë opozitare. Është një portal që ka përbërë prore shqetësim për qarqet e pushtetit, e që ka udhëhequr opozicionin mediatik.

Burime nga “Tema” na thonë se teknikët janë duke punuar për ta risjellë faqen në gjendje të vizitueshme.

Re.Pu.

Comments

Submitted by jul cezari (not verified) on

"mendohet te jete nga garda apo njerezit e qeverise "..pse beheni qesharake me keto aludime?

Submitted by Anonim (not verified) on

Pyeten saliun me 1998

-doktor, kane vrare Fatosin...

Sala pergjigjet...

- e ka vra Nano

Submitted by Anonim (not verified) on

NJerezit e qeverise nuk ruajne dot faqen e kryeministrit jo me te dijne te sulmojne Temen....thoni me mire qe e ben Mero nga zyra e tij (Whiskey Bar)

Submitted by Dritan (not verified) on

Po ik se le nam. Gazeta Tema ja qendis mire familjes dhe juve qe i lepiheni nga mbrapa. Pse hera e pare eshte qe Sala ben te tilla gjera? Po ne 1996-1997 kush oi dogji gazetat, kush i rrahu gazetaret?

Submitted by korcar (not verified) on

Merua nuk dinte c'te shkruante dhe tani lot rolin e viktimes. Njerezit ne Shqiperi duhet te mesohen te respektojne institucionet dhe jo t'i sulmojne, ndryshe nuk kemi per te bere ndonjehere shtet.

Submitted by Emigranti i tru... (not verified) on

Ja dhe nje korçar [deleted] ne sherbim te adhamudhit.

Submitted by Dritan (not verified) on

Po replikoj i indinjuar me juve qe jeni nje hipokrit i rradhes.

1. Se pari, ne 21 Janar asnje institucion nuk u sulmua, u dogjen nja dy makina qe per mua seshte asgje fare. Njerezit ishin shume paqesore serisa u sulmuan nga garda dhe mbi to u hodhen bomba me gaz lotsjelles. Po te ishe atje do e kuptoje mire, por sic duket ke marre info nga PD.

2. Nese ti shqetesohesh per sulmin ndaj institucioneve, atehere cfare ke per te thene per mitingun e shtatorit 1998 kur shpellaret e armatosur me antitank sulmuan kryeministrine, u futen brenda, dogjen, sulmuan garden, rrembyen tankset dhe dogjen gjithcka?????? FOl pra fol, PERGJIGJU

Submitted by korcar (not verified) on

Dritan dhe te tjere une nuk mbroj Sali berishen. Nuk fola per shtatorin e 1998 se nuk desha te zgjatem. Po po qe se garda ne shtator te 1998 do te kish qelluar dhe mbrojtur kryeministrine dhe me pas te dilte e pafajshme, nuk do te kishte ndodhur 21 Janari. Politikane te deshtuar si Sali Berisha e Edi Rama mesojne me te keqiat nga njeri tjetri. Edi Rama donte te bente ate qe beri Sali Berisha me 1998. Po te denohen punonjesit e gardes kete here si do te beje Edi Rama pas 24 Qershorit (po qe se fiton zgjedhjet) kur horrat e Sali Berishes t'i sulen tek kryeministria. Mjaft me nuk vazhdohet keshtu.

Submitted by Genti (not verified) on

Redaksia e Republikes njofton ne menyre te sakte, pasi edhe vete konstatova qe ne mengjes faqja ne internet e TemA hapej pa probleme ndersa bllokimi filloi pikerisht kur doli lajmi per vendimin e Gjykates. Ka dy opsione: ose sulm nga hackers ose dyndje e papare e vizitoreve.

Submitted by Lori (not verified) on

Gazeta tema dhe Mero Baze jane shume te nderuar per vertetesine e lajmeve qe japin dhe per forcen opozitare kender pushtetit te klanit Berisha dhe meritojne respekt.Ata qe kane lidhje me pushtetin e Sales le ta mbrojne,saliohin ,dhe te shajne Meron.

Submitted by jul cezari (not verified) on

o Lori po kur gazeta tema shpifte dhe shante para e prapa PS-n,Edi Rame-n dhe i lepiheshin nate e dite Saliut,prap ashtu ishte,per tu duartrokitur?
Dritan,kur ndodhi ne 98,Berisha ishte ne krye te tyre dhe si la per asnje cast vetem protestuesit..plus garda nuk qelloi ngaqe brenda zyres se kryeministrit skishte njeri,skishin cmbronin.

Submitted by Anonimi (not verified) on

Ka me shume gjasa qe serveri te mos kete mbajtur dot dyndjen e vizitoreve dhe eshte bllokuar.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.