The Independent: Agimi i Artë, si po penetron mes të rinjve grekë

Postuar në 03 Shkurt, 2013 07:42

Gazeta londineze The Independent, në një hetim të pavarur zbuloi se partia neo-fashiste e Agimit të Artë ka fituar terren në mesin e të rinjve grekë, ku ajo po përhap në mënyrë agresive frymën anti-emigrantëve dhe mesazhe të të djathtës ekstreme përmes mediave sociale, internetit, dhe klubeve të të rinjve. Mësues dhe adoleshentë të intervistuar u shprehën se kjo parti është në modë, duke zënë vendin e së majtës ekstreme, që historikisht ka joshur rininë greke.

Vassiliki Georgiadou, profesor në Universitetin Panteion dhe ekspert i së djathtës ekstreme e ka studiuar Agimin e Artë për vite me rradhë. "Ata flakën etiketën e nazizmit dhe në vend të saj knaë nisur të luajnë me kartën nacionaliste. Ata përdorin historinë e lashtë greke si një maskim për të fshehur identitetin e tyre të vërtetë: që ata janë tifozë të Hitlerit dhe anti-semitë."

Muzika është gjithashtu një formë që ata kanë zgjedhur në tërheqjen e pasuesve të rinj. Dy nga deputetët e Agimit të Artë janë muzikantë. Njëri prej tyre, Artemis Matthaiopoulos, ishte kitarist basist i një grupi rocku racist i cili i ngriti këngë lavdie kampit të Auschwitz-it. Një tjetër këngë nacionaliste e tyre ka një tekst që thotë "fol greqisht ose vdis!"

Graffiti të flamujve grekë me parrulla nacionaliste, dhe shenjat e tyre të ngjashme me svastikat kanë filluar të shfaqen rreth shkollave.
Ernesto, 17 vjeç, është një shqiptar i cili u rrit me shokun e tij grek Kostas në qendër të Athinës. Ata ndanin ushqimin bashkë, bisedat për vajzat dhe lojën e futbollit. Por disa vite më parë, Kostas filloi të kalojë kohë me një grup të rinjsh që visheshin me të zeza, rruanin kokën, dhe pretendonin se mbështesnin Agimin e Artë. "Kostas i dukej se ishte ndryshe meqë shoqërohej me ata djem kullera dhe të këqinj nga të cilët gjithkush kishte frikë," kujton ai. "Ata i urrenin emigrantët dhe madje uz sulnin qentë që të kafshonin fëmijët afrikanë - ishte çmenduri".

Kjo lëvizje po pushton mendjet e të rinjve. Dhe shteti grek, me shkurtimet e buxhetit, duket se nuk ka asnjë shans të luftojë për të mbrojtur mendjet e tyre të njoma.

a.e.

Comments

Submitted by Agim (not verified) on

<p>Klasik mentaliteti katolik i prostitutes!Jeni me te vertet te pacipe!Sa shpejte e harruat &#39;&#39;OREMUS PRO PERFİDİS JUDAEİS&#39;&#39;,LİTURGJİNE E TE PREMTES SE SHENJTE DHE LUTJEN KUNDER HEBREJVE BESETHYES!Sa shpejt e haruat ,se vetem ne 25 .1 .1959&nbsp; ne deklaraten NOSTRA AETATE mbi RELİGJONET UNİVERSALE PER HERE TE PARE U HOQ TERMİ MBİ&#39;&#39;PERGJEGJESİNE KOLEKTİVE TE HEBRENJEVE PER VDEKJEN E JEZUSİT&#39;&#39;,DHE PAPA QE E REALİZOİ KETE, GİOVANNİ XXIII,ESHTE NGA&nbsp; PERSONAZHET ME TE PAPELQYERA NGA &#39;&#39;CURİA ROMANA&#39;&#39;.</p>

Submitted by Titra (not verified) on

<p>I bejne lavazh truri te rinjve ata prandaj !Qeveria i mbeshtet po marrin shume force duhen ndalur se sben!!!</p>

Submitted by Pirro (not verified) on

<p>censuruar</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.