Ksera mban me rrogë kreun e shoqatës për Pavarësinë e Vorio Epirit?

Postuar në 06 Shkurt, 2013 10:39

Më në fund Aleanca Kuq e Zi e ka kaluar pragun e akuzave nga foltoret, dhe ka deklaruar se do të dorëzojë te Prokurori i Përgjithshëm Llalla, fakte dhe prova, që sipas saj flasin për kryerjen e veprave penale dhe krimeve kundër integritetit dhe sovranitetit shtetëror të Republikës së Shqipërisë, nga ana e ministrit të Punëve dhe Çështjeve Sociale Spiro Ksera, ka deklaruar kreu i AK, Kreshnik Spahiu, cituar nga Shqip.

“Prej disa vitesh kreu i organizatës për pavarësinë e Vorio Epirit, Theofan Kaliviotis ka drejtuar protesta ekstremiste, radikale dhe të dhunshme në Athinë kundër shtetit shqiptar, fakt ky që është i provuar nga fotot që i janë bashkangjitur dokumentacionit që do t’i dërgojmë Prokurorisë së Përgjithshme. Prej disa vitesh ministri i qeverisë së shtetasit Sali Berisha ka financuar nga buxheti i shtetit shqiptar, me paratë e taksapaguesve shqiptarë, kreun e organizatës për Pavarësinë e Vorio Epirit dhe së bashku ata kanë hartuar planin dhe kthyer në realitet hapjen e degës së “Agimit të Artë” në Shqipëri. Vlen për tu theksuar së “Agimi i Artë” ka mbetur në opozitë në Greqi por në Shqipëri rezulton në pushtet dhe instancat më të larta qeveritare”, sipas Spahiut.

Që Ministria e Punës ka një staf të mbifryrë në kohën kur papunësia është më e madhe, këtë ta thotë kushdo që punon në atë Ministri. Edhe që në korridore të merr malli të të flasin shqip, mund të konstatohet kollaj nga kushdo. Por, sipas deklaratave të Spahiut, “Kaliviotis jeton më shumë Athinë se sa në Shqipëri dhe pavarësisht se nuk është paraqitur asnjë ditë në punë në ministrinë ku ai paguhet”, dhe më e rënda, po sipas tij, “Kavaliotis rezulton që të jetë një nga zyrtarët e lartë, një nga këshilltarët më të afërt të qeverisë së shtetasit Sali Berisha.”

k.c.

Comments

Submitted by Arlind (not verified) on

<p>Ky njeri ka kaluar ne cmenduri. Deri me tashti ky &#39;&#39;ka derguar ne gjyqe inkuzicionimi&#39; te gjithe, pervec se veten e tij qe deri dje i ropi njerezit e varfer. Idiot me plot kuptimin e fjales.</p>

Submitted by luani (not verified) on

Bravo Spahiu. Kta njerez duhen cu ne prokurori. S'mund ti leme tradhtaret te na qeverisin, ndryshe do e shesin Shqiperine e jugut.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.