Sami Repishti: shqiptarët e Amerikës të ofenduar nga injorimi ndaj Presidentit Willson (a thua sepse qe mik me Fan Nolin?)

Postuar në 03 Shkurt, 2013 13:01

Sami Repishti shkruan te Panorama mbi Presidentin Willson (të cilit iu ngrit një bust me urgjencë, sa “me e pa zonja Klinton”) duke sjellë të përmbledhura ato që Presidenti Amerikan pati bërë për Shqipërinë në ato kohërat e vështira kur Shqipërinë donin ta copëtonin.

“Në Kathedralen e Shën Gjergjit, Boston (ose Kathedralen e Nolit, siç e quejmë ne) kam pa pleqtë e bashkësisë sonë që luteshin para fotografisë së Presidentit Wilson me të njëjtin devocion si para ikonës së Shën Gjergjit, shenjt patron i shqiptarëve. Kështu jemi edukue ne!” kujton Repishti.

Ai e konsideron thuajse të harruar figurën e Willson, a thua ngase ishte i lidhur ngushtë me Nolin? “Me këtë respekt pothuejse religjoz që shqiptarët e Amerikës kanë për Presidentin Wilson, me keqardhje kemi vrejtë se në festimet për 100-vjetorin e pavarësisë së shtetit shqiptar në Shqipëri, emni dhe vepra e Presidentit Wilson nuk u paraqit në veprimtaritë që respektuen figurat e mëdha të miqëve të vendit tonë. Kjo na tronditi, sepse për shqiptaro-amerikanët, Presidenti Wilson ka qenë shtyllë solide e ndërtesës së Pavarësisë së Shqipërisë. A ka mundësi që kjo figurë madhore ashtë “harrue” sepse ishte e lidhun ngushtësisht  me peshkop Fan S. Nolin të anashkaluem paturpsisht?” shkruan Repishti.

Pasi kujton se Willson i pati thënë Nolit: “Unë do të kem vetëm nji zë në Konferencën e Paqes në Paris, dhe këtë zë do ta përdor për të drejtat e Shqipërisë” Repishti rikujton momentet e tjera kur ky President i madh mbrojti shqiptarët, për ta mbyllur shkrimin me fjalët:

“Nji shtet i qëndrueshëm nuk ndërtohet mbi boshllëk, as nuk harron të kaluemen e tij qofte ajo e lavdishme, ose jo! Nji shoqëni e qytetnueme respekton figurat kryesore që e kanë krijue ose forcue. Fatkeqsisht, me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë, kemi përjetue shumë folklore e “politikë” mjerane, dhe pak histori!
Kjo ashtë nji gjendje e vajtueshme! Ashtu si shumë shqiptaro-amerikanë, edhe unë kam mbetë i shgënjyem dhe i ofenduem.”

k.c.

Comments

Submitted by .Hektor Lika (not verified) on

Ai e konsideron thuajse të harruar figurën e Willson, a thua ngase ishte i lidhur ngushtë me Nolin? E cuditeshme kjo pyetje e z Repishti. Gjithe jeten ne amerike e  ka kaluar, por duket e ka ruajtur infeksionin shqiptar te politizimit te gjithçkaje.

E kush e cau kryet per nje gje te tille? Monumenti iu ndertua, ku eshte problemi ketu qe kuiset kesisoj?

Kur do te degjojme gjesendi te zgjuar nga te vjetrit tane, diçka qe n abshkon e jo qe perçan?

Submitted by arnaut (not verified) on

Respekte Prof. Sami Rrepishtit, djali i patriotit te madh Hafiz Ibrahim Rrepishti, i cili ka marre pjese ne mbrojtjen e Shkodres ne 1912 e po ashtu ka qene deputet ne parlamentin shqiptar te 1920.

Submitted by Vlora (not verified) on

Kush eshte qy repishti more?  ca ka bere? Se ka ca kohe qe po na mbyt me artikuj

Submitted by Arlind (not verified) on

Sami Repishti eshte sozi e Pjeter Abnorit. Kete pleq qe jane arratisur ne kohe e me vakth kujtojne se shqiptaret duhet te degjojne vetem daullet e tyre. Ky shtet eshte tejmbushur me buste qe te kujtojne idhujtarine e arabeve paraislamik. O Sam Repisi, ky popull do te ushqehet qe te mbijetoje dhe nuk e ushqejne idhujt e Amerikes qe ti i ke pervetsuar ne shpirtin te te ligesht. A e ke pyetur veten se kemi 20 vjet qe bredhim mbas amerikanizmit (ku jeton ti), nese kjo Amerika e Willsonit apo Vilsonit ne shyp ka investuar ne ndonje cm rruge, ne ndonje fabrike apo ne ndonje nderrmarje bujqesore? Ti mba Ameriken me Willsonin atje ku je dhe ne mbajme Shqiperine qe po varferohet nga ngritja e ketyrew busteve qe secili kushton ne afro 1000 euro, dhe per to nuk paguan ti qe je ne amerike por ne taksepaguesit shqyptar, o plak.

Submitted by Leonardo (not verified) on

Nuk është mëkat ta qëlloshë me fjalë të kota një njeri vetëm dhe vetëm se na kujtonë që të kemi respektë për të gjithë ata që kanë bërë sa do pakë pëer të mirën e kombit tonë ska dyshim se kjo do ndolli kur ne nuk kemi respekt për veten tonë si mund të kërkojmë të na respektojmë të tjerët jemi të vetëmit për baltosje e pra besoj se ka ardhur koha të ndryshojmë në qoftëse duam të vemi atije ku e kemi ëndër

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.