Siguracioni i makinave: Nga 6 mijë në 18,500 lekë brenda 5 javësh!

Postuar në 06 Shkurt, 2013 17:15

Çmimi për sigurimin e detyrueshëm të makinës brenda pak javësh është rritur në vlera marramendëse. Nëse në fillim të janarit tarifat ishin rreth 6 mijë lekë, sot ato janë rritur me më shumë se tre herë. Cmimi ka arritur në 18,500 lekë. Madje jo vetëm kaq, por kompanitë e sigurimeve kanë hequr diferencimet sipas fuqisë motorrike të mjetit. Sigurimi kushton njëlloj si për një makinë me motor 800 kubikësh, ashtu edhe për një me motorr 3,000 kubikësh.

Çdo rritje apo ulje e tarifave kryehet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë. Pikërisht për arsye të rritjes së bashkërenduar të çmimeve, Autoriteti i Konkurrencës i shpalli vitin e kaluar kompanitë e sigurimeve fajtore dhe i ndëshkoi me gjoba, në përpjestim me pjesën e tregut në sigurimin e detyrueshëm motorrik. Si përfundim, kemi dy institucione që i bien njëri gozhdës dhe tjetri patkoit, duke u shqetësuar secili vetëm për detyrat e veta, dhe pa asnjë vullnet për bashkëpunim rreth çështjes në fjalë. Dhe në fund janë qytetarët që vuajnë pasojat e një tregu të pastabilizuar dhe të pasigurtë. E.Shehu

Comments

Submitted by I3VI5 (not verified) on

<p>Ajo pagese eshte c&#39;do muaj apo c&#39;do vit?</p><p>Nese eshte c&#39;do vit, nuk keni pse ankoheni fare sepse kudo ne bote eshte te pakten 10 here me shtrenjt. Njerezit te paguajne aq sa eshte kostoja e siguracionit, perndryshe mos te ankohen pastaj kur kompania e sigurimeve nuk i demshperblen.</p>

Submitted by V for Vendetta (not verified) on

<p>Ke te drejte kudo ne bote 10 here me shtrejnte eshte po nuk baguan njesoj nje Ferrari dhe nje Ford Focus dhe as nje Mercedes dhe nje Fiat Punto.Po logjika juaj se meqe paguajme pak nuk duhet te demshperblehemi fare nuk eshte e drejte edhe per faktin se shumicen e incidenteve njerezit e zgjidhin privatisht pa shkuar fare te Sigurimet sepse e dine se do te marin po qene me fat vetm 1/3 e demit qe iu eshte shkaktuar.Dhe kjo duke i paguar 1/2 e 1/3 qe kane mare inxhinierit te sigurimit qe vlereson demin.</p>

Submitted by I3VI5 (not verified) on

<p>Po pra, eshte i gjithe sistemi i mbrapshte. Nga njera ane njerezit nuk kane pse te kerkojne 100% demshperblim kur paguajne aq pak. Nga ana tjeter kompanite e sigurimeve mos te premtojne 100% demshperblim me nje pagese aq te vogel nese nuk jane te gatshme ta permbushin kete kontrate. Jane qe te dyja palet ne faj.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.