Aldo Bumçi: 3 arsye pse të majtët duhet të votojnë koalicionin e PD!

Postuar në 03 Shkurt, 2013 06:28

Aldo Bumçi, ky optimist i pandreqshëm, beson që koalicioni PD-LSI do të marrë 75 mandate në zgjedhjet që vijnë. Dhe e ka të argumentuar: “këto 8 vite kanë qenë vitet e ndryshimeve më të mëdha që ky vend ka përjetuar ndonjëherë... Kjo qeveri ka bërë të duken normale, të mirëqena, zhvillime që deri pak kohë më parë edhe për t’i ëndërruar nuk ishte e lehtë...”

Në një intervistë për Gazetën Shqiptare Bumçi beson se dhe të majtët do të votojnë PD për 3 arsye:

1. ai mendon që kjo qeverisje i ka ofruar të majtëve disa politika të majta, ai flet për një “fytyrë njerëzore të qeverisjes”, pensionet, rrogat, politikat sociale, etj...

2. prania e LSI në qeverisje, që i ka dhënë asaj një dimension gjithëpërfshirës dhe konsensual

3. sjellja politike e Edi Ramës. Sipas Bumçit, socialistët nuk mund të votojnë atë që ka 3 vjet që na bllokon hyrjen në BE!

k.c.

Comments

Submitted by L.M (not verified) on

<p>(DELETED)argumentat i ka si te ndonje femije kopshti:Jo ka dhe nje arsye tjeter qe do marrin 75 keta &quot;SE GJYSHI SRB DO BEJE KERDINE POR KESAJ RRADHE NJE M... KA PER TE MARRE&quot;</p><p>&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.