Biberaj përjashton kategorikisht edhe koalicionin me LSI-në: Na ndan ideologjia dhe filozofia

Përfaqësuesi i Frymës së Re Demokratike, Aleksandër Biberaj, i ftuar në emisionin Tonight Ilva Tare ka përjashtuar kategorikisht "për arsye morali dhe ideologjie" koalicionin me dy partitë e mëdha, PS dhe PD si dhe me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Pyetjes që gazetarja Ilva Tare i bëri rreth koalicionit të mndshëm me këto parti, ai i është përgjigjur:
“Është spekullim i pastër mediatik. Qëndrimi ynë ka qenë, nuk bëjmë koalicion me partinë Demokratike, na ndan morali. Nuk bëjmë koalicion me Partinë Socialiste, na ndan ideologjia dhe filozofia. Nuk bëjmë koalicion me LSI, na ndan ideologjia dhe filozofia. Pra me këto tre parti ne nuk bëjmë koalicion.”
Ndërkohë Biberaj ka lënë derën e partisë së tij të hapur për cdo parti tjetër: “Ne jemi cdo ditë në terren duke punuar me qytetarët shqiptarë por koalicion me këto tre forca politike ne nuk do bëjmë. Jemi të hapur për parti të tjera. PBDNJ është e hapur, AK është e hapur dhe parti të tjera janë të hapura” a.n.
Comments
E kujt i duhen politikane
<p> </p><p>E kujt i duhen politikane te tille ekstermiste qe vazhdojne te flasin per ideologji? Po qe per burra te tij te shekullit te shkuar, Berisha rri ne pushtet edhe 120 vjet.</p>
Add new comment