Shif njëherë, mos e korrigjon pak shënjestrën o Blendi!

Postuar në 04 Shkurt, 2013 08:26

Nacionalizëm pa sens – e titullon Blendi Fevziu një shkrim botuar sot në të përditshmen Panorama lidhur me valën e fundit të nacio-deklarimeve politike në Tiranë. Po ku e kërkon më së shumti fajin për nacionalizmin pa sens dhe përhapjen e tij, autori? Bie lehtë në sy që i gjithë shkrimi i është drejtuar dy "djemve të rinj" që i kanë shkruar autorit në profilin e tij në FB. I tall paq dhe i ironizon këta dy djemtë për paqartësi në atë që realisht duan dhe e bën këtë në dy paragrafë të gjatë e të hollësishëm, ku i përmend madje edhe me emra, me moshë, me se merren etj.

Fajësim për politikanët që u fryjnë këtyre borive? Po, është. Por vetëm në tri-katër fjali, pa emra e pa pozicione, ku duhet të fantazosh për kë dhe për çfarë flet autori. "…nacionalizëm absurd, stimuluar nga oratorë partish të vogla dhe, pa dyshim, me qëllime të spikatura elektorale" – shkruan Fevziu dhe e ka fjalën për Spahiun me sa kuptohet. "Për fatin tonë të keq, po për arsye elektorale kjo gjuhë e ashpër nisi të shfaqet edhe në përfaqësues të partive të mëdha…" - është fjalia tjetër ngjitur. Me gjasa këtu flet për Berishën, por "nacionalizmi absurd" i Spahiut, tek Berisha bëhet shpejt e shpejt "gjuhë e ashpër".

Pas këtij paragrafi të shkurtër për politikanët, u përvishet prapë atyre "dy djemve të rinj" dhe e mbyll po me ta:

"Dhe në fund, doja t’ju thosha të dy djemve të rinj që të duash vendin tënd, do të thotë të punosh që ai të jetë më i mirë; të jetë më i kamur ekonomikisht; më i lirë; më afër vendeve të tjera të zhvilluara të Europës dhe mbi të gjitha, i mbështetur në parime të forta dhe jo në paranoja që nuk prodhojnë asgjë…"

Paranoja që nuk prodhojnë asgjë? Të duash vendin tënd? Të punosh që ai të jetë më i mirë, më i kamur, më i lirë, më afër Europës?? Dhe këtë (bashkë me fajësinë për "nacionalizmin pa sens") ua kërkon këtyre "dy djemve të rinj"? Shif njëherë, mos e korrigjon pak shënjestrën o Blendi!  (a.thano)

Shkrimi i plotë:

http://www.panorama.com.al/2013/02/04/nacionalizem-pa-sens/

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Fevzua i ka rene pragut qe te degjoje dera :).  Me shume se kaq nuk mund te presesh nga Fevzua o Thano djali :)

Submitted by psikik (not verified) on

hem :) Fevzua vet e mban per ndonje shkrim gjenial. Keto jane nga ato shkrime ku subkoshienca tradheton subjektin, ne kete rast autorin. Ai e ben pa vetedije te atille kritiken: mendja e tij e varur tashme nga interesat, gjen vete mundesira qe te jape mesazhet qe ndergjegjja i thote qe duhen dhene. Por pengesat jane te forta sepse duhet te kalosh mbi Saliun dhe ndonje pasardhes te tij, pra ketu puna ngec. Autori pavetdije i bindet zgjidhjeve qe ofron subkoshienca: gjej dy fukarenj pa rrezik per situaten ku je dhe futju atyre ku te ha e ku te djeg. Kurse ata qe duhen sulmuar vertet... sheeeeet, se kemi akoma ca toka per te marre e ca dollare te tjere per te shtresezuar :). Blendi, apo  Cani etj jane produkt per tu marre shembull i nje vendi ku vlerat dhe parimet jo kane vdekur por nuk kane lindur kurre. Sepse ka patur (vendi) nje "femijeri traumatike": subjekt nen dhune te vazhdueshme :)

Submitted by f d (not verified) on

Kaposhat apo kokoshat jane 'ore me zile te kurdisura nga natyra'...

Ka dy menyra per te ndaluar kakarisjen krakavitese te kaposhave kodosha:

E para= T'u krijojme nje erresire skrop, qe te mos shohin drite e te ckurdisen.

E dyta= T'i mbyllim ne qymez me tavan sa me te ulet qe te mos ngrefosen ( po s'u ngrefen nuk kendojne)

Vetem keshtu do kuptojne se 'nuk jane ata pronaret e pulave'...

Submitted by Dori (not verified) on

Cte korrigjoje shinjestren ky diteziu. ... ky duhet te korrigjoje boshtin.   dy trashegimtareve te tij  ja u qaj hallin cfare lexojne e cfare do lexojne per te atin. Eshte nje nga njerezit me te perfolur  ndonjehere per mosintegritet . Kosto e rende per tu paguar.

Submitted by Titi (not verified) on

Fevziu kur ka treguar per keta dy te rinj, njeri ne Pressevo e tjetrin ne universitet qe as nuk e ka haberin per Greqine, ka bere mire sepse si keta jane 90% e skizofreneve ''patrinacionalist. Nebiu i Presheves nuk eshte ne gjendje me nebinjte e tjere te mbrojne nje cope betoni dhe i shkruan Blendit per ''pushke e Greqi''; mavrija qe rrezik nuk ka as kepuce per te veshur dhe kapet mbas Amerikes, Prishtine dhe Tiranes. Patrinacionalizmi faqezi nuk mund te jap asgje per kete shtet te varfer ekonomikisht dhe te brishte politikisht. Flamujt dhe bustet e Gjergjit vetem se ushqejne mendjet e naiveve me barkun bosh qe as Kreshnik faqeziu dhe as Sali shpirtziu nuk mund t'e ngopin cakenjte e protonacionalizmes allashqiptarce.

Submitted by K.R. (not verified) on

Duke lexuar shkrimin e plot kupton se gazetaria e Fevziut po shndërrohet në një gazetari facebook-u, atje ku secili shkruan ç'të dojë dhe si të dojë. Atë e shqetëson më tepër se ç'thuhet në rrjetet sociale, se sa ç'deklaron kryeministri që është zëri zyrtar i shtetit, bile edhe shkrimet në faqen facebook të kryeministrit i merr si deklarata zyrtare. Nejse, kjo është e drejtë e tij. Por problemi qëndron se ai ka fituar shumë popullaritet dhe kjo më bën të mendoj se po shndërrohemi të gjithë në njerëz facebook-u, se po gënjehemi me ç'shkruan njëri në twitter dhe si përgjigjet tjetri në facebook, duke harruar se llogarinë e vërtet ata (elita politike e rrjeteve sociale, por edhe gazetarët), me ne, duhet ta bëjnë në jetën reale. Dhe një gjë të vogël: Blendi, piktura e Spiro Xegës nuk është sipas Napoleonit por sipas oficerit të gardës imperiale.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.